Kreu i LZHK-së, Dash Shehi, aleat i Partisë Demokratike, thotë se nuk duhet ekzagjeruar me protestat.
Ai shprehet se protesta e 8 dhjetorit i dha një sinjal qeverisë.
Por, sipas tij, nuk ka kuptim të vazhdohet me protesta të vazhdueshme.
Sipas Shehit, përveç muskujve, duhet treguar edhe mendja.
Shehi ndërkohë, duke folur në një intervistë për gazetën Shekulli, kritikon njerëzit e zgjedhur nga Basha, që e këshillojnë atë për aksionet politike.
Z. Shehi! Disa nga aksionet e opozitës që u zhvilluan gjatë vitit 2015, i keni mbështetur dhe për disa të tjerë keni shprehur rezerva. Çfarë vlerësoni nga angazhimi politik i opozitës?
Ajo e datës 8 dhjetor qe e vlefshme dhe unë mendoj se asaj duhet t’i mbahemi. Unë jam i tezës që opozita duhet të tregojë forcën përmes protestës gjithëpopullore dhe me 8 dhjetor e tregoi. Njerëzit dolën në shesh, ishin me mijëra. Por nuk duhet ekzagjeruar me protesta të shpeshta, sepse mërziten njerëzit. Tani, përveç muskujve, duhet të tregojmë edhe mendjen, logjikën dhe frymën e aksioneve që të ndërmarrim për të ngritur besimin te shqiptarët, që, nëse këta zotërinjtë që janë qeveri po bëjnë keq, ne mund ta bëjmë mirë.
Zoti Basha ka paralajmëruar se në janar do të kemi sërish protesta. Jeni pro tyre?
Unë për vete do të preferoja që më shumë se sa protesta të bënim një program politik, i cili na ofron zgjidhje. E dyta duhet përzgjedhur një skuadër politike e ndryshme nga ajo që humbi zgjedhjet.
Pse kërkoni zoti Shehi vazhdimisht nga kreu i PD-së që të krijojë ekipin, kur dihet se zoti Basha tashmë e ka krijuar, madje dhe po e promovon?
Nëse Basha mendon që e ka krijuar ekipin atëherë të shohim rezultatet e tij. Duhet ta lançojë, ta popullarizojë këtë ekip se, në qoftëse ky ekip është një skuadër që rri në paradhomën e Bashës dhe në vetvete nuk përfaqëson asnjë vlerë, sigurisht që nuk është ndonjë ofertë e madhe për shqiptarët. Ekipi krijohet dhe testohet në terren, në ballafaqimin e ideve në përditshmërinë politike. Ka ikur koha kur hyjnë në lojë lojtarë të papërgatitur. Në këtë lloj fushe presupozohet se janë të mësuar lojtarët, nuk stërviten tani. Unë uroj që t’i zgjedhë më të mirët që të japin shpresë dhe që shqiptarët ta konsiderojnë ofertë PD-në, përndryshe po mendoj Basha që do të bëjë ndryshim në frymën e partisë po me të njëjtët personazhe na ka marrë lumi. Nga ana tjetër unë jam optimist që nëse arrijmë të krijojmë ekipin e duhur do të mund të rikuperojmë numrin e madh të votave që e majta mori përballë nesh në zgjedhjet e fundit parlamentare.
A ka ndonjë nismë të kësaj qeverie që do ta vlerësonit si të suksesshme gjatë vitit 2015?
Unë do të thoja që këtu dëshira për të vënë një formalizim të shtetit është. Qoftë në sistemin e taksave, qoftë në sistemin e energjisë dhe këto unë i konsideroj pozitive. Po shpesh mbi këta dy sektorë rëndon një lloj abuzivizmi që do të thotë që barazi në drejtësinë sociale nuk ka dhe kjo po thellon pakënaqësi. Në këtë gjurmë të madhe për formalizimin e ekonomisë për dënimin e informatorëve duhet fillohet siç thotë populli: demi kapet nga brirët. Këtu ne nuk po shohim as demin as brirët këtu shohim që shumica e shtetit merret me ca hallexhinj të vegjël. Duhet filluar të kapen abuzuesit e mëdhenj, gjë që nuk ka ndodhur. “Çmimin” e pasanikëve po e paguajnë fukarenjtë. Brenda kësaj atmosfere edhe punët e mira humbin.
po no nje got raki e ka pir dashi sot po se ka pir ta pi te qetsohet
Ketu te paradhoma e Bashes ke te drejte
Me Kapedanet qe e genjen vazhdimisht dhe cdo dite e ka te veshtire te behet i besueshem.
Dash Shehi ka pasur guximin te thote te verteten ne cdo kohe.
Nuk eshte servil i askujt.
E vlersoj mendimin e zotit Shehi.
Jam me mendimin e zotit Shehi.
O Tema, pse nuk e postoni komentin tim!!!!!!!!!
paskeni qene …….Komenti im nuk kishte as fjale fyese.
Zoteri Shehi gjithmone ka folur hapur dhe me kembe ne toke per kedo.
Mirepo disa mercenare ketu qe mendojne se iu pickohet kapedani i tyre hidhen direkt ne sulm duke e pyetur a ka pire ndonje gote.
Po truthareve dhe mercenareve te kapedaneve te ndryshem do tu thoja se po eshte e vertete qe zoteria e konsumon pijen, po a ka bere ndonje dem shtetit apo vendit tone?
Pergjigja eshte jo perkundrazi gjithmone ka qene politikani me qytetar dhe me i civilizuar qe ka Shqiperia.
Demin vendit tone ia kane bere ata kapedanet tuaj qe e trajne vendin dhe juve bashke si prone te babes apo te gjyshit.
Keshtu o truthare mercenare te shitur pse nuk pyesni kapedanet tuaj, pse ka cerek shekulli dhe akoma vendi yne nuk eshte ne gjendje te beje nje reforme pa nderhyrjen e te huajve?
Zoti Shehi ka te drejte, sinqerisht i vetmi qe reflekton per humbjen e thelle te PD dhe kerkon rekuperim real. Basha tall menderen me PD
shqiptaret mendoj une, jan kunder rrethit vicioz, qofte ku edhe me ngjyre apo laps tjeter. Kete Shehi nuk do ta kuptoje.
Nuk jam socialist, por PD me ato KRIME e ka bere do minimalisht 30 vjete te mare veten. Gjaku i Gerdecit dhe 21 Janarit nuk eshte thane ende. Deti shkumon tallaz. Rruga e kombit te le pa veshka.
Kartat e skaduara te PD- se duhet te digjen ne zjari not e se vertetes, ndryshe do te jeni opozita really te perjetshem.
KOT RRI ME ATA TI DASHI,NUK E DI SE ME SE MERESH ATY NË SH.Q.U.P,,,,!?
Futja kot,,,!
Dash Shehu eshte nje nga figurat qendrore te politikes shqptare. Morali I tij politik, eshte Briland..
ky thot “kjo qeveri po vjedh keq. po vjedhin vec per vete dhe nuk po I lejn te tjeret me vjedh,sidomos opoziten”
kurse ne I lejm te gjith me vjedh!
kjo esht ideologjija saliste.
ik ti hajn I keq te vij un se jam hajn I mir!
Dashi ka nje sinceritet ne politikberje edhe pse nganjehere I mbrohet eres ne menyren e tij dhe kjo eshte normale. Por ama ka krijuar idenditetin e vet.
E vleresoj pasi kam patur rastin te bashkepunoi drejt per drejt per ndonje rast ne lidhje me nisma ligjore ne parlament dhe kam vene re nje njeri bashkepunues, pa komplekse dhe te sincerte.
Natyrisht qe PD ja e beri deputet por kjo nuk e detyron te jete ne rrjesht per te thene vetem “si urdhero” . Kjo pasi I perket nje partie tjeter qe per mendimin tim mund e duhet te ishte me mbeshtetje me te gjere per vete faktin se e drejton nje njeri si Dashi por edhe per faktin e alternatives spikatese te kesaj partie.