Grida akuzon Ramën: Iu dha turqve Skavicën pa garë dhe pa transparencë

5 Janar 2016, 14:07Politika TEMA

Partia Demokratike, nëpërmjet sekretares për Marrëdhënien me Publikun, Grida Duma, deklaroi se kryeministri Edi Rama i “ka dhënë pa garë e pa transparencë projektin më të rëndësishëm energjitik në Shqipëri, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një kompanie turke, “Suzer & Nurol Group”.

“Siç bën gjithmonë kur do të fshihet dhe është në siklet, kryeministri reagoi duke akuzuar opozitën, por sërish pa i dhënë asnjë llogari, asnjë përgjigje qytetarëve shqiptarë. Por para disa javësh, i gjendur në presion, ministri i tij Ahmetaj pohoi vetë se Skavica i është dhënë një kompanie turke. Në një emisionin, duke u gjendur keq që në Shqipëri nuk ka asnjë investitor të huaj, Ahmetaj shprehet se tashmë Skavica i është dhënë kompanisë turke. Sot, pyesim kryeministrin Rama se çfarë gare zhvilloi për projektin më të rëndësishëm energjitik të shqiptarëve? Skavica ka përfunduar si gjithë të tjerat dhe siç ne paralajmëruam pa garë e transparencë, ashtu siç Rama u ka dhënë miqve të vetë koncensionet në shëndetësi, ashtu siç jep tenderat dhe u hap traun e doganës, ashtu siç negocioi fshehtas vjedhjen e shekullit, aferën CEZ ku iu mori shqiptarëve 600 milionë euro nga xhepat dhe taksat e tyre”, theksoi Duma.

“Kjo është skema e Edi Ramës në ndarjen e parave dhe copëtimin e pasurisë të shqiptarëve. Mos u habisni kur të merrni vesh që pazari i radhës i Edi Ramës me pasuritë publike është mbyllur në Majami. Kjo skemë korruptive dhe kriminale e zhvatjes dhe vjedhjes së pasurive kombëtare është arsyeja pse sot shqiptarët janë më të varfër, më të papunë e më të pashpresë, ndërsa Edi Rama citohet në raportet e OSBE-së për pasurinë e tij prej 200 milionë euro, dhe ministrat e tij janë zgjuar milionerë brenda natës”, shtoi Duma.

7 komente në “Grida akuzon Ramën: Iu dha turqve Skavicën pa garë dhe pa transparencë”

  1. Pilo Lala says:

    Vendim shume i mire, nqse Skavicen e kane marre ta ndertojne Turqit.
    Mbase PD donte ta merrte Fazllici, apo Greket e Janullatosit.

    Turqia eshte Aleate kryesore, si dhe Italia, dhe patjeter qe eshte ne listen kryesore per Bashkpunim.

    Me gezoi ky lajm i rendesishem, sic me gezoi bashkpunimi i Veliajt me nje Kompani Italjane.

    Larg Serbeve dhe Grekerve, se te fusin thiken mbas shpine.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Jo Pilo jo.. Per ta, Bechetti kryente pune.. I “specializuar” per hapje gropash me afat kohor 10 vjecar minimumi dhe donacjone ekstravagante per “femijet” nen nevoje.. Flasin keta qe s’lane cdo rrjedhe pa dhene me koncensjon pa afat dhe ato qe kan mbaruar jane mediokre.. Sic ishin si qeverri, ashtu I kryenin dhe punet..

  2. Treviso says:

    Zonja Duma, kur hapesh shume behesh e pabesueshme, si gjithmone. Po t’ju kishe permbajtur vetem denoncimit munde te ishe bere e besueshme.

  3. TJ says:

    Po pse u Grida i shite nga dy here apartamentet dhe t’i mbylli Berisha hallet!Njerez te pa pjekur akoma,jane plehrat e Lul pederastit!

  4. orienti says:

    ..koha juaj mbaroi zonje..i kishit te tera mundesite ,por humbet sepse….,tani eshte koha per besim te shteti…le te shpresojme.
    me duket vendim serioz.bravo!

  5. emigranti says:

    mos e pyetni por dergojeni ne gjygj, nuk duam llalla duam veprime konkrete, nga ana tjeter nese ka ndodhur ky esht nje lajm ogurzi per banoret qe do te preken nga ky projekt, sepse firmat lindore nuk jane serjoze ne rrespektimin e kontratave dhe ne shume raste kan dale mafioze, per pasoje qeveria do jet e paafte te shperbleje pronaret,do krijohet nje katrahure e vertet ..

  6. delete says:

    Ku ishte kjo shkarpa kur 300 km/2 siperfaqe detare nga territori Shqiptar ju dha grekut vetem me nje firme?! Edhe nuk eshte Majami oj loce bre. Pronuncohet Majemi dhe shkruhet Miami ne anglisht. Tamam elit jeni per zotin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje