Dritan Hila: Pse sot jam kritik i ashpër me Ramën

7 Janar 2016, 11:02Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Kohët e fundit, sa herë që jam kritik ndaj qeverisë Rama, hapen zëra se kjo vjen për shkak të parave që marr nga Ilir Meta apo Berisha. Nuk kam ndërmend të merrem me ta. Por më duhet të flas për kë besoi si unë, që ashtu si unë, tani janë në udhëkryq, të zhgënjyer nga profetët e rremë.

E di se kjo që them do të më hedhë përsipër urrejtjen e pushtetit, ashtu siç e provova në kohën e Berishës; e di se kjo mund ti sjellë pasoja rrethit tim të afërt, ashtu siç e di që makineria e baltës që Rama ka nën urdhërat e tij do të punojë kundër meje me kapacitet të plotë, siç ka filluar të punojë. Pasi Edi Rama i ka të gjitha veset e Sali Berishës, përveçse nuk është vrasës si ai. Të paktën jo deri tani. Por nuk mund të rri pa thënë se mbreti është lakuriq; nuk duhet t’ia lejoj vetes të jem kaq i trembur nga Edi Rama, sa t’i kërkoj Donald Lu-së të më thotë emrat e të korruptuarve.

Asnjëherë nuk kam besuar në shenjtërinë e Edi Ramës apo papërlyeshmërinë e tij, por kam menduar se ka një çast, ka një moment, si ai i qënies në krye të vendit, kur njeriu i largohet lojrave të vogla. Prejardhja e tij familjare më bënte të besoja se më së fundi dikush do të mendonte si evropian dhe mos kishte babëznë e një të gjeturi në rrugë. Ky besim më bëri të pranoja edhe postin e zëvendës ministrit, duke menduar se i shtoja një vlerë qeverisjes, dhe të largohesha prej andej, për arsye parimore. Nuk kam pse përgojoj periudhën kur kam qenë pjesë e ekipit të Kodhelit, por kur kam ikur, nuk i kam premtuar besnikëri askujt, përveçse parimeve të së majtës, duke e konsideruar veten aset të saj. Me të majtë nuk kuptoj rreshtimin në arradhet e Edi Ramës, por në vazhdimësinë e trashëgimisë më të mirë, ku janë mpleksur Bernshtejni, Marksi, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Fan Noli, të majtës moderne; me ardhjen në pushtet të së majtës nuk nënkuptoj që çfarë la Taçi pa plaçkitur, t’i nxjerr fundin Kokëdhima, por një të majtë që u jep mundësi pune të gjithëve, por dhe kujt nuk ka mundësi, i gjendet pranë në ditë të keqe dhe nuk e terrorizon me gjoba, burgosje dhe prerje dritash.

Asgjë personale nuk kam në qëndrimin ndaj Edi Ramës. Është investim i tij, qenia ime anëtar i Asamblesë së PS-së, dhe më vonë si zëvendësministër. Ishte bindja ime të pranoja ofertat e tij si anëtar i asamblesë, në çastet kur PS-ja sapo kishte humbur Tiranën, dhe si zëvendësministër duke ofruar emrin tim, e vetmja pasuri që kam. Mosha, formimi, e ardhmja e vendit, më detyrojnë sot që të flas për diçka që të gjithë e shohin, por pakkush e thotë: korrupsionin me emra.

Korrupsioni i kësaj qeverie ka arritur përmasa të frikshme. Mediokriteti dhe paaftësia janë tashmë aq evidente, sa vetëm të tremburit që e shikojnë nga bregu i lumit, varkën që po i afrohet kataraktit, mund të mos e thonë. Në kushtet kur kam vendosur të qëndroj në këtë vend, nuk mund t’i lejoj vetes të mbyll sytë para realitetit. Partia e cila i kishte në programin e saj luftën kundër koncesioneve, sot po e jep pasurinë e vendit nëpër koncesione, në rrugë jo transparente. Është kriminale të japësh koncesione në shërbime për të cilën paguan paralelisht administratën publike, duke dëshmuar paaftësinë si administrator publik dhe papërgjegjshmëri ndaj parasë publike. Dhe kur shëndetin ia beson një tregtareje duhani dhe dializën një gomisterie, atëhere nuk ka vetëm paaftësi, por korrupsion, dhe kryeministri është përgjegjës dhe bashkëpunëtor. Kësaj i them: mbreti është lakuriq.

Të lesh në harresë koncesionet dhe konsorciumet që janë bërë dhe planifikohen të bëhen nga Rama dhe kaporionët e tij, ku do të përvetësohen miliona euro dhe do ta kthejnë demokracinë shqiptare në një farsë, dhe të merresh me një akuzë këtu e pesë vjet përpara për Ilir Metën, atëhere është shërbimi më i mirë që i bëhet korrupsionit të Edi Ramës dhe shërbimi më i keq që i bëhet vendit duke përdorur një kauzë tashmë të leckosur për tërbimin e publikut. Pasi arritja më e madhe e djallit, ishte pikërisht që të bënte njerëzit të flisnin për gjithçka, por jo për të. Të akuzosh kritikët e qeverisë si berishistë, pasi këtë kritikë e bën edhe Berisha, është argumenti më i pandershëm por edhe simptomë që e majta është në agoni si në 2005-ën. Pasi nëse ka njeri që bashkëpunon me Berishën, nuk janë kritikët e Ramës, por ai vetë, duke filluar që nga rrahja e shpatullave në Gërdec dhe deri tek firma e dhënë Delijorgjit për ndërtime pallatesh, ndërmjet mbi 3 mijë kërkesave për leje, të refuzuara. Firmë që me siguri nëse Berisha do të ishte në pushtet, nuk do të kishte guximin ta jepte.

Të kritikosh sot Ramën, nuk ke pse paguhesh nga Ilir Meta apo Berisha. Të kritikosh sot Ramën, nuk do të thotë se sjell Berishën në pushtet, pasi në momentin që flitet për vjedhje, pak rëndësi ka nëse është në fron Berisha apo Rama: në fron është banda. Të kritikosh, do të thotë t’i tregosh Ramës se nuk të bën dot për budalla. Të përmendësh aktet korruptive sot, është një paralajmërim për ata që i bëjnë, qofshin ideatorë apo bedelë, se gjithçka shënohet dhe nuk harrohet. Është një paralajmërim se njerëzit shpesh herë janë të pa zë, por jo përgjithmonë. Se ka edhe njerëz që çmojnë më shumë të vërtetën. Pasi e vërteta i çon drejt lirisë. E kanë thënë dy mijë vjet përpara, në Bibël.

58 komente në “Dritan Hila: Pse sot jam kritik i ashpër me Ramën”

  1. beni says:

    Hartim i mire. Por asgje te re.
    Reklamim i nje Cmire Delirante.
    pa cka se tregohesh jo si me qejfmbetje.
    Meru me Vajzen se eshte e vogel dhe ka
    mjafte nevoje per te pasur prane.
    Qofsh i lumtur me gjithe Rudinen.

    1. Socialist says:

      Mire o Dritan,po dhe ti nuk na ben dot per budalla. Shkrimin e ke populist pa asnje fakt e emer. “Korrupsioni ka kapur nivel te frikshem” po emrat o halldup,na i thuaj,mos u kap me lejet e Lulit per Delijorgjin se ketu nuk te ecen.As koncesionet mos i permend se e di mire nqs prishen,ceshtja shkon ne Strazburg,dhe shtati rrezikon me shume se firmat qe kane koncesionin. Sa per “rrahjen e shpatullave te Berishes per Gerdecin” ketu u kape mat,akuze legenash,e palacaosh,akuze Lsi-e e 2009-es. Keshtu qe mbylle gojen,inat qe ke me Ramen mbaji per vete.Nuk ka faj Cili kur thote nje tufe “intelektualesh” kane zili per Ramen,dhe e sulmojne si qener,jo per reformat,por per strehen e kryeministrise e per ngjyren e corapeve,ja fiks si ti.

      1. Gjin alpini says:

        Per ju komentues qe nga gjithsecili qe kerkon te japi kontributin e ti sic e mendonj, i kerkoni qe te behet prokuror?!!!

        1. Skypion says:

          S’besoj se eshte i preokupuar ndokush,qofte edhe nga radhet e trushpelareve,se pse njefare Dritan Hila na qenkesh kritik “i rrepte” me Ramen.
          Shqiptaret jane mesuar me te tille “disidente” politike te demokracise shqiptare.Ka shume te tille,nga e djathta dhe nga e majta.Porqe,nuk jane as te djathte,as te majte,por vetem ndoca arriviste,qe bejne gjithcka per partine kur shpresojne te perfitojne dhe po kaq kunder saj,kur e shohin se nuk po perfitojne gjesendi.
          Ky eshte edhe rasti i Dritan kritikut.
          I ngrehur ne palle nga vemendja qe i kushtojne mediat sociale – te cilat per te mbushur faqet e tyre,c’s’nuk botojne,qe nga menderet e femrave te showbiz-it,qe po na vene ne pozite te veshtire kur i hapim,sepse duket sikur po hapim ndonje faqe pornografike,e deri tek statuset mjerane te arrivisteve deshtake si Hila,Ngjela e shume te tjere te ngjashem – zotnia kujton se mileti eshte i shqetesuar per qendrimet e tij.
          Meqe arrivisti ne fjale,po na ben moralistin,qe dmth,po i kruhet,ne po ia shkruajme nja dy te verteta.
          -E para,shkarrashkruesi i mesiperm,si i punesuar ne diplomaci,ka thyer rregullen institucionale,duke u pozicionuar politikisht.Behet fjale per kohen e Sali Berishes.Zotnia ne fjale,don te na e shese kete si trimeri,qe na paksesh marre guximin ate kohe te kritikonte BErishen ne shtyp.Ceshtja eshte ndryshe.Ne thelb ndryshe.Behet fjale per mandatin e dyte te qeverise Berisha.Te gjithe e dinin ate kohe,se do te ishte edhe mandati i fundit,e kjo per arsyen e arsyeve,se ne Shqiperine tone,ne kete Shqiperi me kaq probleme me demokracine,edhe per shume kohe,nuk do te lejohet nje mandat i trete,si per te djathtet dhe per te majtet.Ata qe s’e dine,le ta mesojne.Bile edhe po e merituan,qe veshtire se mund te ndodhe.
          Arrivisti Dritan,si shume te ketille te tjere,e dinte kete,prandaj edhe qe angazhuar me shkarrashkrime ne shtypin e majte kunder qeverise Berisha.Ai e dinte se do te kishte rotacion politik,te majtet do te vinin ne pushtet,e kesisoji u pozicionua qe te mund te perfitonte nga pushteti i ardhshem.Sic e thame,nuk eshte rasti i vetem ky,ka edhe shume te tjere te ngjashem,qe kane vepruar keshtu.
          Keta jane oportunistet.Eshte nje mase e madhe,mjerisht.
          Marksi i te majteve qe ua ka bere autopsine me mire se askush tjeter,e i cili Marks i perbuzte me shume se askush tjeter – asnje filozof,mendimtar,politolog,sociolog,sado liberal dhe i djathte te kete qene ai,nuk i ka perbuzur aq shume socialistet sa c’e ka bere Marksi,duke filluar qe nga idhulli i tyre,Prudoni – thoshte se perhere,ne prag ndryshimesh ,ka nje mase njerezish,revolucionare te perhershem,qe gjenden ne balle te tyre,e qe ne fakt,nuk jane gje tjeter,vecse ca oportuniste te felliqur,qe shfrytezojne rrethanat per perfitime personale.
          -E dyta,ne e kujtojme shume mire performancen turperuese te Dritan Hiles,si zv.Minister i Brendshem.Ishte koha,kur oportunisti yne,e shikonte Ramen si kryerilindes,se ashtu ia donte puna.
          Per ata qe e kane harruar,eshte pikerisht Dritan Hila,ai qe tha ate budallallekun me “guralecat ne pisten e aeroportit te Gjadrit,qe na pengokan avionet e droges qe te uleshin”…
          Nuk e di,nese ky budallallek e mori me qafe por,mund te kete qene i fundit nder shume budallalleqe te tjera,qe e detyruan Ramen ta flakte tutje.
          Tani,i flakur nga pushteti,na ben kritikun e tij!Sikur ne nuk e dime per shume e shume te tjere para tij,qe kur kane qene ne qeveri,rrinin sus,e madje edhe i sherbenin me zell asaj,e kur flakeshin tutje,benin kritikun!Hehe!
          Nje nder arsyet se pse ka deshtuar qeverisja Rama,pervec atyre qe i themi cdo dite natyrisht,eshte edhe se e ka mbushur administraten dhe qeverine me te tille oportuniste te paafte,qe veq llapin e nuk dine te punojne.
          Shikoni se me c’megalloman provincial kemi te bejme: thote qe njerezit mendojne se eshte i paguar nga Meta apo Berisha!Ncncnccncnc!
          Askush nuk e thote kete.Nje gje te tille e thote vetem mendja mjere e zoterise,qe mendon te fitoje empati me ane te vetviktimizimit.

          1. Marko says:

            @Skypon,
            Dritan Hila ka vetvete dhe ka dhene doreheqje pra nuk eshte flakur ne rruge sic llomotit ti more letra higjenike e SHQUPIT

        2. Ty ty ty says:

          Megalloman, asgje me shume.

      2. Dielli mbi Korab says:

        Dritani e nxori koken dhe doli aty ku mendoja se nuk do te dilte.
        Doli tek Like Meta,po…tek Likja e Monikes doli dhe Tani i Rudines.
        Ne fillim te shkrimit mendova se me ne fund Dritani do na sjell fakte per korupsionin,por lexova vetem ca shembuj se ajo e duhanit dhe ai i gomisteris qe ne te vertet kan pare dhe kan marre shendetin dhe dialize me koncension.
        Tani i Rudines u ba zevendminister,por nuk na thot se si e morri shtetin Edi Rama,ate shtet ku LSI-ja e Likes se Monikes se qeverisen bashk me Berishen,e vodhen dhe e shkatrruan.
        Tani i Hiles,do me than HILACAKU ,nuk e ka se i dhimbsen shqiptaret,por i vjen keq se po i ngushtohet rrethi Like Hajdutit qe po fuqizohet pazurpsisht.
        Edi Rama po mundohet me bo shtet nga nje vend i çorjentu,dhe fillimi i te berit shtet duke patur aleat Like Korrupsionin qe po fuqizohet duke punsuar militantat e tij neper rrethe,asht shum i veshtir.
        Like Meta asht HAJDUT,dhe Berisha vrau me 21 Janar qe te mbronte Like Meten sepse keshtu mbronte dhe Zenin dhe Argiten qe kishin vjedh dhe ishin pasuru ne emer te babes Sali.
        Jo Dritan ,ty nuk te dhimbsen shqiptaret qe po vuajne reformat e domosdoshme per te funksionu shteti normalisht,ty te dhimbset Likja i Monikes.

      3. neda says:

        Dritan Hila shkruan paster,drejte,pa autocensur ,shkruan per ate qe mendon,shkruan ne menyre te kuptueshme per njerzit qe vendin e ka mberthyer korrupsioni,koncensionet etj. e si rrjedhim papunesia,varferia perdite e me keq,taksat e larta, neperkembja dhe terrorizimi i shtetit,etj.etj. Pra mendoje se po ndihmon realisht ne mbarvajtjen e puneve.Ne qofte se ndokujt i pelqen varferia se nuk se nuk di menyre tjeter jetese eshte mire te mos shkruaj fare ne opinionet qe jepen ne gazete se tregon me germa temedha se sa injorant jane.Por te ulesh ne nivelin e ketyre injoranteve te merren mend kur shikon se ku ka arritur bota.Fajin ne vendin tone nuk e ka vetem politika por ne radh te pare injoranca e njerzeve qe e perbejne kete vend qe nuk luftojne per nje jete me te mire sic bene tere popullesia e botes dhe te jene ne krahe te atij qe kritikon qeverine per te patur nje jete me te mire,por brohorasin dhe buzqeshin sundimtaret e tyre qe i shtypin e terrorizojne.Ky popull e meriton mjerimin qe jeton.

    2. popolo di tirana says:

      TE thuash te verteten ne Shqiperi, te marrin per budalla ..

    3. Palluesi i dikurshem i Zonjes R says:

      Hahaha, tani na doli se Likja paska blere edhe Hilen, dhe hilet e tjera, deri te ai KARI i gjeneralit mishngrenes.

  2. korçari says:

    Z.Hila :Mendoj se ne situaten e sotme ku ndodhet Shqiperia eshte shume e lehte te kritikosh dhe te gjesh shume te meta te cilat te cilat duhen denoncuar dhe kritikuar ,por nqs pretendon per te verteten çfare kotributi keni sjelle ju personalisht per permiresimin e demokracise dhe pse nuk luftuat per te verteten por per”Arsye parimore”dhate doreheqjen si z/minister ,nuk keni ndonje merite (Me perjashtim se jeni bashkeshorti i nje gazetareje te njohur).Zbrisni me kembe ne toke z.Hila

    1. refugjati says:

      Po, por jo vetem kaq. Ne se ky i ka te dokumentuara korupsionet qe permend,atehere perse nuk shkon e ben kallzim ne prokurori?

  3. Kreheceliku says:

    Sinqerisht kisha nje fare respekti ndaj figures se Drian Hila, jo pak here e kam ndjekur ne emisione tv me teme polotiko-ekonomike. Respekti sepse elekuenca e tije, qetesia apo rradha e te priturit per t’ju dhene fjala ne debate tv, apo dhe si ish diplomat kariere (nese nuk gabohem per kte te fundit). Pefundimisht me zhgenjeu, kjo sepse dhe “ky” si gjithe te tjeret, frymezohen dhe nxjerrin vrere gjithmone pasi “bien nga kali” VK me nje fjale ?

  4. lexuesi i temes says:

    Shkrim perfekt veç ka nje problem te vogel. Si ja lejon vehtes te citoj Biblen ky ateisti qe nuk la gje pa thene kunder bibles para nje muaji.

    1. sit .back. _and_ relaks says:

      Perderisa prifterinjte bejne seks me murgesha e me femije minorene pse mos permendi biblen nje ateist. fundja permendja e bibles per ateistet nuk eshte mekat.

  5. agim says:

    Falemnderit per shkrimin, eshte per tu vleresuar zeri i Dritan Hiles.
    Keta zera, nese do te ishin me shume, do te kontribonin, edhe me fort, per te trembur ata qe kane mprehur thikat per te ndare prene dhe njekohesisht qe populli ti mbaje hapur syte dhe per mos u bere tifoz politik ne votime

  6. zzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzz says:

    more , nuk kuptoj nje gje fare te vogel , ngelen keta njeres vetem duke bere profetesira per korrupsionin ,,,,,,
    dakort , mire bejne , le te pordhalisin sa te done , por , nje gje duhet te kuptojne ,,,,,,pa dhene emra konkrete ,kot e kane …..
    sot duhet folur me gjuhen e emrave ,,,,,,ky , ai ose ajo kane vjedhur kete , ate kaq …….
    ndryshe Z. Hila , burri i mire je , por je kthyer ne llapaqen….

    1. aliu says:

      Me emra e mbiemra per te korruptuarit askush nuk mund te flase, se kjo kerkon prova,keshtu qe mos prisni per te folur per kete teme.Sepse askush nuk ka mbajtur ditar ,askush nuk ka vrojtuar apo mbajtur procesverbale,Per te korruptuarit me emra dhe mbiemra mendoje se do flase FBI amerikane, me fakte e prova te mjaftueshme per tu perballur me ligjet.Mos u nxitoni,por nuk eshte qytetari te kritikosh gazetarin per nje problem qe ngre,dmth ty nuk te shqeteson problemi qe ngre gazetari por vete gazetari, kur bota nga shkrimet e gazetareve kane bere historira,kane mbushur sheshet,kane rrezuar qeveri sa here kane dashur etj.etj.shikoni te pakten cfare u be ne greqi me protestat, nje popullesi qytetare beson gazetarin dhe qeverine qe i rjep e shtyp perdite.

  7. Gjergji says:

    Fol more te lumte goja .Paska te tjere qe mendojne si une .Edhe pse jam socialist themelues apo qendrestar kurre se kam pelqyer Ramen .Fatkeqsi qe qeverisja eshte ne dore te tije. Une sjam fetar ,as besimtar por e kam pa me dyshim afrimin e Niko Peleshit si zv kryeminister ne nje kohe qe kjo detyre nga PS duhej ti besohej Braçes ,gje te cilen e kam propozuar ,apo rikthimi i Angjelit ,nostalgjia per Gjushin ,mua me duket se i vjen era pak ortodoksi ,por perseri qellimin qe ka ne koke Rama se di.Ka bere shkatrrimin total te PS ,nga organizate vullnetare eshte kthy ne preferenciale.Grupit te madh qe i takoj edhe une fajin na e ka Gramoz Ruçi .Po e mbyll me Gramozin qe per interesa te tije shkatrroi PS me batuten O Gramoz more Gramoz nuk e kam besu se je nje fare qe mbjellesh ne çdo are.

  8. METEH says:

    Z.Hila,mesashofim je mprehur mire kunder Rames,tamam si Saliu dhe Berishizmi.Por nuk na the asgje:-Pse ike nga detyra e zv/ministrit-Ku konkretisht ka vjedhur Rama-A mundet qe Rama ti ç’bej konçesionet e Saliut?-Kush ka vjedhur me shume ne kete vend,Saliu apo Meta te cilet nuk i ze ne goi-Sa dhe si paguhesh nga keta te dy duke bere diversion-Pse flet njelloi si PD per mbledhjen e taksave e informalitetit.Humbja e karriges te ka verbuar syt shume keq,ku ju nuk jeni i majt por nje bukshkale..!

  9. naku says:

    Z. Hila! Te kuptojme forte mire qe ti je ne hall. Sa po re nga kali zgjodhe rrugen e sharjeve. Po bene gjithecka dhe me dutim po pret te te falnderoje Sali Berisha per kontributin qe po jep. Nuk e di pse s”po e bene Berisha sepse atij ktimineli si shpeton asgje! Mos u merzit se do te perkedhel por po pret qe te rritesh dozen e sharjes.

  10. Punetori says:

    Dritan , edhe une jam nje i majte , punetor me profesion dhe po ´guxoj´te replikoj me ty mbi ate qe ti shkruan .
    Pershtypja e pare qe me krijohet ,eshte ajo , qe ti mor shoku ,me gjithe nivelin kulturor dhe intelektual qe ke , prape mbetesh stereotipi i Shqiptarit Egoist , inatci e hakmarres . Kjo eshte pershtypja ime .
    Do te te besoja kur flet per korrupsionin me´permasa te frikshme dhe evident´, n.q.s. do na e tregoje me Fakte e shifra , e jo me akuzat ´klishe´ te Shqupit!
    Inatin tend me Ramen , une e shoh mbi te gjitha , se edhe pse je me nivel si njeri , perdor tamam si ata njerezit medioker , ate faktin e rrahjes se shpatullave qe i beri Rama Berishes ne momentet e para ne rastin e Gerdecit , ne spital , ku ishin te gjethe politikanet , te shqetesuar per ate qe ndodhi .
    Ti e din shume mire qe ai ishte nje xhest solidariteti me qeverine e me kryeministrin e asaj kohe , per t´i treguar atij e popullit qe , megjithese opozitar , une mbeshtes e jam prane qeverise ne kete fatkeqesi kombetare .Ne ato oret e para te tragjedise , nuk dihej se nga erdhi shperthimi ne Gerdec. Mund te ishte gjithcka ! Nuk dihej se kush e shkaktoi ate ! Ai gjest , e nderon Ramen , se nuk e shfrytezoi per perfitim politik , sic mund te bente , dhe ka bere Berisha ! Dhe ti e di mire kete , e din mire qe Edi Rama veproi sic do te vepronte nje Njeri ne kuptimin e vertete te fjales . Megjithate ti Dritan e interpreton dhe e shtremberon me keqdashje !
    Ja pra , pse per mua ti , je i pa besueshem dhe thjesht nje inatcor primitiv ! Te rruat shkolla apo titujt qe ke ! Edhe Berisha ka shkolle te larte dhe titull Pof. Dr. , por per mua dhe jo vetem eshte krimineli me i madh i kohes sone !

  11. Turi i Palortos says:

    Do ti vleresoja shkrimet e tua z.Hila, nese do te benin me pak moral e nuk do te ishin te pergjithshem, ku emri konkret mbetet nje palo Delijorgji. Duket qe ste mungon guximi, por ja qe diku ngec. Miqesisht si patriot kam deshire te them:Mos harro dhe nje fjale te shkodranve, ruju nga vetja kur te hyn ne qef.

  12. faro says:

    Te gjitha i ke thene bukur dhe nuk ka arsye te mos besohen!
    Por!!!!!
    Sqaro vetveten duke na treguar te verteten e daljes ne aeoportin e gjadrit, diten e levizjes se droges me avione?
    Pse dole? Ke mbrojte? Pse na genjeve se aeroporti ishte i papershtatshem per tu ulur avione?

    1. Gerti says:

      Sajmen dhe Ramen mbrojti o i uruar. Nuk eshte ndonje mister i madh. Dhe ata tani e flaken tej.

  13. Romi says:

    Po ky Tipi qe kerkoi me doemos te behej zv minister te kapte noi lek dhe kur e pa qe nuk fitohej del si analist. o zot cfare ka bere ne jet ky tipi?

  14. Mondi says:

    Po ky paraziti kur do te behet personazh dhe ky aman ? ?

    1. per mondin says:

      I ziu ti. Dritani eshte dikush me goxha emer e jo si shpura juaj qe rrini e llomotitni neper blogje o koke koqe

  15. anila says:

    Cfare duhet thene me shume.A ka nevoje per shume emra.
    Lexoni parcelat e koncesioneve dhe shtoni Kokedhima mer qytetin Studenti, demek e marin gjermanet,shkaterron biznese te qindra familjeve per 20 vjet.
    Farsa eshte korrupsioni ne drejtesi,meruni me me te vegjelit sa te ndahen te gjitha parcelat dhe te gjithe te neshkruajme ne borderote e tyre.
    Pra u sollem rrotull dhe vendosem nje diktature tjeter.
    Z.Hila ju pergezoj per guximin,Respekt.

  16. G.Karagjozi says:

    Zt.Hila ben shume mire qe kritikon “Mbretin lakuriq”. Kritika e ndershme e parimore e shendosh shoqerine Shqiptare. I kritikuari RAMA nuk eshte as i majte as i djathe, Ai eshte nje Amalgame i vetekenaqur,AROGANT,dhe shume larg nivelit te Kryeministrit qe ka nevoje Shqiperija. Shpetuam nga Krimineli dhe Hajduti Berisha dhe tani biu Hajduti Rama, i cili shkollen e hajdutit e mesoi ne Bashkine e Tiranes.Shqiperia do gjenerata te ndershmerohet..Ka shume injorante te vete kenaqur(Modeli Rama), dhe eshte e qarte Miedhi me Krimba kete kulac prodhon…Te na rroje Demokracia Injorante e bashke me te edhe RAMA….

  17. ymeri says:

    Shume i qarte z.Hila.Ata qe komentojne kunder jane peselekshat e Rames qe sot kontrollon shtypin dhe rrjetat sociale.Emrat qe duan ata i dine te gjithe,i diskutojne i denoncojne dhe perballen me mbrojtjen e Rames ndaj klienteles se tij.Jetojme ne nje shtet te kapur ku pasuria publike ndahet per pjestaret e bandes ne pushtet.Shqiptaret po nuk u ngriten dhe te luftojne ndaj profeteve te rreme do ta shohin vendin e tyre si Afganistani.Shkrim shume i mire,me guxim dhe shume realist.Mos c. b…. per zagaret qe lehin,te cilet do te pi….se bashku me zotin e tyre!shume shpejt

  18. anticensurë54323 says:

    shkrim i mirë dhe në të njëjtën kohë i fortë!!
    pothuajse të gjithë komentet,deri tashti 18,janë kundër!!të gjitha shkruar o prej injorantësh o prej agjitpropit të ram palloshit të tironës!!
    injorantët janë të tillë nuk duan të mësojnë dhe gjithnjë e gjejnë ndonjë budallallëk për të vërtetuar të kundërtën e shkrimit!është një përqindje e popullsisë që është e pandreqëshme!!
    pjesa tjetër ka vetëm një qëllim!!
    përfitimin material!!për atë shkel mbi çdo gjë!!pa pikën e problemit!!
    pas rënjes së berishës kemi vetëm një përparim të vogël të shoqërisë shqiptare!!atë të kundërshtimit!nga 100% e mbështetësve të palloshit të tironës të para dy vjetësh,sot kemi vetëm një 30%she që është akoma pro tij!!të paktën këtu në blogje!!pjesa tjetër është këthyer kundër!!ndryshe nga mbështetësit e berishës,kokë shelgje që nuk hanë pyka,mbështetësit e ramës manifestojnë një kulturë ndryshe!!kultura ndryshe është ajo e thjeshta:
    -më premtove!?
    të mbështeta të zgjodha!!
    -më zhgënjeve!?
    të kritikoj!
    -më mashtrove!?
    të vihem kundër.nuk të votoj!!
    sot kemi kapërcyer pikën e dytë dhe jemi afër të tretës!!
    nga sot kemi dy ngjarje të rëndësishme përpara!
    -21 janarin,pas dy javësh!
    -zgjedhjet e reja pas 1,5 vitesh!!
    ngjarja e parë është në një pikë të tmershme për pozitën tonë të pjerdhur dhe mashtruese!!nuk është bërë asnjë veprim,të paktën për të rihapur,hetimet për vrasjen e 4 personave të pafajshëm në qëndër të tiranës!!nuk janë hetuar as egzekutorët,e përfytyroni për urdhërdhënësit!!
    nuk e di se si do të ketë fytyrë ka larpamësi që drejton shtetin shqiptar!nuk e di se si do të zgjohet atë mëngjes të 21 janarit 2016,pes vite pas vrasjes së 4 njerëzve të cilët ai vetë i kishte thirrur për tiu bashkuar kauzës së tij për dënimin e korrupsionit berishjan??ndoshta do tu thotë familiarëve se”bijt,baballarët,burrat tuaj dhanë jetën për të fituar korrupsioni ynë”?apo”korrupsioni ynë është më i fuqishëm se ai berishjan,gjaku i tyre nuk u derdh kot”??
    vështirë të parashikosh gjë!!sidoqoftë ai është i zoti dhe do ti gjejë fjalët e duhura për të mashtruar dhe këtë vit!!
    ngjarja e dytë e pritëshme janë zgjedhjet e ardhëshme legjislative!si e parashikoni që do të dalë palloshi i tironë??them palloshi i tironës se ai është partia dhe gjithçka tjetër!!do të ndahet pak muj më parë nga bllok meta dhe do ti hedhë gjithë fajin atij duke përdorur tërë të dhënnat që ka mbledhur për të dhe njerëz të tij??do të përdorë gjithnjë gogolin berishë dhe atë kukullën buzëkkuqe?apo do të bëjë atë më të keqen koalicion me berishën??
    nuk e di,por ai po investon shumë për të fituar zgjedhjet e ardhëshme!!po blen shumë bagëti!!

    përshëndetje hila dhe shkërdheuni të gjithë ju që i jeni kundërvënë!!

  19. hasi says:

    analisti me servil i te gjita koheravve

  20. A says:

    Tashme edhe EDI RAMA eshte mbreti lakuriq, se prej kohesh jane lakuriq SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA. Keto jane lakuriqet e medhenj dhe pastaj kemi lakuriqet e tjere me te vegjel.
    Sic shikohet mbas 25-se vjetesh te ashtuquajtur demokraci shikohen qarte, sakte se kush jane lakuriq.
    Pra keto jane gangsterat e shtetit dhe qeverive shqiptare qe kane bere qe te deshtojne te gjitha reformat dhe platformat pozitive ne favor te shoqerise se vertete dhe te ndershme shqiptare.
    Tani nuk mbulohet dot dielli me shoshe, kur prej ketyre politikaneve sharlatan, jemi shteti me i varfer dhe mjeruar ne Evrope dhe ne Ballkan me te ardhurat me vogla, me taksat dhe cmimet me te larta dhe me fuqine blerese dhe konsumuese me te vogel. Te tjerat jane pallavra per konsum dite prek ketyre mashtruesve ordiner. Keto jane 0,5 PERQIND e popullsise. Tung.

  21. katarakti says:

    Shkrimi ishte i paplote dhe jo i saktesuar. Pra nuk ishin vene pikat mbi “i”. Kishte pasazhe te bukura dhe te mençura, por edhe budallalliqe dhe inate koti. Si psh kur thote qe Rama i rrahu krahet Berishes ne Gerdec. Siç e thote edhe nje komentues me lart ky xhest e ngre lart Ramen dhe nuk e ul. Me pelqeu shprehja kur shkruan se perjardhja familiare e Rames krijonte besimin se ai do punonte per shtet, jo si nje i babezitur i gjendur rrugeve. Nga ana tjeter ka te drejte Hila kur thote se te japesh koncesione per pune te cilat mund t’i beje vete shteti tregon ose paaftesi te frikshme ose korrupsion te papare. Rama duhet t’i therrase mendjes dhe te ulet me kembe ne toke. Ne Shqiperi. Se boll e pame ne sedilet e avioneve te te gjitha kompanive te botes. E keqja eshte se Rama ka pervetesuar Partine Socialiste, dhe renia e tij do te thote edhe renie e PS-se!!!!

  22. ver llapa says:

    te gjithe meshkujt gjejne vet grua ketkllufin e gjeti gruaja dhe thote qe kur u martova me gruan gruaja me beri te njoftur se une isha hiçi pra ishte dhe eshte kllufi

  23. devolliu says:

    O Dele me sakte, qarte e paster per cka po ndodh se cpo flasin intelektualet si z.Dritan Hila, Dr.Perparim Kabo, Prof. Rexhep Mejdani, Ben Blushi etj etj, nuk ka. Por ju keni lindur per te qene skllever. Tung

  24. baffo says:

    Jam i detyruar ta degjoj me vemendje kur flet dhe shkruan ky DRITAN HILA se u bo nji kohe e gjate qe mezi dale jashte jam bo kaps dhe mbase me vjen ne ndihme ky me kto qe thote te pakten te dale BARKE

  25. baffo says:

    Z.HILA deri dje je mburrur me kopacin e gruas por sot te erdhi dita ta provosh peslekshin tend je vecse nje ndyresire dhe asgje me shume

  26. dervishi says:

    O ju te mjere qe shani te gazeta e Meros. Ju nuk jeni vetem dele. Ju nuk jeni vetem injorante. Ju nuk jeni vetem budallenj. Ju nuk jeni vetem te paguar me 5 lekesha. Ju nuk jeni anonime. Ju nuk jeni vetem frikacake. Ju nuk jeni vetem spurdhiake. Ju mbi te gjitha jeni impotente, qe vendosni perballe foton e Rames dhe masturboni te gazeta e Meros… e coptuat doren se gje tjeter nuk prishni dot se jeni komplet K…

    1. Punetori says:

      Ik mor rrot pederasti dhe pallohu ne bythe si dervish qe je , sepse nuk njeh forme tjeter seksi vec te shqyesh sumen e ndonjehere edhe t´i biesh me dore aty ne ate mjedisin tend mjeran !
      Or po , na del lloj lloj perversi dervishi e skypioni na bejne te zgjuarin e dheut ! Kujton ky , rrota e bythes dhe ai shkerdhata berishiane se kane mend dhe ofendojne nje blog te tere komentesish!?
      Ptuuu, ju qifsha robt´o kurvat e ndyra !

  27. enter"" says:

    Nuk po te thote se je njeri Berishisht sepse I kundervihesh Rames.

    Por sna the gje. Edhe injoranti me I madh eshte koshent per korrupsionin ne Shqiperi. Nese ke emra nxirri, ose paditi.

  28. nd-ih-ma says:

    Po Ju o Dervish,pse jeni te Tema.Flet per veten tende budalla?

  29. ylli says:

    Te pershendes per kurajon qe tregon dhe me kritikat ne adrese te qeverise nisur nga pozita parimore dhe jo meskine. Sot vlerat e verteta intelektuale tregohen ne kritikat parimore qe i behen qeverise duke perfaqesuar edhe mendimin e ne pjese te madhe te njerzve te thjeshte.

  30. I004 says:

    Te lumte goja dritan ….

  31. arben says:

    Ju qe shani Dritanin me ngjani te gjithe si gishtat ne Vrimen e Rames qe kerkoni ta qetesoni duke ja ferkuar. Kenaquni ne Vrime sa tju hedhi shurren turinjve.

  32. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Or tanuc ,po dhitemi se qeshuri me inatin tend te paepur antikorrupsion.Po ti moj lule e dlire dhe e panjollosur ,ke qene rrogetar e ketij shteti te dhjere qe ne kohen e tosit dhe per habi tani po ndjen eren e korrupsionit ne koncesione?Ku ishe deri me tani ?Te pakten mos u perpiq te dalesh hapur me qenerine anti ps.Keni filluar te ndjeni se edhe zgjedhjet e 2017 do ti fitoje e majta dhe kjo po ju terbon.

  33. plaku dhe deti says:

    ter jesh kritik ndaj kryeministrit eshte minimaliste. S’ka si te mos jesh kritik ndaj kryeministrit, se pari, sepse ai merr vendime qe ndikojne ne jeten e vendit e minimalisht ka pergjegjesi ne çdo hap, se dyti, sepse ai ne detyren ku eshte mund te beje deme kolosale qofte edhe per nje vendim te papeshuar mire. Por problemi themelor, per te cilin jam dakord me D.Hilen eshte se a eshte i majte Rama? Rama ore mik eshte shofer anglez me timon te majte, ai ka qene radikal dhe mbetet radikal snobist. Demagog i pandreqshem dhe letrar pa talentin e letrarit, Rama mbetet nje eksperiment vetjak. Herman Hess ka thene qe nje svev duhet te kaloje te 50-etat, ndryshe nga proverbi bavarez qe thote se svevi i mire duhet te kaloje te 40-rar qe te jete ne gjendje te gjykoje. Rama duhet te kaloje te 70-at ndofta, per te hequr dore nga batutat e bordures se tironcave ante’90, po ne fkat, kujt i plasi se i thote batutat apo jo, kur ne timon e majta ka njeriun qe patenten e shoferit e ka marre me timon te djathte? Atehere le ta themi hapur, na pelqen ose jo, Rama eshte nje uzurpues pushteti, politiken e perdor si mjet dhe jo si qellim, pas lere te flasim per bindje. Shyqyr qe s’e njeh mire zanatin e ekonomistit, se do ia kalonte edhe Pinoçetit me diktaturen e ekonomise te tregut. Trapat e forumeve nuk e dine qe terapia e shock eshte aplikuar per here te pare ne diktaturen e Pinoçetit, po kujt ti flasesh? Meqe Rames po i ben qejfin edhe Henri Cili perfundimisht Rama nuk eshte me njeriu i shpreses sociale, eshte thjesht Neroni qe servilet i benin qejfin per vjershat e parfumosura ndersa Roma digjej.Te fillosh te thuash qe Rama eshte me mire se Saliu eshte komike; pse, nuk eshte Rama fajtor qe ne krye kishim Saliun aq gjate dhe aq moskokeçares? Desha te them qe Hila ka shkruar shume mire, por e majta ka vdekur. E majta eshte filozofi qe te tere e duan por asnjeri nuk i sherben, sepse bazohet tek solidariteti dhe bashkpunimi human. Gjersa njeriu per njeriun eshte ujk merret vesh ne cilin sistem jetojme. Nuk ka kuriozitet se ku ndodhet Rama aktualisht, ndofta ia ka mbathur ne Patagoni per te peshkuar trofta. Qejfe – qejfe kjo dynja!

  34. SADIU says:

    ME KETE SKRIM DOLE ME LAKURIQ SE VETE MBRET. TY TE JANE PRISHUR INTERESA TE MEDHA POR JO NGA RAMA POR NGA AJO QE TI NUK DI TE PUNOSH, SE NE FAKT EDHE PER TE SHKRUAR APO PER TE ARGUMENTUAR JE SHUME I DOBET. DHE PO TA KESH VENE RE VETEM harasan TE MBESHTET SI HAJDUT I POPULLIT QE U BE SHUME I PASUR SHUME SHPEJT. NE FAKT JE I RI REFLEKTO PER VEHTEN TENDE SE VOTA RAMES NUK I HEQ DOTE ME KETO FARE TE SHKRUAJTURA.

  35. beth says:

    Te pakten ke thene shume te verteta,dhe kjo nuk eshte pak per moralin qe ekziston ne shqiperi.Por si do vije ndryshimi-kjo eshte me e rendesishmja.Sa eshte raporti i njerzve dinjitoze me te korruptuarit?Krijoni nje front dhe force te besushme per popullin.besoj populli i di keto fakte por nuk di kush nuk do vjedhe nga ata qe do vine ne pushtet.

  36. beni says:

    shyqyr qe foli njeri sagllam.///

  37. altin says:

    Nje delirant pervers KAQ !
    Ne kete shkrim e ka shpalosur sa idjot eshte !
    Merove guret dhe druret ti dhe mero qe te mban ty opinionist

  38. Ndoc Sukaj says:

    Z.Dritan Hila eshte shume i sinqerte ne ate qe shkruan dhe duket qarte se po i sherben me sa mundet interesit kombetare duke u rebeluar ndaje,,bandes,, se re rilindase qe eshte turrur si e terbuar duke grabitur me forma te sofistikuara dhe klasike pasurite kombetare per te kenaqur oreksin e klienteve partiake dhe jo partiake.Patem shpresa te medha se me ne fund do dilnim jashte lojrave korruptive dhe grabitqare lokale dhe kombetare duke i dhene fund eksperimenteve alla shqiptarce por fatkeqesisht po eksperimentohet serish si me pare gjate diktatures por ne kushte ,,moderne,,.Qeveria po e ushqen popullin e vet me propagande ,,rilindase,,me presion psikologjik me kercenime dhe ,,dajak demokratik,, duke i dhene si alternative ti bindet Qeverise ose te rrjeshtohet ne rallet e LSI-se …pasi u mbyllen edhe dyert e Gjermanise.

  39. kingu says:

    O Dritan pse hiqesh kaq i virgjer…Pyete tet moter per korupsionin se e njeh nire ajo..hajdute me damke…ti doje me shume te mbeti hatri qe su bere deputet..

  40. debatiku says:

    Po kujt i plasi te dije pse je ti kritik me Ramen? O Perendi e Madhe, shpetona nga delirantet!

  41. Jimi says:

    Ti more Dritan Hileja! Hic te mos kesh frike nga ajo qe ti e quan “makineri e baltes” e Rames. Paradoks!? Kerkon te luftosh Ramen me shprehjet autentike te tij! Qe ne fillim behesh i pabesushem. Ti e di shum mire se nese ka patur makineri te baltes kjo ka lulezuar fuqishem ne kohen e qoftlargut.
    Duket qe njeriu kur hedhe hapin e pare drejt pushtetit i hapet oreksi per pushtet te pakufijshem. Nga kjo askush nuk eshte i imunizuar. Edhe ti mund te kesh oreks te madh per pushtet te pakufizuar,por puna eshte se a je kaq i zoti per ta kapur ate? a do te jesh kaq i zoti qe ti besh mbeshtetesit e tu nje maxhorance solide qe nepermjet mekanizmave demokratike te realizosh edhe qellimin tend?
    Asgje nuk eshte e perkryer dhe absolute ne kete bote, sidomos ne kete vend, por nje gje e them me siguri dhe ti e di mire, qe Rama nder te gjithe drejtuesit politike e shteteror te ketij vendi te ketyre 25 vjeteve, eshte me pak i keq se gjitrhe te tjeret.
    Ti behu me i zoti se Rama dhe ne pa hezituar do te te mbeshtesim drejt realizimit te endres tende demokratike. Si ne c’do vend europian do te vendoset nje kontrat midis liderit dhe zgjedhesve dhe nese lideri e realizon ate ne menyren me te mire te mundeshme e te pranushme, ijepet ketij lideri edhe nje shans tjeter per tu rizgjedhur. Deri me tani Rama eshte ne gjysmen e mandatit te tij te pare, pavaresisht firove ne elektorat njerzit mendojne se eshte ende heret per ta zevendesuar ate ,jo se eshte Mesia, por sepse tek ne ende nok po duket Mesia ne horizont,dhe qe te lash edhe ate merakun tend uroj qe Mesia jesh ti!

  42. EleIa says:

    E paguan mire kete Skypionin (Mehmet Elezi) Sali Berisha.
    Apo Elezi i kthen borxhin per emrimin. qe i beri si ambasador ne Zvicer per shume vite me radhe?
    Apo per meritat si kryeredaktor i Zerit te Popullit dhe petraqi Anetar i Komitetit Qendror te PPSHse?

  43. cac elefanti says:

    mos i shani bariun tufes se ju mbyt,shoqeria shqiptare perbehet nga nje tufe stermadhe e ndare ne dy pjese e majta dhe e djathta,kushdo qe shprehet kundra cdo hjavani qe udheheq tufen perkatese eshte palo burre ,vetem dy hajvanet jane burra te mire gjithe te tjeret jane armiq te tufesss

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje