Rreziku i falimentit: Ja pse sauditët kërkojnë luftë me çdo kusht

5 Janar 2016, 12:51Politika TEMA

Nga Marcello Luigi Foa

Është jashtë çdo dyshimi që përgjegjësia për tensionet mes Iranit dhe Arabisë Saudite është e këtyre të fundit.

Kur njoftohet ekzekutimi i 47 personave në një ditë, mes tyre një klerik shiit që është dënuar me vdekje pasi në moshën 19 vjeçare ka manifestuar fenë e tij, nuk ka nevojë për analiza të sofistikuara për të kuptuar se është një provokim i hapur nga Riadi zyrtar. Por cilat janë pasojat?

Nëse bëjmë një hap pas, shohim që Arabia Saudite është në krye të listës së zezë të vendeve që dhunojnë të drejtat e njeriut në mënyrat më të rënda.

Por gjithmonë ka përfituar nga një status i veçantë nga SHBA-ja dhe aleatët e saj.

Arsyen e njohim të gjithë: Është prodhuesi më i madh i naftës në botë.

Dhe kaq mjafton që Uashingtoni të mbyllë sytë për 40 vjet me radhë.

Në dy vitet e fundit tabloja ka ndryshuar. Shfrytëzimi i shell oil, me të cilin Amerika është e pasur e ka bërë më pak të rëndësishëm regjimin saudit.

Çmimet kanë nisur të ulen ndjeshëm dhe sauditët kanë reaguar në një mënyrë të habitshme.

Në vend që të ulnin prodhimin për të rritur çmimin, e kanë rritur atë me shpresën se do të falimentojnë prodhuesit amerikanë.

Një bast i humbur që në nisje që u kthye në bumerang për Arabinë Saudite që tani e sheh veten afër falimentimit.

Këtë vit ka pasur një defiçit të madh publik që mund të trondisë stabilitetin ekonomik në vend.

Një gjigand që dukej i palëkundur mund të pësojë tani fatin e Greqisë.

Por a hyn Irani në gjithë këtë çështje?

Përgjigja është po.

Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së për armët bërthamore ka bërë që të hiqet embargoja ndaj Teheranit zyrtar.

Heqja e sanksionave ndja Iranit e uli akoma më shumë çmimin e naftës duke futur në vështirësi Arabinë Saudite.

Duke parë edhe faktin se sauditët kanë shpenzuar shumë në blerje armësh, situata bëhet edhe më kritike.

Riadi po falimenton në çdo drejtim.

Lufta e nisur në Jemen kundër grupeve shiite afër Teheranit që është injoruar nga Perëndimi, nuk dha rezultatet e shpresuara.

Që kur Putin nisi të bombardojë IS në Siri, u kuptua që Assadi do të qendrojë gjatë në pushtet.

Këtu nisi të shuhet edhe ëndrra e sauditëve për të krijuar një Shtet Islamik në Siri dhe Irak, që do të bënte presion ndaj Iranit.

Rusia duket e fortë ndërsa Amerika po qendron thuajse indiferente ndaj Sirisë, duke bërë që çmimi i naftës të vazhdojë të bjerë.

Qeveria saudite nuk dallohet për aftësi strategjike dhe pavarësisht sa të pasur mund të jenë, falimenti duket afër.

Dhe ata kanë zgjedhur rrugën më të keqe për ta shmangur atë: Të provokojnë një luftë me Iranin për të rritur çmimin e naftës.

Një delir që e vendos perëndimin përballë përgjegjësieve të saj historike.

Një delir që duhet ndaluar me çfarëdo lloj çmimi! / Përgatiti Amarildo Lumani

*Autori është shkrimtar dhe gazetar italian, i diplomuar për Shkenca Poltike

6 komente në “Rreziku i falimentit: Ja pse sauditët kërkojnë luftë me çdo kusht”

    1. Ujku says:

      Ato perralla shikoi per vete shoku…dhe shko hidhu ne ere si kokpalaret bythperpjet…kokat do hani te gjith ju qe propagandoni…..civilizimi dhe kultura perendimore do mbizoteroje ne fund…shqiperia esht pjes e atij civilizimi ndersa majmunet qe nuk beheni njerez do perfundoni te ajo grope qe esht hapur posacerisht per ju….fuck isis isil daesh lesh pershesh…ku ta kesh…

  1. wtf says:

    arabia saudite kryeson panelin e keshillit te okb per te drejtat e njeriut????!!!! wtf???? megasarkazem, kjo eshte perte vene kujen!!!!

  2. ***** says:

    me kot se ja ka fut sbehet.. llogjika me e thjeshte..nqs kam lufte me dy -tre komshinj , do hap lufte edhe me njete katert? .

  3. ABC says:

    Ndersa i duhet permendur gazetarit Italian qe ne Iran demokracia dhe ligjet e te drejtave te njeriut lulezojne dhe Irani eshte nje lider ne rajon. Ligji i sharias eshte hequr dhe njerezit kane te drejte te besojne ne cilen do fe te duan. Ndersa grate po ecen pa shami kokes diet se c’fare mund te heqin etj etj. Budallalleqe me brire. Do ishte me e lehte per kete te diplomuarin ne shkencat politike ti dilte per zot Rusise drejt per drejte por te mos haroje se vendet e lindjes te mesme kane 200 vjete qe po shfrytezohen nga Europa dhe Anerika. Ndersa perpara se te nderhynin keta kishin nja 2000 vjet qe vriteshin e priteshin midis tyre.

  4. Drejt says:

    Mbyll syte ketu per 4o vjet mbyll syte atje per dicka tjeter ,pastaj mbyllim edhe veshet edhe gojen. Me mire do ishte sikur te hapim syte , veshet dhe gojen kur duhet dhe jo ne qofte se duam. Me mire me pak pasuri dhe me shume qetesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje