Reforma në drejtësi, ekspertët synojnë të përfundojnë brenda 12 janarit

9 Janar 2016, 20:05Politika TEMA

Ekspertët e nivelit të lartë dhe ata të Partisë Demokratike për reformën në drejtësi kanë 4 orë e gjysmë që po diskutojnë në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.

Nga të dhënat e fundit është rënë dakord për metodologjinë sesi do të arrihet drafti i përbashkët dhe metodologjia është fokusimi tek gjetja e tematikave që i ndajnë palët, që kanë të bëjnë me formimin e institucioneve të reja që i përkasin drejtësisë e që zgjidhen nga mazhoranca.

Bëhet fjalë gjithashtu për shtyllat e drejtësisë dhe palët nuk bien dakord. Kapitulli më i debatuar është ai i prokurorisë dhe palët nuk bien dakord për mënyrat sesi duhet të veprojë prokuroria që të jetë më efiçente kundër krimit dhe korrupsionit.

Mësohet se ka një propozim që në fund të ditës së sotme, nesër palët të fillojnë me ide konkrete. Ndërkohë, PD ka edhe disa formulime të tjera për çështjet që ndajnë palët dhe po ashtu ekspertët e tjerë.

Nesër do të kuptohet nëse do ketë vullnet për kompromis, sepse deri tani nuk ka një produkt. E diela do të jetë një ditë e gjatë për ekspertët, pasi palët besojnë se çështja duhet të mbyllet sa më shpejt. Në lojë janë 58 nene të Kushtetutës që do të ndryshohen.

Nëse nuk do të ketë marrëveshje, komisionit do t’i çohet një draft me më shumë se një propozim. Komisioni do të vendosë pastaj se kë draft do t’i çojë Komisionit të Venecias.

Gjithçka pritet të mbarojë brenda datës 12 janar, datë kjo e zgjedhur pasi në Tiranë pritet të vijnë ekspertë të Venecias për të parë draftin.

Burime zyrtare nga Tirana por edhe Berlini bëjnë të ditur se reforma ka lidhje me marrjen e një pohimi nga KiE që Shqipëria të marrë hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Këshilli mblidhet më 18 mars dhe deri atëherë nga KE apo një vend anëtar, si Gjermania me të cilën Shqipëria po lobon, mund t’i thotë Këshillit se Shqipëria është gati pasi ka miratuar reformën në drejtësi.

Bëhet fjalë për një ngjarje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, por gjithçka mbetet për t’u konfirmuar./ TCH

5 komente në “Reforma në drejtësi, ekspertët synojnë të përfundojnë brenda 12 janarit”

  1. toni says:

    Fakti qe Shqiperia ka probleme me rendin ligjin dhe eshte nje nder vendet me te varfera ne europe eshte se ne shqiperi nuk eshte lene qe te funksionoje shteti. Dhe personi ose partia qe nuk ka lene shtetin qe te funksionoje eshte partia demokratike dhe kryetari i saj qe i ka futur futur duart dhe nuk ka lene organet ligj zbatuese te veprojne sic ishte rasti i 21 janar e shume e shume raste te tjera te panumerta dhe ka bere si ka dashur me ligjet e shqiperise dhe me shqipetaret. Si ne opozite dhe ne pozite kjo parti dhe kryetari i saj duke shfrytezuar manovrat politike e kane demtuar rende shtetin ne shqiperi qe pas vitit 1990, dhe po tenton dhe ne heren e fundit me reformen per drejtesi qe ta zabotoje dhe ta ktheje kete reforme me interesa jetesore per Shqiperine ne interesin e tyre. Mazhoranca te zbatoje vullnetin e popullit shqipetar qe e ka votuar dhe te bejne reformen ne drejtesi dhe te forcojne politikat penale( qe jane ne dore te Gjykates dhe te Prokurorise) se krimi po ben ligjin ne shqiperi.

  2. Rambo says:

    Perpara keshtu e, nese nuk shkon mbare, drejt e ne REFERENDUM. Vetem ai eshte ilaçi ne kete terexhe ku jemi katandisur.

  3. Tomorri says:

    Nuk kam besim se do qullosni ndonje gje.Edhe ata te tjeret qe do vine do marrin para. DSuhet ndryshuar Kodi Penal, Kodi Procedures etj. Te mos kete nene qe denojne nga 2 vjet ne dhjete vjete dhe gjyqtari ka hapsire te bej korrupsion. Te kete masa disiplinore per gjyqtarin kur i prishen disa vendime nga gjykata me e larte etj.

  4. lisi says:

    ata qe shkateruan drejtesine do na e regullojne tashme ate?!
    hahahahahahah….

  5. nendetesja 104 says:

    Ekspertet e leshit: Aurela Anastasi, turpi i akademikeve shqiptare. E paafte totalisht …
    te tjeret e ndjekin nga pas …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje