PROFILI/ Rrezatimi dhe ulja e Rezart Taçit, kolonjarit të transaksioneve më të çuditshme shqiptare

6 Janar 2016, 19:40Politika TEMA

Një 26-vjeçar nga Kolonja, u rikthye në Shqipëri në vitin 1997 nga Milano ku punonte si picajol, por menjëherë bëri bujë.

Jo thjesht se rrënjët familjare i kishte të sojshme me origjinë nga Kolonja, por se i hyri një biznesi ku o digjesh o fiton: naftës.

Rezart Taçi ishte vetëm 26 vjeç kur themeloi Taçi Oil International, por për 5 vjet arriti të ulej në tavolinë me bigët e mëdhenj të politikës dhe zyrat i kishte në pikën më të fuqishme të bllokut.

Kishte administrator këshilltarin e Fatos Nanos dhe ulej shpesh me kryeministrin e asaj kohe.

Për herë të parë, emri i Rezart Taçit do artikulohej në publik nga Sali Berisha, në një mënyrë shumë përçmuese, si një biznesmen i afërt me Nanon e që po bënte namin me kontrabandë nafte. “Një farë Taçi, Taçi….”, do psherrëtinte egër Berisha, i ndodhur përballë Sokol Ballës në Vizion Plus. Eshtë viti 2004. Ndërkohë që pak vite më pas, duke qenë në pushtet, Berisha do e mohonte haptazi që e kish përmendur ndonjëherë emrin e tij, duke i thënë gjysëm me të qeshur Alfred Pezës në Ora News, se kishte thënë Naçi e jo Taçi(!).

Viti 2005. Sali Berisha fiton zgjedhjet dhe vjen në pushtet. Bëhet kryeministër dhe menjëherë Rezart Taçi nis të kujtojë vitet kur ka qenë simpatizant i PD-së dhe punësimin e të atit në detyra të lartë në qeverisjen e djathtë.

Brenda dy vitesh, ai blen thuajse 70% të tregut me pakicë të karburanteve dhe tabela e tij e gjelbërt me parullën “Me ne vetëm fluturoni!” e shikoje nga Shkodra deri në Konispol. Ndërkohë që dhe Erseka e tij në futboll, arrin të luajë deri në Superligë.

Pas karburanteve hap dhe një shkollë që i vë emrin e shpikësit të dinamitit që më pas u bë filantropist, “Nobel”; dhe nuk kalon shumë dhe Taçi bëhet një nga dhuruesit më të mëdhenj të fondacionit që drejton gruaja e kryeministrit të atëhershëm.

Shkurt, nga armik u bë një nga njerëzit e afërt të Sali Berishës. Në fund të mandatit të parë qeverisës, Berisha i jep biznesmenit kolonjar të vetmen uzinë të përpunimit të naftës në vend, apo të ashtuquajturën kompani shtetërore, Armo.

Këtu nisin dhe lëvizjet marramendëse të 45-vjeçarit që fillon e bëhet i njohur për transaksione të çuditshme nga Azerbaxhani, nga ku erdhën paratë që u ble Armo. Para që kaluan nëpërmjet  një banke shumë të njohur me lidhje të forta politike.

Krijon marrëdhënie me Behxhet Pacollin dhe i blen televizionin Alsat, të cilin në atë kohë e drejtonte i biri i biznesmenit të ndjerë nga Kërçova, Vehbi Velia.

Pajton avokatët më të mirë dhe blen analistët më në zë. Kurse në ambiente publike kërcënon gazetarët e njohur Mero Baze dhe Andi Bushati, pasi ata e kishin akuzuar për lidhje të dyshimta me djalin e kryeministrit dhe me Damir Fazliçin.

Por nuk mbaron me kaq. Pasi shpall një projekt gjigand filantropie, bëhet aksioner i Milan-it të Berluskonit dhe sjell në Tiranë kuqezinjtë e famshëm duke rritur bujën në Itali. Pas pak, arrin të bindë të udhëtojnë drejt Tiranës as më shumë e as më pak por Galaktikët e Real Madridit me Kristiano Ronaldon që çmendi disa vajza që mbushën stadiumin “Qemal Stafa”, por që…u fikën dritat duke lemerisur kështu mbretërorët e Spanjës.

Megjithatë, Taçi thonë se pagoi 2.5 milionë euro për atë ndeshje duke ia kaluar edhe sheikëve arabë që e kërkonin Realin për miqësore luksi në vendet e tyre.

Në fund të mandatit të qeverisë Berisha, rezultoi se ishte njeriu që qëndronte prapa operacionit për të blerë kompaninë shtetërore të naftës Albpetrol, por që u anulua rrugës.

Humbja e Berishës e detyroi të niste kontaktet me qeverinë e Edi Ramës. Dhe një ish-këshilltar i tij gjendej në ekipin socialist të bashkisë Tiranë.

Nuk i eci dhe vrapoi në Itali ku bleu klubin e famshëm por tashmë të rrënuar të Parmës. Nuk qëndroi gjatë dhe u largua sërish duke e shitur, por kësaj radhe përfundimisht.

Në Tiranë nxori në ankand televizionin me gjithçka kishte, por edhe të gjitha pikat e karburanteve që menjëherë ndërruan emrat.

Një realitet tjetër kishte ndodhur në hidrokarbure. Armo tashmë është një gjigand i ngordhur dhe operatorë të tjerë kanë hyrë në treg.

Një ditë më parë, Prokuroria pikërisht për Armo-n e cilësoi zyrtarisht të pandehur për evazion fiskal, çka do ta detyrojë të flasë edhe për operacionet e mëdha me të cilat u ble uzina e Ballshit. Por a do të flasë…?! Ai tashmë nuk dihet se ku frymon.

Tesheshi.com

18 komente në “PROFILI/ Rrezatimi dhe ulja e Rezart Taçit, kolonjarit të transaksioneve më të çuditshme shqiptare”

  1. stili says:

    Të na kthehet shëndoshë,e mbase e hap edhe gojën,,,!

    1. Dëshmitari says:

      Ai është shëndosh e mirë dhe frymon NË BURGUN E GJENEVËS !

  2. stili says:

    Të na kthehet shëndoshë,e mbase e hap edhe gojën,,!

  3. Kalivaci says:

    Cfare kolonje thoni ju, ka lind ne Lushnje ne nje lagje me Rrapush Xhaferrin ky.

  4. Ana says:

    Me pak fjale! Riciklim,fshehje te ardhurash, transaksione te dyshimta nderkombetare,evazion fiskal, pastrim parash, shantazh ndaj fjales se lire?!!!!! ne kete menyre e ka formuluar akuzen prokuroria Z.MERO BAZE?

  5. Ja Fut Kot says:

    Nuk para thuhet rrezatimi dhe ulja, por shkelqimi dhe renia.

    1. Barboon says:

      ahahaaha, ke te drejte..po kristalin dhe shqipen e Saliut “folin” shqiptaret sot….

    2. skeptiku says:

      e ka vene gazetari,nga emri rezartm,fjalen rrezatim o ja fut kot

    3. skeptiku says:

      e ka vene gazetari,nga emri rezartm,fjalen rrezatim o ja fut kot.

  6. K. F says:

    Kolonja ka bij te paster dhe jo mashtruesa si ky qopeku me emrin Rezart Taci qe ka lindur ne Lushnje!

  7. Ilmi says:

    Nese skomodoheni te shkruani mbi biografine e nje personi te pakten informohuni apo s’eshte ky qellimi..? Ne radhe te pare ky “picaioli ka qene student i inxhinerise mekanike ne Shqiperi dhe nje nga grevistet e levizjes studentore. Ky “picaioli” vazhdoi studimet ne Torino dhe nderkohe qe studionte mbante veten dhe familjen duke bere kamarierin ashtu si ka bere trecereku i intelektualeve, politikaneve, ministrave, drejtore institucionesh qe kane dale jashte vendit dhe qe gjysherit apo baballaret nuk i kishin lene pasuri apo privilegje si bijte e ish komunisteve apo spiunave. Ky “”picaioli” ne cdo moment investonte mbi veten duke studiuar punuar ne menyre qe te conte perpara emrin dhe dinjitetin e prinderve te tij si kolonjare intelektuale, punetore dhe te respektuar. Ky “picaioli” patriot i flakte, i dashuruar me vendin dhe popullin e tij mezi priste te vinte dijet dhe aftesite ne sherbim te ketij vendi dhe populli. Ky “picaioli” si cdo njeri tjeter nuk mund te arrinte dicka qe zgjat ne jete nese s’do kishte aftesi dhe s’do punonte gjate dhe me intensitet. Ky “picaioli” s’do ti bente kurre keq popullit te tij dhe cdo gje e ka bere ne te miren e tij. Ky “picaioli” mbante dhe ushqente 2500 punonjes (gje qe as shteti dhe asnje biznesmen shqiptar apo i huaj ka arritur te beje ne Shqiperi) nen presionin, gjobave, dhe kercenimeve per zhvatje te prones nga te gjithe. Ky “picaioli” si cdo shqiptar, biznesmen eshte perballur dhe zhgenjyer me korrupsionin padrejtesine dhe ligesine gratuite qe vetem ne shqiptaret e kemi sidomos me ata qe kane “guximin” te jene te sukseshem. Por sic e dime ne vendin tone suksesi nuk falet, pavaresisht cfare mund te krijosh, prodhosh apo ndihmosh ne zhvillimin e vendit. Ky “picaioli” ne mes te veshtiresive arriti te investonte ne teknollogji, arriti te prodhoje per here te pare ne Shqiperi Blu Diesel. Synonte ky “picaioli” te shiste naften e vendit per te ulur cmimin e kesaj te fundit per konsumatoret. Mendonte ky “picaioli” ti sillte, kujt asnjehere nuk mendonte dhe do kishte mundesi, te shikonte nga afer idhujt e futbollit boteror pa i futur doren ne xhep askujt. Eshte perseri ky “picaioli” qe ndihmonte femijet ne nevoje (dhe s’e kam fjalen per shoqatat e permendura ne shkrimin tuaj) punonjesit e tij qe i trajtonte si familje, u rriste rrogat, i stimulonte por gjithmone pa e publikuar dhe u mburrur, i “fshehur” pas rezervimit dhe bindjes se me shume duhet te flase puna dhe qe disa gjera behen por pa i treguar kujt. Ky “picaioli” si ka kerkuar askujt asgje po kushedi pse te gjithe kerkonin cka ai kishte arritur gjithmone dhe vetem fale punes se tij. Nje “picaioli” si ky i besonin dhe mbeshtesnin biznesmene dhe politikane te huaj me ne ze. Sipas ketij shkrimi o do kete qene nje mashtrues i zoti dhe ata teper budallenj ose veshtire te shpjegohet ndryshe.
    Kjo eshte nje histori e trishte (si shume te tjera qe shohim cdo dite) te deshtimit te nje shteti dhe mentaliteti qe ne vend te mbeshtese dhe stimuloje ata qe punojne dhe s’merren me llafe, ata qe rrezikojne per te arritur dicka, ata qe enderrojne te jene pjese e ndryshimit pozitiv te ketij vendi, i pengon, i zhvat dhe i fut ne burg.
    Perpara reformave ne fusha te ndryshme ne kemi nevoje per reformim te brendshem te nje mentaliteti te kalbur dhe keqberes.
    Une si dhe shume te tjere qe e ka njohur kete Personalitet do ti sygjeronim te mos hidherohej dhe te vazhdonte misionin e tij por sidomos te krenohet me veten ashtu sic krenohemi ne per cka kemi mesuar dhe perfituar shpirterisht dhe intelektualisht nga nje njeri human, krijues dhe largpames. Do jesh gjithmone shembull per ne dhe femijet tane. Forca hero. Nuk mund ti gjuash yjet. Ata do vazhdojne te qendrojne ne qiell.

    1. asd says:

      Mund te jete sic thoni ju. Por besoj se Taci ne radhe te pare mund te kete disa aspekte te personalitetit dhe jo vetem ate qe ju pershkruani. Mundet qe me ju ( si punonjes apo bashkepunetor ) eshte sjellur mire. Te gjithe mafiozet sillen sh.mire me bashkepunetoret e tyre sepse pretendojne besnikeri. Aspekti tjeter i Tacit eshte futja ne llum, mbeshtetja ne sistemin mafiozo-korruptiv ne menyre shume aktive dhe te vetedijshme. Ne kete pike eshte e qarte qe ai eshte perdorur nga politikane te ndryshem ( qe jane treguar me dinake se ai ) per tu nxjerre geshtenjat nga zjarri, ose per ta thene troc ; per ta shtrydhur Armon plotesisht nepermjet duarve te Tacit. Pra ata e privatizuan Armon, jo sepse besonin tek privatizimi por vetem per ti marre kesaj perle kombetare “haracin e paster korruptiv” dhe tani i duhet Tacit te pergjigjet per mospagese taksash. Te gjitha keto veprime jane kryer ne kurriz te popullit dhe te pasurive kombetare. Ju e permendni zoterine ne fjale si patriot por nuk eshte i tille. Ai deshtoi dhe u ndal. Ne te kunderten po te mos deshtonte do ta kishim rreth e rrotull duke shkaterruar gjithshka qe prekte ne dem te pasurive te perbashketa. Do te ishte nje tjeter Koco Kokedhima. Natyrisht qe Taci nuk eshte fajtor i vetem, por per fat te keq politikanet mafioze shqiptare nuk do te futen ne burg asnjehere, sepse llogarite i kane bere me pare se Taci dhe Taci Oil.

    2. lekua says:

      Po lyr ylli yt ndodhet ne burg, qysh te bejme, o Ilmi? Apo e quajme astapod. Heroi Liri Berishes!

  8. bib3roni says:

    mafia italiano albanese me leket e piramidave.

  9. Mbiellja e pemes hajduterise,ushqyerja e saj nga kriminelet dhe zhdukja pa lene gjurme prej tyre.

  10. Korbi says:

    Taci duhet te dije arsyen e vrasjes se Santos.

  11. suna says:

    ka kry pune ai me biznesin.i ka bere miliardat ,tani po i rruajme trapin….shkruani …..shkruani

  12. XIO says:

    HAJT NE TE SEMES DHE NJE………………..!!!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje