PD: Gaz Çollakun e vrau Saimir Tahiri

7 Janar 2016, 13:10Politika TEMA

Partia Demokratike iu është rikthyer akuzave ndaj ministrit Saimir Tahiri.

Enkelejd Alibeaj thotë se Tahiri është përgjegjës për vrasjen e Gazmend Çollakut.

“Ekzekutimi mafioz mbrëmë në Durrës nuk është vetëm tregues i përkeqësimit të rendit në shkallën më të lartë, por më e renda është përfshirja e drejtpërdrejtë e një pjese të strukturave të Policisë.

Viktima Çollaku, ishte nga të ndaluarit e parë dhe i dyshuari kryesor për vrasjen që ndodhi në Durrës në mes të qytetit, në fund të dhjetorit, ku u ekzekutua Ervin Kodra dhe miku i tij.

Policia jo vetëm e shoqëroi viktimën e mbrëmshme për vrasjen e Kodrës, por po e mbante gjithë kohës nën vëzhgim.

Megjithëse ishte nën mbikqyrjen e policisë, megjithëse policia kishte informacion për përfshirjen e mundshme të Çollakut në vrasjen e dyfishtë të dhjetorit, sërish 4 vetë të armatosur e të veshur me uniformë policie e rrëmbejnë në mes të qytetit viktimën, e lidhin dhe e ekzekutojnë, duke larë hesapet e tyre.

Këto lloj rrëmbimesh dhe ekzekutimesh, si në rastin e Stafukës në Fushë-krujë, kanë firmën e kokave të krimit në vend, kanë firmën dhe vulën e miqve të Saimir Tahirit.

Lehtësia me të cilën bandat rrëmbejnë e vrasin, vjen nga lidhja e tyre e drejtpërdrejtë me Ministrin e Brendshëm.

Nuk mund të ketë lehtësi më të madhe për krimin dhe mafian, se sa një ministër i brendshëm që bën ndërmjetësin e vrasësve me pagesë, që dërgon oficerë në shërbim të shullazëve, që vë makinën e tij personale në dispozicion të trafikantëve, që djeg provat e drogës, që fsheh kërkesën e interpolit, që shfajësohet para baronëve të narkotikut se dëmin nuk ua bën kurrë ai.

Ky është Saimir Tahiri, i cili ka firmën e vulën pas këtij ekzekutimi, pas këtyre vrasjeve, pas trafikut të drogës dhe inkriminimit të policisë.

Partia Demokratike i bën thirrje trupës së ndershme të policisë, burrave dhe grave në uniformë, të bëjnë maksimumin e tyre e të punojnë me përkushtim, sepse koha e çlirimit nga ky ministër i lidhur me krimin nuk do të jetë e largët,” tha Alibeaj.

25 komente në “PD: Gaz Çollakun e vrau Saimir Tahiri”

  1. astrit says:

    Dy deshtaket spektakolare ne bashkite e Durresit dhe te Fierit, Grifsha Duma dhe Mulla Alibeu, kane zaptuar podiumin e SHQUP-it duke bere rrolin e tellallit genjeshtar.

    1. Edkari says:

      Nuk ka ndryshim te madh krimineli polic apo polici kriminel.

  2. Realisht says:

    Realisht kjo Qeveri duhet te bjere sa s’eshte vrare i tere populli u mjere.Mafiozet e kane trimeruar krimin dhe s’dine te ndalet.Kjo nuk ka ngjare ne historine shqiptare,vrasje te perditshme,kurse te gjatit bejne pushime luksoze ne mes te dimerit.No coment!

    1. tan tirona says:

      Ju.z thsilaer keni shume te drejte eshte mese e vertete kjo u duk qatte edhe nga statistikat e fund vitit qe dha policia e shtetit.te ka ra ky hall nuk ke ca me bo duhet me duru na 15 vjet

    2. Ilia says:

      Dakort, por ke te vendosim? Keto qe ikin moooo? Obobobo vec ato qe iken mos i pafshim me

    3. Spartaku says:

      Kjo qeveri duhet te jetoi sa me gjate,se kjo po u vjen hakut krimineleve.Ata maskarenjet e PD-ke nuk len gje pa shpifur e pa zmadhuar.Vriten kriminelet mes vedi,dha na e paska fajin Ministri TAHIRI. Se çfare llogjike eshte kjo nuk merret vesh.Ata vriten per esapet e tyre,keta thon pordhe me rigon.Mortja qe nuk u hengri me pare keta te pabese, te pd-ke.Bastardet.

  3. Sokoli says:

    Ne rastese ka prokurori ,ku Allajbeu iPD me kete akuze qe i bene ministrit Tahiri, dhut te thirret urgjentisht e te vihet para pergjegjesise se nga i ka keto te dhena e te perballet me drejtesine. Boll na merzitet me keto thenie .Tamam korr -korr e mos lidh . Njerez te ndyre. E thoni pse populli po kerkon Enver Hoxhen!? Po kishte shtet more qurrasha ,more kalamanje qe ende beni shurren ne breke ,bashke me ate plakun Sali Berishe.

    1. perkthyesi says:

      Jeni plotesisht i sakte Sokol!

    2. Artemisa says:

      Po ku ishte prokuroria kur “mushkonjat” dolen me te vertete avione, kur “disa guralece” pengonin avionet ne Gjader, kur Cekeve j’u faleshin 600 milone dollare, kur Doganat dhe Tatimet vetem VJEDHIN me te dy duart,kur Beqja ben namin qindramilionesh ne kurriz te te gjithe shqiptareve, kur…….. plot e plot te tilla.
      Ti dhe Mavia yt ( bashke me Meron sigurisht) kur thuheshin keto gjera qeshnit me lot dhe perpiqeshit t’a kthenit c’do gje ne estrade.
      Te gjitha dolen ( me tejkalim parashikimi bile), atehere PERSE te duket cudi qe edhe kjo e tanishmja te jete e vertete ?
      Nga kjo klike dhe bande qeverisese cfare s’mund te presesh.
      POR sa me gjate te presim aq me shume kosto do te paguajme, dhe nese vonohemi atehere demi i bere do te jete i pariparueshem.
      Mos u merr me llogje komentimi prej militanti te verber dhe trushpelare por MENDO dhe REFLEKTO pasi eshte e ARDHMJA e te gjitheve ne, pavaresisht pelqimit partiak qe mund te kemi.

    3. trendafili rroz says:

      fshati digjet kurva krihet

  4. gjithashtu malok says:

    po ky alibeaj, ka filluar ti beje rreklame Punes se tahirit. po te ishte keshtu si thote ky palla qe tahiri do vrasi te tere vrasesit, ateher ta mbajme tahirin, Minister tere jeten. po une se besoj qe tahua te jete kaq i zoti. une besoj me teper qe drogaxhinjte vriten me njeri tjetrin dhe policia e pazonja per te bere dicka vetem veshtron, dhe mban bilancet. fatkeqsisht ne pd jane mbledhur nje tufe e ekzagjeruar idiotesh qe thone vetem marrezira dhe se kuptojne qe thone te kunderten e asja qe duhet te thone.

  5. Eduard says:

    Hajde akuza hajde,po si nuk ju vjen turp o parti LLUMI,ncnncncnc.

  6. Dajti says:

    Akuze konkrete me emer dhe veper kriminale konkrete.Besoj se Alibeaj duhet ti mbroje ne gjygj keto deklarime, sigurisht pasi te paditet nga ministri Saimir Tahiri. Dhe per hire te faktit duhet paditur.Perndryshe shpif shpif se dicka do mbetet do te beje efekt negativ tek shume njerez, pa arsimimin e duhur dhe qe fatkeqsisht po shtohen vazhdimisht

  7. roni says:

    hajde analize prej Cari po cfarecari me K te madhe dhe te salduar ne shtyllen e tij kurrizore.

    Pse se rruajti policia pse u rrembye kur mbahej ne vezhgim etj etj pacavure nga keto.

    Ore kaqol kjo esjte lufte bandash kriminale dhe shko lexo se cfare bejne kriminelet kudo ne bote,,, ata su ha palla te marrin prej veshi deri kryeminister vendi apo ministra si ne rastin e mafies italiane qe e vari ate tek nje ure, etj etj raste kudo ne bote, dhe ti o lyf thua se si nuk e mbrojti saimiri e terce e verci,

    Me keto lloj pacavuresh edhe per 10000000 vjet nuk hypni ne pushteto u kaqol.

  8. robert says:

    Per mendimin tim eshte me mire kure keta tipa kriminele vrasin njeri-tjetrin (qerohen disa bajga) se dihet qe keta kriminele ne burg nuk i fut njeri se keta kane lekun dhe 6-mujorshit e Saliut mbushin xhepat me paret e ketyre …..

    1. LORA says:

      EKZAKT,robert.

  9. Gorriii... . says:

    Pa u zgjatur shume te rijte shqiptare radhiten njesha ne rajon(Ballan, Europe) per trafik droge,prostitucion, arme, vjedhje,grabitje etj-etj,jane krijuar banda mafjozesh qe hane koken e njeri-tjetri per kontrollin,ndarijen e fitimeve etj.
    Akuza te tilla ndermjet Pozites dhe Opoozites ndihmojne krimin è organizuar edhe me shume,shkurte politike e njeniveli shume te ulet sidomos ajo e Opozites.
    Mjere ato nena qe gjate vieve Demokraci? djemte e tyre mbetet
    ti kujtojne me nje tufe lule pasi vrasje, krime te tilla do kemi edhe ne te ardhmen pasi ligji i krimit eshte: me vrave,
    do te vrase.

  10. katarakti says:

    Sa mire do te ishte sikur ky lajm te ishte i vertete. Por ne gojen e PD-se edhe librat e shenjte tingellojne fallco. Ne rast se policia e shtetit ka vrare kete banditin qe thuhet se merrej me droge, ky eshte nje lajm per tu brohoritur. Kjo do te thote qe ka filluar te vihet ne zbatim antikrimi, menyra me e mire per te vendosur rendin dhe qetesine per qytetaret e ketij vendi. Une e kuptoj shqetesimin e PD-se. Bandat dhe mafiozet kane qene skalioni i saj sulmues qe ne vitin 1992 kur filloi hajdarizimi i PD-se. Me kujtohet se sa here qe kishte zgjedhje ne Shqiperi kriminelet liroheshin nga burgjet! Kushdo mund te beje vete nje anketim te vogel. Me ke jane politikisht vrasesit, banditet, kriminelet e çdo lloji ne Shqiperi? Pergjigja do te jete e thjeshte. 99 per qind e llumit te shoqerise shqiptare jane mbeshtetes te zjarrte te PD-se…. Prandaj edhe PD-ja shqetesohet kur ndonjeri nga klani i saj eliminohet…

  11. l'ala says:

    Tahiri pse duhet ta vriste? Për lek apo kish gruan e bukur.

  12. england says:

    Partia e Saliut i ka vene vetes vetem nje detyre se si te shpike,apo sajoje ndonje gje qe nuk perben lajm!dhe te ja shperndaje gazetave si kryelajm.
    Mashtruesit dhe genjeshtaret me me fame ne bote jane mbledhur ne zyrat e SHQUP-it,me kryemashtruesin plak te rrjedhur.Saliu sheh endrrat e nates dhe i tregon si te verteta gjate dites,ndersa te tjeret qe i mbajne ere potureve te plakut thjesht mundohen qe me ndonje genjeshter,apo shpifje mund ti hyne ne zemer njeriut monster qe ndonjehere ka pasur ai vend!Sa me shpejt o zot ta marresh prane kete plak te ndyre,aq me shpejt edhe njerzit do jetojne ne paqe ne ate vend,se me sa duket kjo pozite nuk ka kellqe ta rrase brenda atje ku i takon te jete.

  13. Gjergji says:

    Po si thote policia apo gazetari e rrembyen 4 persona te veshur si police! Keto persona mund te ishin me te vertete police.

    Me ka rastisur vete para disa vitesh (kur PD ishte akoma ne pushtet) qe tek rruga Siri Kodra per nje gervishtje te vogel makine doli shoferi i njeres nga makinat dhe e rrahi shoferin e makines tjeter per vdekje. Per me teper i vendosi pistoleten ne koke dhe e kanosi edhe me vdekje.

    Per fat ne ate moment erdhi furgoni i policise dhe e kapen kete te fortin dhe ky filloi te dridhej si lepur dhe iu nxori policeve dokumentin e shikut. Dhe kulmi ishte kur policet e lejuan te iknin pa e arrestuar!

    Ai plehre duhet te shkonte me vite te tera ne burg per plagosje me dashje dhe kanosje per jeten!

    Dmth ne nje shtet si shqiperia keto vrasje i bejne njerez me pushtet qe e dine shume mire qe nuk iu hyn ferre ne kembe! Edhe keta tipat mund te kene qene shume mire polica dhe jo thjesht te veshur!

  14. ILIRET says:

    E vrau Tahiri? I lumte pushka po e pati vrare Tahiri. Kehtu ti zhduke te gjithe kriminelet, sepse gjykata i fal.

  15. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    “Dekumentat dhe faktet” paraqiti ne gjykate,ne media,sherbejne per leter hgjenike !

  16. naku says:

    Per 23 vjet PD me Saliun instaluan krimin,hajduterin,prostitucionin e shume vese te keqia tek shqipraret dhe sot u bien daulleve si tellallet e ketyre fatkeqesive. Neveri,neveri dhe vetem neveri per tipz si ky Aibeja e co.

  17. Lana says:

    Ky nipi eshte bere me i peshtire se gjyshi i tij kolaboracionist, qe vrau keshilletaret e Hekalit. Keta jane fare e ndyre, qe fundin e tyre e kane ne koshin e plehrave te historise. Me plehra te tille eshte e mbushur PD-ja ndaj dihet dhe fundi i saj, le te lehin se kurr skane per te ardhur ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje