PD justifikohet pas braktisjes së tryezës së ekspertëve: Mazhoranca nuk reflektoi

10 Janar 2016, 17:00Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate pas largimit të ekspertëve të saj nga takimi për reformën në drejtësi.

Sipas opozitës, pavarësisht asaj që u ra dakord një ditë më parë, pa asnjë argument ekspertët nga mazhoranca refuzuan ta analizonin propozimin e tyre.

“Edhe pse dje (e shtunë) në mbrëmje u ra dakord parimisht për të reflektuar rekomandimin nr. 55 të Komisionit të Venecias dhe që propozimi i ekspertëve të Partisë Demokratike do të shqyrtohej me kujdes, sot (e diel) që në fillim të mbledhjes, pa asnjë argument, ekspertët e caktuar nga mazhoranca refuzuan ta analizonin këtë propozim, duke treguar vendosmërinë e tyre për të mos marrë në vlerësim asnjë alternativë që siguron moskapjen politike të sistemit të drejtesisë, pavaresisht qendrimit të prerë të mbajtur nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje”, thuhet në deklaratë.

Pikërisht kjo, sipas PD-së, ishte edhe arsyeja e largimit të ekspertëve të saj nga tryeza e reformës. Sipas opozitës, kjo mbledhje nuk ofronte asnjë mundësi për zgjidhje të përbashkëta.

4 komente në “PD justifikohet pas braktisjes së tryezës së ekspertëve: Mazhoranca nuk reflektoi”

  1. Shkodrani says:

    A E KENI ME GJITH MEND SE PD-ja DON ME BA RREFORM NE DREJTESI POR JU KENI LUJT MENDSH ATA 13 vjet ( 5+8) KUR QEVERISEN SHKARUN GJTHCKA QE KA LIDHJE ME LIGJET DHE VUREN NJEREZIT E TYNE BASHK ME ILIR METEN KTA KRIMINELA DOJN ME GJYKU VETEN E VET HAHAHAHAHAHAHAHA

  2. fteri says:

    PARTI QENESH QE NUK E DUAN DREJTESINE!!!!!!

  3. E verteta says:

    Edhe po te qe se mazhoranca do plotesonte 93 vota, perseri opozita do ta kundershtonte. Dhe kush?. Berisha qe vendosi presidentin me 71 vota , apo shkarkonte kater kryeprokurore te pergjitheshem po me kaq vota. Eshte ne genin e ish liderit te kesaj opozite, qe te veproje ndryshe nga cthot e vendos dy ore me pare. Kujtoni Vranickin se choqi me kete te papergjegjeshem.

  4. kuq e zi says:

    une propozoj te vrasim prap azem hajdarin dhe te rrezojme qeverine me kundertank se rruge tjeter me i shpetu reformes nuk ka
    z.lu e tha do kete shume nga ata qe do e sulmojne kete reforme me te egrit do jene ata qe rrezikojne drejtperdrejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje