Ndërtuesi i rrugës Tiranë-Elbasan në një mal me borxhe; 12 kërkesa për sekuestro në QKR

7 Janar 2016, 09:41Politika TEMA
Ndërtuesi i rrugës Tiranë-Elbasan në një mal me borxhe;

Nga dokumentet që shoqërojnë urdhrat mësohet se kompania nuk ka mundur të kryejë pagesat për furnitorët, persona fizik dhe nënkotraktorë të ndryshëm.
Përmbaruesi Dionis Mekshaj në fillim të vitit 2015 lëshoi sekuestron e parë ndaj gjigantit grek të ndërtimeve për një borxh 43 milionë lekë të papaguar ndaj shoqërisë “Doko”.

Më vonë gjatë muajit maj të vitit të kaluar kompania përmbarimore Strati Bailiff Service ka kërkuar bllokimin e kuotave të Aktor në QKR për një detyrim të pashlyer me vlerë 877 mijë euro ndaj kompanisë së njohur të ndërtimit “Salillari”.

Në korrik të vitit 2015 zyra përmbarimore “Avdulaj Bailiff Services”, kërkoi bllokimin e aktiveve te regjistruara, deri në një urdhër të dytë, në pronësi të debitorit “Copri Aktor”, për rreth 15 fatura të papaguara ndaj kompanisë “Albania Experience” e cila njihet për aktivitet në shërbimet e Turizmit.
Po në korrik 2015 zyra përmbarimore “Justitia” , ka urdhëruar vënien e masës se sekuestros konservative ndaj Aktor për një borxh 1.3 milionë lekë ndaj kompanisë, Ariel shpk.

Më vonë gjatë muajit gusht Shoqëria Përmbarimore “3H” i është drejtuar QKR-së, ku ka urdhëruar vendosjen e sekuestros konservative dhe bllokimin e kuotave të debitorëve që rezultojnë të regjistruar në emër të “Aktor Shoqëri Anonime Teknike” për detyrime të pashlyera ndaj shoqërisë Shnaci Invest shpk.
Në muajin gusht përmbaruesi Bislim Sinaj i kërkoi në QKR, vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e COPRI – AKTOR” për një borxh 90.4 mijë USD ndaj Xhevdet Celikut.

Më vonë gjatë nëntorit Shoqëria “Shërbimi Përmbarimor AB”, kërkoi sekuestro konservative ne aksionet COPRI-AKTOR me qëllim shlyerjen e detyrimit 3.4 milionë lekësh që ka kundrejt palës kreditore “Treos-Engineering”Shpk.

Po në nëntor shoqëria përmbarimore “ Elvin Hoxha”, ka urdhëruar vendosjen e sekuestros konservative mbi te gjitha aksionet e zotëruara nga “ COPRI-AKTOR”.
Kompania greke Aktor në vitin 2012 fitoi tenderin me skonto të autostradës së re Tiranë – Elbasan. Vetëm për tunelin me gjatësi 4 kilometra, Ministria e Transporteve kishte vendosur në dispozicion 15.5 miliardë lekë, kurse “Aktor” ofroi 8.3 miliardë lekë ose 40 % më lire, për shkak të një garë të fortë ku kompanitë pjesëmarrëse ofruan vlera të ulëta për punimet nisur edhe nga kushtet e vështira që krijoi kriza e vitit 2008, ku po bëheshin gjithnjë e më pak ndërtime në Rajon.

Por pas shembjes së ndodhur në Ibë vitin e shkuar kompania pretendon shtesë punimesh që kapin vlerën e 60 milionë eurove, pohojnë burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, duke tentuar të mbulojë më këtë rast edhe një pjesë të skontos që dha në tenderin e 2012-es. Kompania kulmoi me aktivitetin e saj në vitin 2013 ku shënoi një xhiro vjetore 8 miliardë lekë. Në vitin 2012 kompani raportoi xhiro vjetore në tatime 5.5 miliardë lekë dhe më 2014 vetëm 1.67 miliardë lekë, ndërkohë që ende mbetet e papërfunduar pjesa e autostradës nga Tirana deri në hyrje të tunelit./ Monitor

6 komente në “Ndërtuesi i rrugës Tiranë-Elbasan në një mal me borxhe; 12 kërkesa për sekuestro në QKR”

  1. asd says:

    Actor ka punuar me cilesi. Tunelet kane standartet me te mira. Prokuroria duhet te zbuloje shkaqet e falimentimit. Ka mundesi qe pas ketyre ngjarjeve te fshihen emra dhe aksione korruptive.

  2. Safet Qose says:

    Keshtu do te ndodhe gjithemone kur ndertimet behen jo te studuara dhe me projekte shkencore por vetem per tu inaguruar ne sherbim te fushatave elektorale dhe veprat cfardo nisin shpejet e shpejt qe mund te harxhohet edhe trefishi e asj qe duhet kur behen pa u studjuar.Saliu u mundua te kopjonte Enverin ne kete pike por nuk ia arriti dote se kur u thosh specialisteve Enveri u thoshte mendohuni mire shkencerisht pastaj ndertoni ndryshe do te pergjigjeni para popullit ndersa Saliu u ka hapur thesin vetem ta perfundonin kur i duhej per ta inaguruar se me inagurime do te fitonte vota per te istaluar pushtetin totalitar duke lene sakate cdo veper.Dhe ja ku jemi ne gremine.

  3. perkthyesi says:

    Nuk e di se pse ka zgjatur kaq shume afati i perfundimit te kesaj vepre! Cudite shqiptare nuk kane fund!

  4. A says:

    Cdo rrugice, cdo rruge duhet te ndertohet duke ngritur perpara nje grup pune studimor me specialiste te mirfillte te te gjithave fushave qe i perkasin ndertimit te nje rruge qe nga fillimi e deri ne fund.
    Pra, perpara se te fillojne ndertimi i rruges, duhet te kemi ne dore studimin, projektin dhe koston ekzakte me (+)/(-) per rastet e paparashikuara.
    Te marrim per baze Rrugen e Kombit e cila u ndertua pa asnje studim dhe projekt dhe kosto reale. Si perfundim kjo rruge kushtoj me teper se 4(KATER) fish ndertimi i nje rruge, mbi 1’400’000’000 Evro, ku ende nuk ka mbaruar ne te gjitha zerat teknik dhe jane vjedhur edhe cdukur mbi 250’000’000 Evro nga banda e SALI BERISHES, LULEZIM BASHES. Edhe tani nga kjo qeveri e EDI RAMES kerkohet minimalisht edhe 160’000’000 Evro te tjera per investime per kete rruge. Duhet ditur se tuneli i THIRRES me zi u ndertua dhe me zi u hap nga shembja vertikale e dherave, pa patur mendim dhe studim gjeollogjik, sepse u hap me urdher partiak dhe pushteti te SALI BERISHES, sepse ky person nuk e ka problem kur jep mendime dhe urdhera kodra mbas bregut, sepse parat nuk dalin nga xhepi i tij personal dhe familjes, por nga xhepi i taksapaguesit shqiptar.
    Kurse qeveria aktuale e EDI RAMES pervec shumave marramendese qe kerkon perseri per kete rruge te pambaruar nga ana teknike, kerkon te vendose edhe takse rrugore, kur kjo rruge eshte bere me paret popullit shqiptar dhe jo me kredi bankare.
    Ne anen tjeter kemi edhe Rrugen Tirane – Elbasan, e ndertuar edhe kjo pa studim dhe pa projekt, ku shifrat e deri tanishme te shpenzimeve jane te frikshme per tu permendur. Nga mos studimi gjeologjik dhe i specialisteve te tjere per rruget kemi shembje masive dherash dhe shembje te medha te faqeve te malit. Pra, te gjitha te pastudjuara dhe hipje e zbritje nga rruga e vjeter. E vetmja gje bjen ne sy eshte tuneli i cili me sa duket eshte ndertuar me teknologji bashkekohore. Per te tjerat kjo rruge eshte skandaloze.
    Pozita e sotme e EDI RAMES, fjalet gjersa kur erdhi ne fuqi i kishte te bukura dhe simpatike, kurse tani po ndigjojme vetem brockulla dhe pallavra ne forme lloqesh. Fatkeqesisht deri tani kemi vetem politikan dhe pushtetar te deshtuar dhe gangster qe vetem vjedhjen, grabitjen dhe shperdorimin e bejne mire. Tung.

  5. ..... says:

    Merrni Firma kompetente per kete pune gjermanet austriake zviceriane dhe jo greke greket nuk dine te ngrene nje Gardh e jo te ndertojn Rruge e Tunele ne Mal eshte te vesh duart ne koke

  6. Arben says:

    E DINI ATE HISTORINE E NASRADINIT DHE GOMARIT???!!!

    KESHTU EDHE KJO PUNA E FIRMES GREKE.

    JA DHANE TENDERIN ME GJYSMEN E CMIMIT, DHE TANI PO DEL SE NUK KA BERE PUNIME CILESORE.

    NORMALE QE NUK DO TE JENE CILESORE, KOMISIONI PRANDAJ ESHTE QE TE VLERESOJE SERIOZITETIN E OFERTAVE.

    KUR DEL NJE KOSTO PARASHIKIMI PER NJE INVESTIM, AJO NUK DEL KOT, ESHTE BERE NJE STUDIM PER TE.

    NUK KA BYTHE TE RRIJE QE TE DALE DIKUSH E TE THOJE UNE E BEJ ME GJYSEM CMIMI, JO PER GJE POR GENJEN DHE DO TE BEJE PUNIME SHKEL E SHKO.

    A KA PERGJEGJES PER KETE RAST????!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje