Naftë e përzjerë me bollëk

4 Janar 2016, 16:21Politika TEMA

Nga Gjergj Erebara

Në Shqipëri janë aktualisht afro 1200 pika të tregtimit me pakicë të karburanteve, por një pjesë e konsiderueshme e tyre janë kapur nga autoritetet në kushtet e tregtimit të karburanteve të përzjera, gjë që nënkupton se një pjesë e karburantit që ka përfunduar në serbatorët e makinave është kontrabandë, është me cilësi të keqe dhe dëmton njëkohësisht buxhetin e shtetit, makinat dhe mjedisin.

BIRN pyeti Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave përmes një kërkese për të drejtën e informimit se çfarë rezultati ka pasur deri tani zbatimi i koncesionit të markimit të karburanteve, një koncesion i shumëkritikuar i dhënë nga qeveria e mëparshme, i cili konsiston në hedhjen e një pigmenti identifikues të karburantit të importuar para se ai të hidhet në treg, me synimin e identifikimit në pikat fundore të tregtimit se sa prej naftës së tregtuar është e përzjerë me karburant të pamarkuar, d.m.th është kontrabandë. Aktualisht GFI markon të gjitha karburantet e importuara, por jo naftën bruto të prodhuar në vend. Disa nga tregtarët e karburantit ankohen se kostoja e markimit është tepër e lartë ndërsa GFI thotë se rezistenca ndaj markimit është rrjedhojë e problemit që i krijohet kompanive që nxjerrin një pjesë të fitimeve nga përzjerja.

Doganat thanë në përgjigjen e tyre për BIRN se këtë vit janë kryer 3492 kontrolle, nga të cilat, 133 kontrolle kanë rezultuar me naftë të përzjerë. Situata nuk është shumë e ndryshme nga viti 2014, kur për periudhën qershor-dhjetor qenë kryer 1122 kontrolle, nga të cilat, 160 raste patën rezultuar me shkelje dhe në 74 raste, pronarët e pikave të karburantit patën refuzuar të lejonin kontrollet.

Sistemi aktual i krijuar nga kontrata koncesionare e qeverisë me kompaninë Global Fluids International sanksionon që karburanti i importuar në Shqipëri të markohet para se të dalë nga territori doganor. Pas kësaj, disa grupe që përbëhen nga punonjës të GFI dhe punonjës të departamentit të Akcizave në Dogana dalin me pajisje analizuese për kontrolle te pikat e karburantit. Pajisjet analizuese raportojnë rezultatet në mënyrë automatike në Ministrinë e Financave dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, të cilat duhet të marrin masa. Sistemi duket shumë i thjeshtë dhe masat ndëshkuese të parashikuara në ligj janë të rënda. Megjithatë, sistemi nuk duket se po i jep fund tregtimit të naftës së përzjerë pavarësisht se i kushton taksapaguesve disa milionë euro në vit.

Fushatë e bujshme

Në maj të këtij viti, qeveria deklaroi se do të niste një fushatë kontrollesh të rrepa dhe ndëshkimesh kundër paligjshmërisë në fushën e tregtimit të karburanteve. Ministria e Energjisë dhe Industrisë deklaroi në atë kohë se ka hequr licencën për 23 kompani të tregtimit të karburanteve, por heqja e licencave, sipas njoftimit, u krye për “mospërmbushje të kritereve ligjore mbi kapacitetet” dhe jo për përzjerje karburantesh. Qeveria e harroi shpejt fushatën dhe vijoi të merrej më gjëra të tjera, ndërkohë që tregtimi i karburanteve të përzjera, së paku sipas rezultateve të kontrolleve për markuesin, vijon në përmasa të mëdha.

Karburant i përzjerë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi se në 293 raste është identifikuar tregtim “karburantesh të përzjera” në kontrollet e kryera nga qeshori 2014 deri në nëntor 2015, por nuk jep shpjegime se në çfarë përmasash është konstatuar përzjerja dhe se me çfarë elementësh është kryer ajo.

Zakonisht, përgjatë dekadës së fundit, lënda kryesore e përdorur për përzjerje ka qenë produkti i njohur si “nafta virgin”, e cila është benzinë e cilësisë së ulët dhe që është prodhuar si produkt që nuk plotëson standardet për t’u tregtuar. Ky lloj karburanti prodhohet nga rafineritë shqiptare të mëdha, ajo e Ballshit dhe ajo e Fierit. Rafineria e Ballshit ka ndërprerë aktivitetin që nga fillimi i vitit 2015. Megjithatë, dyshohet se në tregun e karburantit të përzjerë gjenden edhe disa rafineri të vogla të improvizuara. Një pjesë e naftës së prodhuar në vend duket se përdoret edhe si përzjerës për solarin, i cili është një produkt që zakonisht përdoret në kaldajat e mëdha apo në linjat industriale të produkteve të ndryshme si çimento apo tulla.

Doganat thonë se për të gjitha rastet e identifikuara janë kryer “veprimet ligjore që parashikohen, në varësi të shkeljes së kryer, bazuar në ligjin 61/2012 “për Akcizat në RSH”. Sipas saj, “për rastet kur kanë rezultuar me përzierje të karburanteve, është përllogaritur shuma e detyrimit fiskal të munguar dhe penaliteti përkatës.” Por doganat thonë gjithashtu se nuk janë në gjendje të japin të dhëna për shumën totale të detyrimeve fiskale të identifikuara pasi “shumë prej këtyre subjekteve janë në procese gjyqësore me Autoritetin Doganor”.

Rastet e hetimeve të mëtejshme për të gjetur burimin e naftës që përdoret për përzjerje duket se gjithashtu mungojnë. Aktualisht, prokuroria është në ndjekje të vetëm një rasti kontrabande, për tëcilin janë arrestuar një numër zyrtarësh të doganave, përfshirë ish-zëvendësdrejtoresha Lula Njebza, personi që duhej të kishte marrë masat ndëshkimore në rastet e gjetjes së karburanteve të përzjera në treg.

15 komente në “Naftë e përzjerë me bollëk”

  1. Arben says:

    Kane te drejte pikat e karburantit qe shesin nafte te perzier pasi per kete ato gjobiten ne vlere qesharake.Ky veprim eshte vjedhje ndaj konsumatorit,demtim me dashje e prones se tjetrit,dhe krim ekologjik jashtezakonisht i demshem per shendetin e te gjithe ne.Ketu ka vend per PALLEN dhe per DHALLEN,per OPOZITEN dhe per AMBIENTALISTET,te tjerat jane dokrra…..

  2. Arben says:

    Kane te drejte pikat e karburantit qe shesin nafte te perzier pasi per kete ato gjobiten ne vlere qesharake.Ky veprim eshte vjedhje ndaj konsumatorit,demtim me dashje e prones se tjetrit,dhe krim ekologjik jashtezakonisht i demshem per shendetin e te gjithe ne.Ketu ka vend per PALLEN dhe per DHALLEN,per OPOZITEN dhe per AMBIENTALISTET,te tjerat jane dokrra…..

    1. Eksperti says:

      Per informacion, gjobat jane 5-fishuar nga 3 milion ne 15 milion (te vjetra).

  3. Qemali says:

    Artikull shume konfuz kur situata eshte plotesisht e qarte qe te gjithe vjedhin. Vidhet me cilesine por dhe me sasine e karburantit, perzierjen me uje, nafte bruto te Albpterolit, virgin e gjithcka kimikatesh. Gazetaret duhet te arrijne tek rrenjet e problemit e te nxjerrin emrat e politikaneve qe sponsorizojne kete kaos ne treg, jo te shuajne kuriozitete per te paditurit apo te nxjerrin emrat e peshqve te vegjel.

    1. Profesori says:

      Te gjithe emrat e pikave te karburantit qe jane gjobitur jane te publikuara ne faqen e internetit te ISHTI http://www.ishti.gov.al/ndeshkime-administrative/

    2. Genci says:

      I dashur Qemal, po ta jap une nje emer politikani i cili merr rryshfete te rregullta prej kompanive te hidrokarbureve:

      Ai quhet Erion Braçe

      Por kjo nuk do te thote qe politikane te partise se djathte nuk jane majmur ne rryshfete pergjate kohes qe drejtonin ata.

  4. Nje shqiptar says:

    Ne radhe te pare ata qe shesin nafte te perzier jane VRASES, pasi mbeturinat e djegies se saj prodhojne sasi te medha benzeni e tymra qe jane shkaku kryesor i kancerit ne gjak ( leucemise akute) si dhe i kancerit ne mushkeri. Shkoni e numeroni vdekjet nga LEUCEMIA ne Tirane dhe ne qytetet kryesore te vendit ne keto vitet e fundit dhe do te kuptoni qe keta shites nuk jane per tu gjobitur por qe ata jane vrases dhe duhen kalbur ne burg.

  5. toni says:

    foli pak kocos ketu….me endri puken….Rama jam ….

  6. Genci says:

    Per sa kohe qeveria te mos kete vullnetin dhe deshiren per t’i cuar gjerat deri ne fund do te jete e kot nisma qe eshte marre per nxjerrjen e horrleqeve ne shesh te ketyre batakcinjve qe nuk ngopen se vjedhuri.

    Problemi eshte qe batakcinjte jane te lidhur me Hasanin dhe Hysenin dhe i sponsorizojne ata per t’i mbuluar nepermjet lidhjeve te tyre me median e shkruar dhe vizive si dhe per tu bere nje bllokade e pakalueshme ndaj sistemit gjyqsor.

    Edhe nisma qe u mor sic e citon edhe gazetari, ishte nje nizem si shume te tjera, e cila sherbeu me teper per marketing se sa per te vene perpara pergjegjesise personat pergjegjes.

    Pastaj keta i kap dogana dhe i liron sistmi gjyqsor, si shpjegohet valle?

    Jetojme ne nje vend ku rrethet mafioze i shtrijne damaret e tyre deri thelle ne shtet duke i perdorur politikanet tane si gur shahu…

    Ky vend edhe per 200 vjet te tjera, nese do te jete ne duart e shqiptareve nuk behet jo!

  7. Elius says:

    I mjeri ky popull,mire qe vidhet cdo dite nga keta abuzues por edhe mbytet me helmet qe prodhohen nga djegja e tyre.

  8. Eldar says:

    Prokuroria eshte ne ndjekje te vetem 1 rasti?!??
    Po keto 111 te tjeret,ca kane?? Jane cuna t’mire?

  9. Juri says:

    Megjithese duket disi si e pamundur,por mendoj qe Drejtoria e Pergjithshme e Doganave duhet te bashkepunoje me kompanine qe ben markimin e naftes se importuar,qe te beje te mundur edhe markimin e naftes bruto qe prodhohet ne vend,ashtu sic pretendon kompania ne fjalen Se ka rene dakort me qeverine shqiptare.kjo e fundit duke mos respektuar marreveshjen mendoj Se do te sjelle krize ne karburantet shqiptare.

  10. Genti says:

    Megjithese duket disi si e pamundur,por mendoj qe Drejtoria e Pergjithshme e Doganave duhet te bashkepunoje me kompanine qe ben markimin e naftes se importuar,qe te beje te mundur edhe markimin e naftes bruto qe prodhohet ne vend,ashtu sic pretendon kompania ne fjalen Se ka rene dakort me qeverine shqiptare.kjo e fundit duke mos respektuar marreveshjen mendoj Se do te sjelle krize ne karburantet shqiptare.

  11. Dhimitri says:

    Qeverise I mungon vullneti ose ka persona qe perfitojne prej hedhjes me treg te lloj lloj hidrokarbure alla shqiptare. Kush del I humbur ? Ne , makinat tona, xhepat tane. Te fituar ata qe nuk
    duan te kontrollohen.

  12. Goni says:

    Shume te “kendshme” keto ndeshkimet administrative te ISHTI…nje “qerasje” e vogel duhet here pas here per te justifikuar tere vitin e pikave te karburanteve.Pavaresisht shkeljeve dhe gjobave, sic duket nuk i paskeni frikesuar sa duhet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje