PD padit Veliajn: Vendimet e 30 dhjetorit, të pavlefshme. Reagon Bashkia: Opozita, agresivitet barbar

4 Janar 2016, 12:02Politika TEMA

Partia Demokratike ka vendosur të padisë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me vendimet e datës 30 dhjetor, duke i cilësuar si në shkelje me ligjin dhe të pavlefshme.

“Vendimi i Erion Veliajt për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit ‎nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore. Për të njejtën arsye, fakti që bazohen në një akt që ende nuk ka fuqi është i pavlefshëm dhe miratimi i buxhetit 2016 të Bashkisë”, tha këshilltari demokrat, Fabian Topallaj.

Edhe vendimi për dhënien me koncesion të Parkut Rinia për 35 vite për ndërtimin e një parkingu nëntokësor, për demokratët është i paligjshem, si edhe vendimi per rritjen e çmimit të biletës për transportin urban brenda qytetit.

“Vendimi i Veliajt marrë në mesnatë si një hajdut ordiner, për të rritur çmimin e biletave për qytetarët është një tjetër aferë e pastër korruptive që do të çojë në xhepat e Veliajt dhe ortakëve të tij rreth 6 milionë dollarë çdo vit. Edhe ky akt është i pavlefshëm sepse ai ka kaluar në Këshillin Bashkiak pa respektuar procedurën dhe afatet ligjore”, tha përfaqësuesi i PD.

Por, Bashkia pretendon se me buxhetin e saj për vitin 2016, është më i madhi për këtë institucion dhe synon të zgjidhë një sërë problemesh, si investimet në shkolla, shtrirjen e rrjetit të transportit urban në të gjithë qytetin, etj. Sipas Bashkisë, paketa e vitit 2016, ul taksat për biznesin e vogël si dhe për fermerët që punojnë tokën në pjesën rurale të qytetit.

“Fatkeqësisht, masat e guximshme të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës u ndeshën me agresivitetin barbar të disa këshilltarëve të opozitës, të nxitur drejtpërdrejtë nga njeriu që për 4 vjet e degradoi qytetin dhe i’u fsheh si struci çdo vendimi të rëndësishëm për qytetin.

Pasi për 4 vjet nuk i dha zgjidhje as këtij problemi, e as ndonjë gjëje tjetër sepse qytetin e drejtonte nga Hollanda, tani tërbohet e nxit një gjuhë urrejtje kur sheh se zgjidhjet ishin të mundura, por Lulzim Basha s’pati kurrë guximin t’i ndërmarrë ato.

Pastrimi i qytetit, ndriçimi e zbukurimi i tij, zgjidhja e transportit urban, çerdhet e riparuara, shkollat e reja, riparimi i rrugëve e trotuareve, janë provat e paaftësisë së tij, ndaj dhe ai i sul taborët e anti-qytetarisë kundër zhvillimit të qytetit”, thotë bashkia.

7 komente në “PD padit Veliajn: Vendimet e 30 dhjetorit, të pavlefshme. Reagon Bashkia: Opozita, agresivitet barbar”

  1. Artan says:

    Erioni, e ka bere tiranen nje qytet Europjan keto dite festash, kjo i vret syte disave qe jane mesuar te rrine ne zhul

    1. baca says:

      Eri: Jepu atyre te PD. nga nje Gilete Progride!
      Jo per ndonji gje poe te jesh i sigurte se nuk
      ju zihet Bese atyre. Te lumte Eri.
      Dole vertete Torovol!

  2. tekniku says:

    O Erion, o palaco, po pse, per kete “guxim” krenohesh? E quan vlere iniciativen per te ngritur jashte cdo logjike ekonomike taksat? Rrirja e pageses per transportin eshte e pashmangshme, dhe kete e kupton dhe bufi, por menyra si ti i administron situatat, dhe qasja qe ti dhe gjitje zogjte e Rames, keni per te gjetur “zgjidhjet” eshte jo thjeshte mediokre, por edhe djallezisht e rrezikshme per nje shoqeri.

  3. antonio says:

    Jam antar i vjeter i PS-se,por Erion Veliaj te mos mbroje veten me ca LULURINKA qe ka bere vetem per qendren e Tiranes,sidomos rreth zyres se tij!
    TErioni akoma nuk ka kuptuar se Tirana nuk fillo tek Bashkia e tij dhe mbaron tek pallati me shigjeta,por ne qytetin e Tiranes hyjne edhe Yzberishi,Sauku,Farka etj qe ai nuk i ka patur ne refene!
    Cdo qytetar e vlereson punen e Bashkise se cfare ka bere e po ben ne zonen ku ai banon e jo per SHESHIN SKENDERBEJ!!
    Ate shesh e rregulloj edhe une si pensionist,por puna eshte se cfare po ben(nje mut ka bere deri tani) ky kryetar per te hequr BALTEN,PLUHURIN,PLEHRAT dhe QENTE ne Yzberisht?
    Pse ky kryetar i PA AFTE nuk e detyron formen e transportit urban te Kashar-Yzberishit te pranoje ABONETE dhe te heqe nga qarkullimi autobuzet e vjetr 30 vjecare qe vijne era PERC???
    Dhe kulmi i te gjithave eshte vendimi nKRIMINAL i keshilltareve vte majte PER RRITJEN E CMIMIT TE BILETES SE URBANIT me 400 leke,ne nje kohe qe(me djallezi) keshilltaret e djathte ishin kundra???
    Ua futi Berisha o Erion Veliaj,ose ti ke marre nje dore te majme parash per kete nenshtrim mafiozesh!
    Ne se ti nuk ke gjetut zgjidhje tjeter,TURPI TE MBULOFTE DHE JE{ MDOREHEQJEN MENJEHERE!!

    1. leo england says:

      Waaaaaaa xhaxh pensioisti te rruka sumen…te jep urdher me dhon dorheqqje ahaaaa o plak matuf I servo taleban bin rishes

  4. sokoli says:

    Ja kete lloji opozite shkelmoi Enver Hoxha . PO ci do keta lloj sharlatansh qe duan te jetojne ne mes qelbesirave. Jane mesuar te flen me lopen..

  5. lindi says:

    Po pse mor erjon nuk ndegjon kete me nofken teknikun dhe antonion,perse i bon keton rregullime nuk e patem mir tiranen sic e la lulushi, kishe qef mor erjon parkoje ne rrug 2 mij lek ne ore ke ajdutet e lules, ato tabelat e biznesit 1×1 te varura tek dera luluka e kishte taksimin e mir 450 mij lek ne vit po pse mo erjon na i hoqe taksen. Dalin keta toca dhe flasi se ju vjen keq per popullin dhe kush hajdutet dhe kriminelat, ju lumte kur ska drejtesi i lumt bytha atij brekos qe esht bo si kastraveci i erjonit,qe mi ngre ato shalet perpjet, gishtat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje