Një pengmarrje është shënuar para pak minutash në qytetin e Durrësit.
4 persona të maskuar si efektivë policie kanë marrë peng shtetasin G.Çollaku.
Ata e kanë rrëmbyër Çollakun në një lokal pranë Portit të Durrësit dhe janë larguar me një mjet tip Audi.
Në vendngjarje ndodhen efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.