Toni Blerit i është ndaluar të qëndrojë në ambasadat britanike dhe të përdorë diplomatët për punë të tij tregtare.
Gazeta britanike “The Telegraph” zbulon se Ministria e Jashtme e Britanisë ka kërkuar parandalimin e përdorimit të pa përshtatshëm dhe të shmanget perceptimi se Bler apo figura të tjera përfaqësojnë qeverinë britanike.
Ministria e Jashtme ka sqaruar se ishkryeministrat apo ishministrat mund të përdorin ambasadat vetëm nëse janë për biznes zyrtar.
Bler ka përdorur burimet qeveritare jashtë vendit si dhe u ka kërkuar informacione ambasadave në vende si Kanadaja, Shqipëria dhe Maqedonia. Ai madje ka marrë dhe dokumente qeveritare përfshirë dhe kabllograme, shkruan Panorama.
Urdhri ka ardhur pasi “The Telegraph” zbuloi se Bler ka bërë miliona paund që prej largimit si kryeministër në vitin 2007. Pasuria e tij përllogaritet 60 milionë paund.
Duhen akoma per te aritur 200 milion
Shume keq ka vepruare.
hahahahaa, ashtu eshte, keq ka vepruar, por me keq ka vepruar kryeminstri yne qe po rrenon popullin per ti paguar pagen Blerit ..
Pse ka vepruar keq!!! pa he i ben dot ti 60 mil pound me qe vepron mire!!!? te mos harrojme se nje pjes e mire e shumes se tij vjen edhe nga doganat ne AL.
Ata skane pse i marin ne ua japim vete!!!
Te rroje partia.
keta jane kolonizatoret e koheve moderne, me fejsbuk e ciu-ciu. Ndersa kryeministrat qe nderrojme ne ne krye te vendit jane thjesht guvernatore apo administratore te caktuar nga zoterinjte qe i trajtojne vende si shqiperia si backyard-in e tyre.
bravo Toni Bler !!! je I mahnitshem.