Per pjesen me te madhe te qytetareve te Tiranes, Blloku eshte lagjia me ne mode dhe me e gjalle e Kryeqytetit. Per guidat turistike ai eshte vendi qe rekomandohet per nje drink ne oret e vona te nates dhe per te kuptuar jeten vibrante te Tiranes. Pak qytetare e kane njohur ate si “zonen e ndaluar” ku jetonin drejtuesit e larte komuniste dhe ku merreshin vendimet politike. Po si lindi Blloku dhe cila eshte historia e tij? Me poshte shpjegohet historia e lagjes prej nga Enver Hoxha dominoi me dore te hekurt Shqiperine per 46 vjet!
“Blloku”
Në dhjetor të vitit 1960, ndërsa avioni zyrtar shqiptar – një “Antonov” me 4 motorë – u ul në aeroportin e Rinasit, Enver Hoxha padyshim që nuk e ka menduar se ky do të ishte udhëtimi i tij i fundit jashtë Shqipërisë. Për 24 vjet me radhë Hoxha do të ndrydhej në Shqipëri. Do të lëvizte në një territor tejet të ngushtë, në një nga lagjet qendrore të Tiranës, ku qe vendosur që në vitin 1944 dhe ku do jetonte deri në fund të jetës: në një lagje të quajtur “Bllok i Udhëheqjes”, krejtësisht të izoluar dhe të mbrojtur nga forca të armatosura dhe nga agjentë të Drejtorisë së Dytë të Sigurimit të Shtetit.
Historia e Bllokut është tejet interesante, një imitim i Kremlinit, por që shërbente njëkohësisht edhe si stil jete, edhe si rang hierarkik, edhe si ndërtim i kultit të individit. Historia e tij fillon në nëntor të vitit 1944.
Liri Belishova, e dërguara e Qeverisë Provizore që do të vinte nga Berati, u befasua kur dëgjoi që komandanti ushtarak i Tiranës Mehmet Shehu kishte menduar për të gjitha. Pas një qëndrimi të shkurtër në hotel “Dajti”, drejtuesit kryesorë do të vendoseshin në një lagje në krah të bulevardit të ri, krejt përballë Kryeministrisë dhe Legatës Britanike. Enver Hoxha do të qëndronte në shtëpinë e Inxhinier Bellonit, një italian i larguar nga Shqipëria, ndërsa Xoxe në një shtëpi përbri. Blloku përshkohej nga një rrugë e drejtë, që në një anë mbaronte në bulevard dhe në tjetrën në një prej rrugëve të sapohapura të Tiranës së Re.
Hierarkia në Bllok ishte e qartë: aty rrinin familjet e anëtarëve dhe të kandidatëve të Byrosë Politike dhe të kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Nuk lejoheshin anëtarët e Qeverisë që nuk ishin anëtarë të Byrosë Politike.
Deri në vitin 1947 rruga që kalonte përballë shtëpisë së Hoxhës ishte e hapur. Që nga ai vit ajo u mbyll dhe, me kalimin e kohës, Blloku filloi të marrë edhe rrugët paralele. Më 1985 ishte një lagje prej afro 151 400 metrash katrorë dhe tashmë, përpara derës së shtëpisë së Hoxhës, nuk mund të kalonin në këmbë as anëtarët e Byrosë Politike.
Jeta në Bllok është njëra ndër temat e ndaluara, por edhe më misterioze të Shqipërisë komuniste. Ruajtja e tij bëhej me aq fanatizëm, sa pushteti në Shqipëri filloi të konsolidohej edhe përmes martesave të brendshme dhe lidhjeve të krushqisë, lidhje që nisën qysh herët në ditët e para të krijimit të tij dhe që u konsoliduan edhe në brezin e dytë e madje edhe të tretin, siç dëshmon Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit për 27 vjet të Shqipërisë, Mehmet Shehut. Në librin “Vjeshta e ankthit”, botuar në Paris dhe në Tiranë pas daljes nga burgu në vitin 1991, ai e përshkruan kështu rrjetin nepotik të Bllokut:
“kjo u shfaq që në fillimet e këtij pushteti, kur filluan të lidhen varg e varg e radhë-radhë krushqitë brenda tij. Kësisoj, që nga Enver Hoxha që lidhi krushqi me Gogo Nushin, duke i dhënë vëllait të këtij të fundit mbesën e vet; e pastaj te Hysni Kapo, gruaja e të cilit është motra e Alqi Kondit dhe e Pirro Kondit, i cili është baxhanak i Manush Myftiut, motra e të cilit është gruaja e Pilo Peristerit dhe po kështu, motra e Ramiz Alisë u bë gruaja e Reiz Maliles, motra e të cilit, është gruaja e Xhaferr Spahiut, kurse gruaja e Bilbil Klosit është motra e gruas së Ramiz Alisë. Të gjithë këta anëtarë të Byrosë, Komitetit Qendror ose ministra dhe zëvendëskryeministra [… ] Dhe nga martesat e njerëzve të pushtetshëm, sikurse më së shpeshti nga çdo martesë, lindën fëmijë dhe këta fëmijë u rritën dhe dikur u erdhi mosha edhe këtyre për t’u martuar […] Dhe kështu u martuan e bija e Adil Çarçanit me të birin e Manush Myftiut […] thuajse njëkohësisht u fejua i biri i Enver Hoxhës me të bijën e vëllait të Ramiz Alisë […] por edhe Kadri Hazbiu u lidh me Enver Hoxhën, kur të bijën e Enver Hoxhës e mori i vëllai i të shoqit të një mbese të gruas së Kadri Hazbiut…”. (1)
Të njëjtën gjë dëshmon edhe nusja e djalit të vogël të Enver Hoxhës, Liljana Hoxha, në një intervistë të vitit 2010:
“Krushqitë në Bllok ishin të gjitha aleanca politike, por paksa të studiuara që të mos bëheshin në gradën e parë. Për shembull, tek anëtarët e Byrosë, midis fëmijëve të anëtarëve të Byrosë, por të bëhej që një djalë të marrë mbesën e tjetrit e me radhë. Dhe të gjitha martesat u kryen brenda Bllokut…”. (2)
Nuk ka asnjë dyshim që lidhjet dhe krushqitë brenda Bllokut qenë njëra ndër temat më të komentuara në vend. Në vitin 1991, kur komunizmi ra, gazeta e parë e opozitës së re arriti numrin rekord të shitjeve me një artikull të kryeredaktorit të saj Frrok Çupi të titulluar “Përse nuk çahet Blloku”? Artikulli shënonte se Blloku nuk ishte një nocion gjeografik, nuk ishte një lagje, për një mënyrë të jetuari, anëtarët e së cilit veç statusit politik i lidhin mijëra fije familjare dhe farefisnore.
Pjesëtarët e Bllokut kishin një trajtim special: personel shërbimi, shitore ku mund merrnin ushqim dhe veshje perëndimore, një seri vilash, shtëpish pushimi në gjithë Shqipërinë dhe shumë favore të tjera. Por me kalimin e viteve jeta e banorëve të paktë të Bllokut u bë më e ndërlikuar. Bashkim Shehu e përshkruan kështu jetën në Bllok:
“Në atë lloj niveli, të atij sistemi, nuk ka miqësi. Në njerëz që kanë qenë të lidhur fort me njëri-tjetrin ka bashkëfajësi dhe lidhje interesi, që shtypin shumë e shumë njerëz të tjerë. Ai që ka epërsi nga pushteti, në këtë rast Enver Hoxha, është më i kthjellët me idenë që këtu s’kemi të bëjmë me miqësi, ndërsa caku i secilit varet nga numri një, përpiqet që të gënjejë veten që ka besnikëri, miqësi etj. Me sa kam mundur të vëzhgoj tim atë në qëndrimin ndaj Hoxhës, ka qenë një lloj adhurimi ndaj tij dhe një njeri që ai mendonte se duhet të ishte besnik ndaj tij dhe duhet të punonte bashkë me të”. (3)
Mungesa e sinqeritetit në një jetesë të tillë si ajo në Bllok p dyshim që duhet llogaritur në radhë të parë e mbi të gjitha te vetë Hoxha. Në një filmim propagandistik të vitit 1982 ai shfaqet për krahu me Myslim Pezën e Haxhi Lleshin, miqtë e tij të Luftës. Teksti i shkruar nga Nexhmije Hoxha, që i drejtohet mbesës së saj Valbona, fillon me fjalët:
“Ja, erdhën shokët e gjyshit, i ngjitën shkallët bashkë, ngadalë- ngadalë. Vitet dhe sfidat i kanë lodhur, por ata janë të gjithë të rinj, 41-vjeçarë, se kaq është Partia e tyre”. (4)
Sytë e Hoxhës duken të trishtuar dhe të lëngëzuar nga kujtimet dhe nostalgjia për dy miqtë e vjetër. Pak kohë më parë ai i kishte dhënë Myslim Pezës dekoratën më të lartë në vend në një ceremoni në të cilën, ndër të tjera, kishte mbajtur këtë fjalim për të:
“Këtë titull nuk ta japim se je më i moshuari nga ne, por ky ka një kuptim të madh politik për ato që thashë dhe për veprimin tënd që në kohën e Zogut, kur dhe sinjalin e revoltës dhe vrave pikërisht Osman Balin, torturuesin dhe vrasësin e Haxhi Qamilit, shërbëtorin e Vërlacit e të Ahmet Zogut. Gjesti yt trimëror e burrëror s’ishte një gjest i thjeshtë hakmarrës ose terrorist, por një gjest politik, sepse ai simbolizonte dorën e fshatarësisë sonë patriote që ngrihej kundër tiranëve. Ty këmba- këmbës të ndoqi regjimi i Zogut, prandaj u detyrove të shkoje në mërgim, ku jetove si patriot shqiptar dhe i ndershëm në gjirin e shqiptarëve që jetonin nën varfërinë e kralëve serbe. Ti ashtu jetove, por mendjen e kishe në Pezë, në Shqipërinë e dashur që vuante, pavarësisht se në krye kishte një mbret që vetëm emrin kishte shqiptar, sepse në fakt ai ishte i huaj, i shitur, tradhtar, njeriu i të gjitha të këqijave për popullin tonë fisnik e të shumëvuajtur. Më ka njohur me ty miku yt dhe i imi, patrioti Esat Dishnica. Kemi kaluar ditë të vështira bashkë, por edhe çaste të lumtura kur kemi parë zhvillimin e vendit në rrugën e Partisë e të marksizëm-leninizmit…”. (5)
Por hapja e Arkivave pas vitit 1992 ka dëshmuar se pikërisht në atë kohë, pikërisht kur ai filmim po bënte xhiron e kinemave në Shqipëri, Hoxha hidhte në ditarin e tij këto mendime për Myslim Pezën, Haxhi Lleshin dhe miqësinë e tyre:
“E hënë 21 qershor 1982.
Me shokët Ramiz [Alia], Simon [Stefani] dhe Kadri [Hazbiu] bisedova për çështjen e shokut Haxhi Lleshi, i cili nuk është korrekt nga ana morale, gjë që e ka shtyrë në një rrugë të kundërt me shokët që punojnë në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Këta të fundit i kanë vënë në dukje qëndrimet armiqësore të një farë D. S. që punon atje dhe që, duke mbajtur Haxhiu qëndrime jo normale me të, kjo grua po vepron në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor si një provokatore e vërtetë, si një intrigante e përsosur.
E martë 22 qershor 1982.
Po na lind një shqetësim i ri, i rrezikshëm. Kush e shkakton? Ku është burimi? Në kohën kur zbuluam puçin e Beqir Ballukut e kompani, Haxhi Lleshi u fut në konflikt me gruan e tij dhe me të gjithë fëmijët, djem e vajza. Gruaja e Haxhiut, me prejardhje bajraktarësh (Familja Jegeni ka të arratisur politikë në Jugosllavinë titiste) filloi të flasë hapur me këdo kundër Haxhiut. Ajo po bën këtë veprim skandaloz kundër Presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me Hysninë [Kapon] e thirrëm një herë e dy Haxhinë dhe ia kemi vënë në dukje këto që po ndodhin, i thamë të merrte masa ose të ndalonte që gruaja e tij të izolohej në ndonjë fshat. Përgjigjja e Haxhiut ishte: “Ku të thotë Partia!” Po në këtë kohë filloi edhe lufta e fëmijëve kundër babës [Haxhiut]. Djali i tij R. (që punonte në aparatin e Komitetit Qendror) e akuzoi babën e vet si “tradhtar”. U thirr të shpjegohej, ai nguli këmbë në të tijën. U thirr nga Hysniu Haxhiu. Ky i tha se nuk ka ç’i bën djalit. Hysniu atëherë i shprehu mendimin: Nuk e dërgojmë dhe këtë në fshat të punojë tok me nënën e vet, gruan e Haxhiut?! Ky, si zakonisht, ishte dakord duke thënë: “Si të thotë Partia!” Kështu u mbyll kjo çështje, megjithatë mbeti e dyshimtë për ne. Ku ishin shkaqet?!
Kaluan vitra. Marrëdhëniet e Myslim Pezës me Haxhi Lleshin, si kurdoherë, ishin të shkëlqyeshme, pa asnjë re. Por gjatë vitit të fundit, papritur e pa kujtuar, filloi të vërehej qielli i kësaj miqësie.
Myslim Pezës, që Partia dhe unë ia kemi vënë shumë mirë në dukje rolin që ka lozur në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, i hipi në kokë që në moshën 80 e ca vjeçare dhe i verbër nga sytë të shkruajë kujtime në “tri vëllime”. Ai u mor vesh me Haxhi Lleshin, i cili i rekomandoi që të vinte t’ia regjistronte në shtëpi sekretarja e tij. Dhe kështu u bë. Filloi regjistrimi, por Myslimi nuk “kish durim”, ky donte t’ia shtypte këto sa më shpejt. Pse? Nuk dihet.
Myslimi u zemërua dhe u shpreh se “kjo grua nuk është e mirë, regjistrimet e kujtimeve të mia ajo po i mban në sirtar, pse kërkon t’i përdorë edhe Haxhi Lleshi për veten e tij”. Në fakt, edhe Haxhi Lleshi kishte filluar regjistrimin e kujtimeve të veta. Të dy po vepronin paralelisht dhe të dyja palëve po ua regjistronte këto kujtime e njëjta grua D. S. Myslimi kërkoi me zemërim t’i dorëzoheshin regjistrimet e tij, pse mendonte që “Haxhiu po i hante bukën”. Iu morën regjistrimet kësaj gruaje, e cila nguli këmbë të mos i jepte, pastaj u urdhërua me protesta në Komitetin Qendror.
Myslimit iu dha një person tjetër nga Partia për të vazhduar regjistrimin dhe ky ia regjistroi, ia zbardhi, ia dha një kopje aparatit të Komitetit Qendror të Partisë dhe një kopje ia dha vetë Myslimit. Ky priste që Komiteti Qendror t’ia dërgonte shtypit, por kjo punë po vonohej. Atëherë Myslim Peza shpejt e shpejt ia dërgoi këto Ndërmarrjes së Botimeve, ku personi i ngarkuar me këtë punë, duke i lexuar “këto kujtime”, vuri duart në kokë nga përmbajtja, prandaj lajmëroi Komitetin Qendror të Partisë. Këto kujtime po studioheshin në këtë kohë nga aparati i Komitetit Qendror të Partisë, që kishte ardhur në konkluzionin se nuk mund të shtypeshin, pse kishin të bënin me një histori plot aventura të Myslimit, që ai i konsideronte si akte “heroizmi, patriotizmi” etj., deri në fillimin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, kur ai mori kontakt me ne.
As ngjarjet historike të Pezës, që janë vepër e Partisë, as lufta e pezakëve nuk përmendeshin në këto regjistrime, bile vetë lufta e Myslimit errësohet aty me gojën e tij, jo vetëm me mendime të çoroditura individuale, subjektiviste, të përsëritura, duke u futur në cikërrimat e katundit e të fshatrave, por çka është më e rëndësishmja, në këto materiale janë regjistruar pjesë që kanë të bëjnë me plot aventura të Myslimit në emigracion, në Jugosllavinë e kralëve të Serbisë. Në këtë pjesë të jetës së tij Myslimi tregon se merrte para nga jugosllavët, se këta i kishin propozuar ta bënin agjent, po ai “nuk pranoi”. Megjithatë jugosllavët, tregon aty Myslimi, vazhdonin t’i jepnin rrogë. Kur Myslimi ish akoma në Shqipëri, në kohën e Zogut, Legata Jugosllave i dha 500 napolona, “po Myslimi nuk i mori ato në dorë, por hallexhia”.
Dhe Myslimi vazhdon të tregojë kështu mbi propozimet për të bashkëpunuar kundër Zogut me Gani Kryeziun, familjen e Lleshit [Haxhiut], ose me Irfan Ohrin. Me ndihmën e serbëve Myslimi zgjodhi kështu familjen e Lleshajve, familje “me shumë autoritet në Jugosllavi dhe në Beograd”. Atje ai u njoh me Haxhi Lleshin dhe vazhdojnë të tregohen aventurat e të dyve që i ka regjistruar me gojën e tij.
Gjatë gjithë jetës dhe punës që bëmë së toku me Myslimin asnjëherë ky nuk më ka folur për këto ngjarje të jetës së tij. Pse i mbante ai fshehur këto ngjarje nga unë dhe nga Partia? Pse i nxjerr tash në këtë kohë, kur zbuluam komplotin e Mehmet Shehut? Mos kërkon t’i dalë rrezikut përpara? Mos ka frikë se ia zbulojnë të tjerët? Me këto kujtime që Myslimi kërkon t’i shtypë me këmbëngulje, ky errëson vetë figurën e tij që ia ngritën lart Partia dhe lufta. Po t’i lejojmë ne të shtypen këto aventura të Myslim Pezës, atëherë i kemi dhënë një armë në dorë armikut dhe opinionit: “Me të tillë njerëz ka bashkëpunuar Partia?” Po ne nuk do t’ia japim këtë sadisfaksion as Myslimit, as jugosllavëve. Ne do të bëjmë çmos që Myslim Peza ta ngrysë jetën kështu siç është, me të këqijat dhe të mirat e tij.
E martë 22 qershor 1982
Me këtë “çështje të Myslim Pezës” plekset njëkohësisht edhe çështja e Haxhi Lleshit. Nga gjumi i rëndë ku kish rënë, pas vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu, u zgjua edhe Haxhiu [Lleshi]. Gruaja D. S me biografi të mirë, nëpunëse në Presidiumin e Kuvendit Popullor, na është bërë sekretare e Haxhiut, por ky e ka tepruar me të, siç flitet midis nëpunësve të Presidiumit të Kuvendit, të cilët po i shkruajnë Komitetit Qendror të Partisë që “të pengohet ky skandal”. Por e keqja mbi të këqijat është se kësaj i është rritur aq shumë mendja sa po ngatërron gjithë aparatin duke bërë atje “ligjin” në emër të Presidentit. Por çfarë ligji? Ajo është kthyer në një provokatore pa kufi, flet keq për udhëheqjen kryesore të Partisë dhe arrin deri atje sa t’i thotë një shoku komunist, që punon në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, dhe është ky që i shkruan këtë Komitetit Qendror të Partisë, se “Kur të vdesë Enver Hoxha fuqinë do ta marrë Haxhi Lleshi”. Është e qartë se këto veprime të rrezikshme janë muhabetet që ia bën asaj Haxhi Lleshi, të cilit e pakta që mund t’i themi është se Haxhi plakut i ka hipur në kokë marrëzia dhe “ç’i ka barku, ia nxjerr bardhaku”. Kjo është një.
E dyta: Siç duket, Haxhi Lleshi ia futi edhe Myslimit këtë grua që t’ia regjistronte kujtimet për të parë çfarë pohon ky për periudhën kur ishte i internuar në Jugosllavi. Ç’flet për Haxhinë, për babanë dhe xhaxhallarët e tij me Aqif Lleshin? Haxhiu pa se në këto kujtime ai dhe familja e tij po komprometohej me jugosllavët nga ana e Myslimit. Haxhiu nuk ia kthente këto shkrime Myslimit derisa ky u zemërua dhe u detyrua D. S.-ja t’ia dorëzonte.
Është e qartë për ne se Haxhiu u vu në pozita të vështira nga shoku i tij i vjetër, prandaj krijoi një intrigë të re, thelbi i së cilës mund të jetë i vërtetë. Në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor punon edhe një grua tjetër, që është mbesa e Myslim Pezës. Kjo me siguri duhet t’i ketë treguar Myslimit për marrëdhëniet e Haxhiut me D. S.-në dhe ambiciet, xhelozitë e këtyre dy grave janë bërë problem në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Pas çështjes së regjistrimit të kujtimeve të Myslimit, Haxhi Lleshi përpara shokëve anëtarë të Komitetit Qendror, që punojnë në Presidium të Kuvendit Popullor, Spiro Kolekës, Shefqet Peçit dhe Xhafer Spahiut, ngre çështjen: të përjashtohet nga aparati i Presidiumit një punonjës i Presidiumit dhe mbesa e Myslim Pezës, pse kanë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin”. Shokët i kërkojnë Haxhiut të japë fakte, po ky nuk dëgjon të japë dhe flet në mënyrë provokative se “duhet bërë kështu si them unë”. Shokët e refuzojnë propozimin e tij dhe Haxhiu, “shoku President”, u thotë: “Dua të shtrohet ky problem në organizatën bazë të Partisë”.
Këtë skandal e mori vesh Myslim Peza, i cili thirri Xhafer Spahiun dhe i tha se “po e bëri Haxhiu këtë, më ka turpëruar mua, dhe unë do të pres çdo marrëdhënie me të”. Haxhiu i thotë Partisë “shkel brezin që po të lëshoj” dhe të bëhet skandal. I bën njëkohësisht shantazh edhe Myslim Pezës, që edhe ky nga ana e vet e kërcënon.
U këshilluan anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë, që punojnë në aparatin e Presidiumit të Kuvendit, që ta trajtojnë çështjen me gjakftohtësi të madhe, se ajo po merr formën e një provokacioni nga ana e Haxhi Lleshit. Të mos transferohet asnjë nga ata të dy nga aparati i Presidiumit, siç do Haxhiu dhe asgjë të mos shtrohet në organizatën bazë.
Gjatë kësaj kohe në Komitetin Qendror të Partisë dhe mua më vijnë letra anonime për lidhjet e Haxhiut me D. S. I vinë letra të tilla dhe Ramizit, me firmë nga një shok komunist që është në Presidium, për pikëpamjet armiqësore që shpreh gruaja, e cila punon sekretare e Haxhi Lleshit. Letra anonime i dërgohet Haxhiut nga sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, Simon Stefani, që të marrë dijeni. Haxhiu i përgjigjet Simonit (të gjitha këto letra ndodhen në arkivin e Komitetit Qendror). Haxhi Lleshi tërhiqet nga kërkesa që kishte bërë për përjashtimin e mbesës së Myslim Pezës, por ngul këmbë që të përjashtohet nëpunësi në fjalë dhe si arsye nxjerr disa gjëra të kota. Shokët i vënë në dukje Haxhiut se arsyet që ai jep nuk janë me vend, sidoqoftë ta përjashtojmë nga aparati si atë, si D. S. se po na bëhet skandal dhe i numërojmë Haxhiut sjelljet arrogante dhe armiqësore të saj (pa i thënë gjë për lidhjet me të). Haxhi Lleshi u përgjigjet se ai nuk është dakord me ta. “D. S. unë nuk lejoj të përjashtohet nga Presidiumi i Kuvendit dhe të shkojmë në organizatën bazë”. Anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë, që punojnë në Presidium, i thonë Haxhiut të mos çohet ky problem në organizatë bazë të Partisë, se atëherë do të na dalin në shesh shumë gjëra, që do ta ulin prestigjin e tij si President i Presidiumit. Haxhiu shkoi deri atje, sa t’u thotë shokëve “le të më nxjerrë Partia në pension, duke më hequr nga Presidiumi”.
Këto janë dy probleme që këta dy persona i nxjerrin në shesh dhe i krijojnë kokëçarje Partisë në këtë kohë. Të dy këta dhanë një kontribut në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Partia dhe unë i kemi nderuar, kemi vënë në dukje meritat e tyre, në popull ata njihen si shokë udhëheqës. Për çfarë arsyeje të dy këta, Myslimi dhe Haxhiu, i hapin për herë të parë këto letra të vjetra të tyre dhe në një kohë që Partia po kapërcen me sukses punën shumë armiqësore të Mehmet Shehut si agjent i jugosllavëve? Këta po na krijojnë me këtë një kokëçarje të re. Mos vallë qëndron gishti i jugosllavëve prapa tyre? Përvoja e luftës kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm na ka dhënë mësime të mëdha. Kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi vigjilentë për të mbrojtur atdheun, Partinë, socializmin.
Do të dëshiroja që në çështjet e këtyre dy shokëve të mos ketë gisht armiku, por vigjilent duhet të jem dhe do të veproj në mënyrë që sadisfaksion armikut jugosllav të mos i jap asnjëherë dhe të mos bie në provokacionet e këtyre dy shokëve në qoftë se janë provokacione. Me gjakftohtësi do të veproj që të mbrohet atdheu, të shmanget skandali që kërkon të bëjë armiku dhe këta dy shokë “të vjetër” të bëhen të parrezikshëm dhe në interesin e Partisë, që sulmohet vazhdimisht nga armiqtë, të marrim ato masa që vetëm armiku të dështojë, kurse Partia e populli të triumfojë”. (6)
Mbi ditar, nga një njeri i afërt – me gjasë Nexhmije Hoxha – është vënë shënimi: “Ta shohë vetëm shoku Ramiz”. Pas viteve 1976-1978, kohë gjer në të cilën ai e shkruante vetë me dorë ditarin e tij, Enver Hoxha nuk ka mbajtur ditar të shkruar. Ai i citonte mendimet e tij, ato zbardheshin, shtypeshin dhe kalonin në fondin e tij, mbi të cilin ai përzgjidhte ato që shkonin për botim dhe ato që s’do të botoheshin kurrë, si këto dy shënime. Ditaret e Hoxhës gjenden tanimë në Arkivin Qendror të Shtetit, të lidhur në disa dhjetëra vëllime.
Liljana Hoxha, nusja e djalit të vogël të Enver Hoxhës, hyri në Bllok në vitin 1973. Ajo ishte studente, kur djali i dytë i tij, Sokoli, i propozoi për martesë. Ishte nga krushqitë jashtë Bllokut dhe vetë Liljana Hoxha është e bindur se vjehrra nuk ia fali kurrë që vinte nga “bota përtej postbllokut”. Për një kohë të gjatë ka mbetur e izoluar, siç dëshmon vetë. Në një intervistë të vitit 2010 ajo kujton:
“Unë jam martuar në vitin 1972 dhe që nga ajo kohë kujtoj se situata në Bllok ka qenë gjithmonë shumë e nderë, shumë e kontrolluar. Mund të them se ai ishte i vetmi vend ku liria mungonte në mundësinë më ekstreme. Kontrollohej çdo gjë, kush hyn, kush del, me kë shoqërohet, çfarë futi brenda”. (7)
Pyetjes se cilat ishin familjet kryesore në Bllok, ato që në njëfarë mënyre i jepnin tonet atij, ajo i përgjigjet:
“ Familjet e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos. Por marrëdhëniet midis këtyre familjeve dukeshin që ishin hipokrizi e gjallë. Hipokrizi dhe kishte dhe disnivele. Kishte arsye për të pasur xhelozira. Fiqirete Shehu dhe Vito Kapua vetë ishin më inteligjente se Nexhmije Hoxha. Kishin atë natyrën e protagonizmit, flisnin dhe merrnin pjesë në çdo situatë që u ndodhej. Nexhmija kishte natyrën vetëm të heshtte, të vështronte, të studionte dhe të bënte rolin e një gruaje të tërhequr që ishte vetëm në funksion të të shoqit të saj”. (8)
Fati e solli që, me përjashtim të familjes Hoxha, Kapo dhe Alia, gjithë familjet e tjera të Bllokut të ndryshonin vazhdimisht. Spastrimet qenë arsyeja më e shpeshtë. Por i çuditshëm është fakti se, edhe pas dënimit, edhe pas ndryshimeve të vitit 1990, ish-pjesëtarët e Bllokut, rrallë, shumë rrallë kanë folur për jetën e atjeshme. Në shumë anë, ata i ngjajnë anëtarëve të një sekti, që të detyruar nga një betim a kërcënim, refuzojnë të flasin gjithë jetën për atë pjesë që kanë kaluar aty. Vetëm në vitin 2011, Spartak Ngjela, djali i ish ministrit të Tregëtisë për 28 vjet, Kico Ngjelës, solli në kujtimet e tij detaje dhe analiza realiste nga jeta në Bllok. Të vetmet shënime që hedhin njëfaqësoj dritë mbi atë që realisht ndodhte aty.
Në kujtimet e tij, Ngjela i jep hapësirë një vendi thuajse dominues, “Shtëpisë së Partisë”. Ishte një lloj klubi, brenda Bllokut, në anë të Komitetit Qëndror të PPSH – së. Një shtëpi e bukur, ndërtuar nga ish Kryeministri Koco Kota në fund të viteve ‘ 30 – të si vilë banimi, por ai nuk hyri asnjëherë aty. Kur vila u bë gati, Kota u largua nga Shqipëria bashkë me Mbretin Zog në mërgim. Ai u vendos në Selanik ku qëndroi nga viti 1939 deri më 1945. Në fillim të këtij viti, 3 oficerë të Sigurimit bashkë me disa militantë komunistë grekë e rrëmbyen në një klub të qytetit dhe e sollën fshehtas në Shqipëri. Kota u nxorr përpara Gjyqit Special dhe u dënua me 30 vjet burg. Ndërroi jetë në Burgun e Burrelit, më 1949, në po atë burg, ndërtimin e të cilit, e kishte firmosur dhe ideuar vetë kur ishte Kryeministër. Shtëpia e tij u shndrrua herët, në fund të viteve ’40 – të si një lloj klubi i Bllokut me emrin “Shtëpia e Partisë”. Ajo kishte disa salla ndenjie, sallë bilardoje dhe një kinema ku shfaqeshin filmat e ndaluar për publikun e gjerë. Vizita apo kafja në “Shtëpinë e Partisë” ishte një ritual thuajse i përnatshëm, disa orësh, për drejtuesit e lartë komunistë. Udhëheqësit kryesorë qëndronin në katin e dytë, shpesh të kredhur në biseda të gjata, tonin e së cilave e jepte Hoxha. Nga bisedat e thjeshta, ato për politikën e jashtme e deri tek diskutimet që kishin rëndësi jetike për komunizmin në Shqipëri zhvilloheshin kryesisht aty. Spartak Ngjela kujton se Hoxha donte që gjithë rrethi i tij të ishte aty, përditë, pa mungesa. Ishte një lloj kontrolli, i ngjashëm me atë të Stalinit. Ai donte t’i shihte në sy bashkëpunëtorët, donte ta ndjente dhe ta prekte besnikërinë e tyre. Aq e fortë qe kjo ndjesi, sa një ndër akuzat që i bëri Bedri Spahiut, në vitin 1955 ishte se “prej dy muajësh ai nuk ishte dukur në shtëpinë e partisë”.
Kur nuk ju fliste bashkëpunëtorëve të tij, kur nuk niste ndonjë diskutim të gjatë politik, Hoxha preferonte të luante bilardo. Ai ishte i zoti në këtë lojë. Ata që kanë qenë prezent aty, dëshmojnë se askush nuk e mundte dot. Ishte nga të paktat reflekse të rinisë që i kish mbetur ende. Nuk i pëlqente të pinte. Herë herë preferonte ndonjë gotë uzo të shuar me ujë dhe me akull; i pëlqenin gjërat pikante dhe kamarieri ja shërbente gjithcka me uthull të fortë. Personeli atje, si edhe ai i shtëpisë dhe thuajse gjithë bashkëpunëtorët, e thërriste Komandanti. Një emër që i kish mbetur që pas lufte nga partizanët që u morën në shërbim dhe me të cilin vijuan ta thërrasin deri në vdekje në vitin 1985.
Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik kulti i Hoxhës kishte filluar të ngrihej në kulm. Hoxha po imitonte gjithnjë e më shumë Stalinin dhe po përfshihej nga paranoja që diktatori sovjetik kishte shfaqur afro 40 vjet më parë. Një industri e tërë mediatike dhe kinematografike u vu në shërbim të ngritjes së kultit të tij, të ndërtimit të imazhit të “udhëheqësit” të pagabueshëm dhe babaxhan. Çdo imazh që transmetohej shihej dhe rishihej disa herë për të krijuar pamjen sa më perfekte. Hoxha ishte gjithnjë i krehur, i rregullt, i qeshur, dhe asnjë filmim nuk tregon ndonjë moment dobësie tek ai. Pamjet e transmetuara përcillnin një eufori dhe një entuziazëm të pandërprerë, që të befason.
Por filmimet e paautorizuara, që janë zbuluar më vonë, kanë rrëfyer një Hoxhë krejt tjetër. Në një filmim mbledhjeje të Byrosë Politike, në vjeshtën e vitit 1982, ai është filmuar duke u thënë anëtarëve të Plenumit për Kadri Hazbiun:
“Qijani motrën!”(9)
Në një mbledhje tjetër ai përsëri e pyet me qesëndi Kadri Hazbiun:
“Për kë flet ti mo, për Beqir Ballukun?! Pse s’e dimë ne se ç‘është Beqir Balluku? Një mut muti!”(10)
Filmimet e mbledhjeve të Byrosë dhe të Komitetit Qendror janë të mbushura me fraza të tilla befasuese për një njeri politik. Me gjasë, këto kanë qenë sjellje normale të Hoxhës, nëse u referohesh njerëzve që e kanë njohur atë.
Që nga viti 1960 Blloku filloi të fortifikohej më shumë dhe siguria e Hoxhës filloi të shndërrohet në një lloj paranoje, një paranojë që do të angazhonte disa mijëra vetë çdo ditë.
(Marre nga Libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziu
Eshte intersante menyra e te shkruarit te ketij palo artikulli qe fillon me pretendimin se do flasi per bllokun, por me pas ne pjesen me te madhe i kushtohet personazheve qe per nga rendesia por edhe nga vendosja e baneses kane qene historikisht ne periferi te bllokut. Haxhi lleshi ka jetuar jashte bllokut, natyrisht ne nje vile te bukur te rrethuar me mandarina dhe te ruajtur nga garda, por per hir te te vertetes ka qene jashte bllokut, pikerisht mbi themelet e kesaj vile ngrihet sot nje pallat ku midis banoreve te tjere jeton edhe familja e zonjes Topalli. Myslym Peza ose Babe Myslumi ka jetuar me familjen e tij ne periferi te bllokut, ne nje zone me pak te ruajtur dhe me porten nga trotuari i unazes, shpesh here te pa ruajtur me ushtare. Shkurt periferi e bllokut sic ishte periferik edhe rroli i Babe Myslymit ne ngjarjet e bllokut. Sot ne kte godine ndodhet ambasada e Rusise. Kush ka jetuar qofte edha pak jave ne Tiranen e atyre viteve mund ti kujtoje te tera keto qe kam thene. Sa per bllokun e vertete, ate te Mehmet Shehut, Enver Hoxhes, Spiro Kolekes apo Hysni Kapos , duket qe autorit nuk i intereson ose nuk i vjen mbare te flasi. Nje gje eshte e sigurt , Zoti Fevziu nuk eshte njeriu i pershtatshem per te na treguar dicka rreth bllokut , ndoshta Ngjela , Lubonja apo Bashkim Shehu mund te ishin me te besueshem se Fevziu qe as ne enderr nuk e pranonin aty brenda.
kot merreni me detaje te asaj kohe qe dhe vete ky qe e ka shkruar nuk e ka te sigurte si jane zhvilluar ngjarjet.
Hoxha jetoi dhe sundoi ne nje kohe tjeter shume vite perpara ku kishte dhe komuniste te tjere rreth e qark shqiperise. me nje popull pa prona dhe pa identitet as qe nuk pritesh as dhe me e vogla revolte sepse prisheshin ekulibrat qe hoxha I kishte ndertuar me kujdes te vecante…pallavra per hoxhen qe ky I fundit e mbajti shqiperine deri ne skamje dhe uri popullore por ana tjeter e medaljes ishte me e shkelqyer sesa keto 25 vjet e fundit.
mos u merrni me hoxhen por mesoni nga ai …..dictator dhe strateg, kriminel dhe shtetformues, varet se cilen ane do te studjoni per Hoxhen.
Tashme ai eshte pjese e histories kombetare sic jane te gjthe dictatorest e tjere ne vendet e tyre.
Cdo gje tjeter eshte irrelevante.
rrac ariane
Lexova mbrockullat idiote te ketij shkrimi dhe habitesha per fallcitetin dhe mashtrimin qe behej!
Ne fund lexoj qe qenka shkeputur nga libri me LETRA HIGJENIKE i TULLAVIT Toptanas Fev-ZIU!!!
Qe kur u bene librat e dordoleceve te oborrit qe te barazohen me dokumentet zyrtare?
Pastaj eshte STERTHENE se Fev-ZIU ne kete palo liber nuk ka shfrytezuar asnje dokument zurtar pervec thasherthemeve dhe urrejtjes patologjike kunder udheheqesve komuniste!!!
Flitet per BLLOKUN dhe ne fakt 90% e shkrimit merret me Haxhi Lleshin dhe Myslym Pezen,qe NUK BANONIN NE BLLOK!!!
Regjia ANTISHQIPTARE e Beogradit,pasi mbaroi pune me perdhunimet e Alida Hiskut,tani po merret me dashnoret e Haxhi Lleshit!!!
Po cfare keni me te vdekurit,o te mjere kur sot nuk ka SHEF qe te mos punesoje bukuroshe per dashnore!!
A nuk ju mjafton shembulli i ministrit Ylli Pango,qe punesonte mbi 90 femra me KAULL ne shtepine e tij???
Po me dashnoret e Skenderbeut kur do merreni??
O Fantomas, po kur palloi Enveri tet’eme, e ke hedhur ne liber???
Jo per ndonje gje, po qe te shitet libri…..
Si ka mundesi qe ky kok zbathuri te kete hyre ne arkivat e shtetit? Ka drejte te krenohet ky kok zbathuri se, ka dalur gazetari me i zoti, lepirsi i prapanicave i te gjitha regjimeve.
Me vjen keq qe fundi i Mehmet Shehut qe tragjik ndersa i “kriminelit” Enver qe normal.
Kjo per faktin se Mehmet Shehu ka luftuar per çlirimin e vendit kurse Enveri ska asnje “vlere”!..
Megjithate te dy ishin bushtra komuniste qe i kane shkaktuar tragjedi te medha familjeve te ndershme shqiptare dhe ne pergjithsi popullit shqiptare!…
Ku ishte ky blloku super i mbrojtur!!??? Mos na hapni barkun me ksi shkrimesh.
Kushdo mund te ecte lirshen 35 metra nga shtepia e Enver Hoxhes. Sigurisht qe kishte mure rrethues dhe dy tre ushtare te hyrja e rruges por nuk ishte ndonje super bunker sic na e ben Fevzo. Edhe muri nuk ishte me i larte se cdo shtepi private ne Tirane ne ate kohe.
Sq per antaret e byrose, te gjithe pa perjashtim i shikoje te hynin e dilnin nga blloku pa teklif me nga nje shoqerues qe u rrinte 10 metra larg. Kurse femijet e tyre mund ti shifje perdite jashte bllokut me biciklete ose ne kembe dhe pa asnje shoqerues. Niprit e mbesat e tyre shkonin ne shkollat e lagjes pa ndonje eskorte apo bodyguard!!
Fevzo e lukunia e tij te thote ç’te doje po bllokmenet e sotem jane nje mije here me te liq e me kriminele se ata te djeshmit!! Problemi eshte qe krta te sotmit i japin ndonje kocke per te lepire edhe Fevzos, dhe ky vjen e na rrefen ne sa te poshter ishin ata te djeshmit!!
Botojini keto artikuj te Zeri i Kamzes se atje mbase i lexojne. Mos na harxhoni kohen ne te tjereve!!
ha ha cfar trillimesh.po ky spartak ngjela cfar moshe ka qe iu kujtoka qe Enver Hoxha i mblidhte komunistet ne shtepine e partise per ti pase nen kontroll?
palo gazetar.
u befasova nga differenca e titullit me permbajtjen.
nga lufta vietnamit te nderzmi artificjal nqs do kujtonim batuten te filmi Kapedani.
ka filluar shtypi shqiptar qe te heqe prefiksin “diktator” para liderit powerfull te shqiptreve Enver Hoxhes.
e keqja eshte se po vazhdohet akoma me kermat e shtypit shqiptar..blendi fejziut qe se bashku me Fari balliun jane kryemonstrat qe u paguan nga disa kanibale enverofagos si MATANE ATLLANTIKUT si E,B…..F.SH E NDONJE TJETER qe u kthye ne efekt bumerang sepse:
1-te jete suprkrimineli berishe jashte burgut ne nje kohe qe komiku donald po ben incest politik me berishen
2-kur i eshte ngritur permendorja tradhetarit dhe kurvarit ZOOG
3-KUR PO RESPEKTOHEN FIGURA TURBOFASHISTE si xhaferr deva lefter nosi
4- kur anerka zyrtare respekton figura si FIDEL KASTRO,MAO CE DUN,JOSIF TITO
pse po tregohen kaq kanibale me xhaxhin e shqiptareve ku pervec bandes se biberajve berishajve elezeve jane shtuar dhe edirama me kadarene qe po ja kalojne dhete perndjekurve politike me “ulurimat nekrofagesh”
pikerisht ky eshte efekti bumerang..me kanibalizmin e tyre te egzagjeruar po ja shtojne lavdine enver hoxhes ne menyre progresive:
Historia i ka ligjet e saj, si dje, sot dhe nesër. Politikanët dhe gjeneratat e sotme janë të pazotë t’i ndryshojnë këto ligje. Ata janë të zot të përdorin propagandën e sotme si të duan, por janë të PAZOTË TË NDRYSHOJNË LIGJET E HISTORISË!
Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!
Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij. Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga Lufta Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.
Sot është koha e gabimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!
kete nuk mund ta ndryshojne lilipute vampiroide si Bledi i esat pashe faqeziut dhe as bossi i tij E.B…qe eshte leter e djegur
Bravo emboomerand analize e persosur do kisha deshire te te njihja e flisja me ty jam i befasuar nga ky koment fantastik
Ti ke bere nje koment qe edhe nje 10 vjecar do e kuptonte qe nuk e ke idene nga Historia
Sa per Roberspierin, Franca nuk krenohet me te, por i ka dhene respekt per rolin qe luajti ne parlamentin francez, duke detyruar parlamentin te kufizonte pushtetin e Luigjit.te XIV.
Sa per krimet e Robespierit duke vrare qofte edhe sherbyeset e pasanikeve neper gijotina , jo vetem Franca , por e gjithe bota i denon ato edhe sot, dhe nuk ka asnje vend te botes te marri persiper te nderoje Roberspierin pervec Frances qe e mban nga halli se ishte zhurmuesi i Revolucionit te pare frances dhe franca mburret me revolucionet qe ka kaluar. Pra shume vende te evropes qofte edhe vetem per hater te historise se tyre i respektojne nga halli edhe kriminelet, si Roberspieri, Napoleoni etj.
Per aresye se bejne kete politike te qelbur, shikoje se ku kane perfunduar sot, te gjithe arabet qe jetojne ne france , jane persona te ardhur nga kolonite franceze.
I lutemi zotit te mos ndodhi kjo me Shqiperine.
Dhe ti qe me sa duket jeton ne france, eshte mire te lexosh historine e botes, dhe jo vetem perrallat qe tregojne shtypi francez nga halli.
Perralla te tilla tregonte edhe Enveri se keshtu ja donte interesi.
Ndersa une neser do filloj te tregoje disa perralla per Hitlerin se keshtu e do interesi i Shqiptareve qe jane Azil ne Gjermani.
KU KA JETUAR ENVERI PARA 1944 KUR ERDHI NE SHQYPNI NGA AMBASADA E ZOGUT NE BRUKSEL?
Sepse ketu flitet se ku ka jetuar pas 1944 ne BLLOKUN e tij stalinist qe ishte kopje e Kremlinit te Moskes, nderkohe qe asnjehere ne historine tone kombetare nuk permendet fakti se ku ka qene strehuar Enveri me gjithe Nexhmijen e tij nga 1940 deri ne 1944? Shkarazi permedet se ka qene pedagog ne Liceun e Korces, por nuk thuhet se atje ka qene vetem per disa muaj pa patur asnje dipllome apo arsim perktates per mesues liceu dhe se eshte perzene me turp dhe dajak nga ky lice sepse ngacmonte vajzat e reja seksualisht. Prandaj mbetet te zgjidhim enigmen qe ka mbetur e paprekur nga historia jone kombetare:
KU KA JETUAR ENVERI PARA 1944 KUR ERDHI NE SHQYPNI NGA AMBASADA E ZOGUT NE BRUKSEL?
Kjo enigme e pazbardhur nga kalemxhinjte e Enverit deri me sot 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit eshte fare e lehte te behet transparente vetem po te hapen dokumentat e Arkives sone kombetare, por edhe po te pyeten pinjollet e tironseve te vjeter te Tirones:
ENVER HOXHA ME GJITHE NEXHMIJEN E TIJ KA JETUAR NE VILEN LLUKSOZE TE KUNATIT TE TIJ BAHRI OMARI, QE ISHTE MINISTER I JASHTEM I QEVERISE KUISLINGE NE SHERBIM TE FASHISTEVE DHE EKSPONTENT I LARTE I BALLIT KOMBETAR.
Prandaj edhe ky pseudokomunist ordiner pa shkolle dhe pa arsim do te mbetet mashtruesi, vrastari dhe kusari me i madh i Vatanit, qe si nje ANTIKRISHT i vertete jo vetem qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone, por falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori. Ketu lind pyetja:
PSE POLITIKA JONE KOMBETARE SOT E MBAN SOT ENVER GJAKATARIN APO ENVER MONSTREN SI “HERO” DHE PSE MINISTRAT DHE DEPUTET SHQYPTARE SHKOJNE DHE BEJNE HOMAZHE ME FOTOGRAFINE E ENVERIT NE DORE?
Edhe ketu pergjigja eshte e thjeshte si me pare:
SEPSE MAFIA E KUQE ME PUSHTET QE LA PAS ENVERI MASHTRON, VJEDH DHE VRET NJESOJ SIC XHELATET E TIJ.
o antienver
ke bere mijarda komente kunder enver hoxhes por nuk te ngjisin edhe miljarda te tjera te shkruash..pse?
i perkas atyre shqiptareve qe nuk e lavderoj enver hoxhen absolutissht,por kjo nuk me pengon te them se ai ishte e keqja me e vogel ne krahesim me monstrat
haxhi qamili
esat p. topetani
ahmet zogu
koci xoxe
teme sejko
fecorr shehu
kadri hazbiu
sali berisha
ilir meta
gamor ruci
edi rama dhe g.s
por sidoqofte pasi ke pranuar qe je pinjoll i esatit dhe zogut mund te lexosh si e kryqzon historia gjyshin tuaj si nje pervers antikombetar ku enveri duket lule
Esat Pasha, një feudal tipik turkoshak
Një nga feudalët antikombëtarë ishte Esat Pashë Toptani.
I dhënë pas orgjive dhe shthurjeve morale, ai përshkohej nga mungesa e çdo ndjenje kombëtare.
“Unë jam turk, ç’lidhje kam me qeverinë e Ismail Qemalit?!”, ishte përgjigjja e tij, kur u pyet për qeverinë e përkohshme nga një gazetar i huaj, në maj të vitit 1913.
“Sa për qeverinë e Vlorës, si mundem unë, një gjeneral turk, të kem marrëdhënie me të? Konsujt e Austrisë dhe Italisë më kanë njoftuar se një qeveri e tillë ekziston. Unë nuk e di, dhe nuk më intereson!”. Ky ishte qëndrimi i hapur e armiqësor i Esat Pashë Toptanit.
Atdhetarët shqiptarë e dinin se si pashai turkoshak kishte dorëzuar Shkodrën, qytet i cili kish tërë mundësitë e mbështetjen që të shpallej kryeqytet i Shqipërisë së pavarur; dinin gjithashtu se ai kish bërë një marrëveshje me Malin e Zi që të dorëzohej duke mbajtur trupat. Dorëzoi Shkodrën, por mbajti të ngritur një ushtri me rreth 15 mijë trupa të armatosur.
“Ku e ka varrin Esat Pashë Toptani?”. Kjo është një pyetje formale e që merr si përgjigje përpos se emrin “tradhti”. Shumica e shqiptarëve ngrenë supet, po t’u drejtosh këtë pyetje dhe vetëm tek-tuk ndonjëri jep përgjigjen e saktë: në Beograd. Si këta, edhe shumica e shqiptarëve nuk e dinë që qeveria e Mbretërisë Jugosllave, gjashtë vjet pas krismave që vranë tradhtarin, i mori eshtrat e Esatit dhe i varrosi me ceremoni në varrezat e ushtarakëve në Beograd.
Pse, për çfarë motivesh fqinjët tanë armiq i kanë bërë këtij njeriu shpenzime dhe ndere? A mundet kush të japë një shpjegim të qëndrueshëm se pse i vendosi me ceremoni në tokë serbe qeveria jugosllave eshtrat e një të huaji? Për të marrë një përgjigje bindëse, duhet parë veprimtaria në dëm të popullit shqiptar.
**
nqs do i rigrija nje lapidar enver hoxhes ne dy hallatet e tij do vija ne njeren ane zogun,ne tjetren esatin dhe ne mes berishen..kurse ti antienver je kellef nje perdorimsh per te mbrojtur saliserbin..
jepi cezarit ate qe i takon..
Jul Cezari pushtoi gjysmen e Botes duke implemetuar KULTUREN e larte romake dhe kishte dashnore Mbretereshen e bukur si yll Kleopatra te Egjyptit, Enver Hoxha pushtoi Shqypnine duke implementuar MURTAJEN bolshevike ne Shqypni dhe kishte dashnore pastrueset e Bllokut qe nga kriminelja shemtaqe Vito Kapo, qe Edi Rama e dekoron me medalje dhe i jep pension shtese bashke me Nexhmije Hoxhen e deri tek mamate e fanatikeve enveriste ne TEMA si puna jote apo si puna e Lulzim Bashes. A nuk e ke pare sa i ngjan?
po ju te presekutumit cfare bete gjate luftes,dhe mbas luftes?dhe pse u denuat mbas luftes nga sistemi komunist?cfare bete dhe ku shkelet ligjet?ju perse nuk na e thoni pse ishit kategoria e kulakeve,,nuk besoj se ai sistem ju denoi ju plerat e kombit kote,ju e merituat turturen vdekjen dhe presekutimin,sepse ju ishit plerat dhe armiqte e kombit shqiptare,kot nuk thoshte ENVER HOXHA se ju jeni turpi i kombit tone,,gjate ketyre 25 vjeteve pluharizem ju nuk sollet asnje ndryshim per kete vend,ju po shikoni sesi duhet rrjepur ky vend,te njejten gje qe bete gjate luftes,duke kerkuar pushtet,demshperblime ne miliona dollar,( sikur ne te tjeret jetuam ne canada),duke na u hequr edhe si heronjte e ketij popullit.ju jeni shkaktaret e kombit shqiptare,ne preteksin si i denuar politik ju u hakmorret drejt e per drejt ndaj popullit shqiptar,duke shtuar papunesine,rinia po vritet nga punet e pista sic jane drogat hakmarrjet prostucioni vjedhjet grabitjet sherret etj etj,te gjitha keto metoda per shkaterrimin e ketij kombi jeni ju pisat dhe armiqte e shqiptareve,ju plerat qe i shpetuat atij regjimi dhe tani i keni shpallur lufte popullit te thjeshte shqiptare duke i zhdukur ne keto forma krimesh te permendura me lart,nga ky sistemi juaj kapitalist,dhe meqenese ra fjala perse e mbani komunistin fanatik apo komunistin e fundit te europes si idhudhin tuaj me te lavdishem SALI KOMUNIST SERB MALOK BERISHA?apo se ju ka dhene ca leke dhe pushtet kur ishte kryeminister apo dhe president dhe nderi nuk hidhet poshte prandaj edhe e keni idhudh,plera keni dhe goje flisni ju mbeturinat e ketij kombi.
NJE PYETJE KAM UNE: VETE THONI QE FILLOI QE HISTORIA E TIJ FILLOI NE NENTOR 1944… eNVERI DIHET QE VDIQ ME 1985. KU JANE 46 VJET? EDHE RREGULLAT UNIVERSALE TE ARITMETIKES JENI GATI TE NDRYSHONI VETEM E VETEM TE ZMADHONI TE KEQIJAT DHE TE ZVOGELONI TE MIRAT E ATIJ UDHEHEQESI QE PER HIR TE SE VERTETES KA BERE ME SHUME SE CDO UDHE HEQES TJETER QE NGA KOHA E SKENDERBEUT E DERI ME SOT,
Ne foto Edi me Erionken
Antienverist vetem me psoudenimin qe ke tregon konflikt interesi me figuren e ENVER HOXHES prandaj je i pa lexushem se nuk je ne gjendje te thuash realitetin se te errsohen syt nga e kaluara nazifashiste e te parve te tu,dhe nje e kaluar si e jotja esht e turpshme mos e mer per lavdi.
Bab Myslymi e ka vrare Osman Balin si vrases i te jatit te Mustafa Gjinishit qe ishte mik i tij shume i afert. Kete e shkruan edhe ENver Hoxha ne librat e tij.
Ehi ti antienveri, ma shuaj pak kurriozitetin, e perdor energjine elektrike apo nga urrejtja per Enverin perdor vetem gjeneratorin?
Jo per gje, po ate energjine elektrike e ke fale asaj kohe, ndersa nga keto 25 vjet ke vetem eren e shurres.
Sa ma paska mare malli Per Yllin Enver.
Secili ka te drejte ne menyren e tij.Me shume kulture dhe nivel te larte e fuqi argumentuese, pershendes komentuesin “shvejg” pse mor qafir” “Trevisa” “Majmuni” “eh boomerang”Mesoj nga Ju,Ju faleminderit……
po.
Guide, drink, vibrante, dominoj….
Hajde gazetare italiane hajde…!!!
E.Hoxha ishte nje dendi qe ka fluturuar nga veprat e realizmit kritik pa dyshim nje pirat i veshur me kostum republikan
Duhet te jemi realist te bejme krahasimet :ku ishte Shqiperia kur e mori Enveri ? Ku ishte kur vdiq Enveri?Atehere bejme krahasimin.
1.Shqiperin e gjeti clirimi nje vend feudal te prapambetur me nje analfabetizem mbi 80% te popullsis.Malarja bente kerdin.Mocalet dhe kenetat mbreteronin.Kandili i modernizimi me madhe I kohes se Zogut.
2.Veprat me te medha te zogut ishin Ura e Matit (Ura e zogut) dhe Burgu I Burelit ndersa ne kohen e Enverit u than kenetat dhe mocalet dhe zhduku per gjithmon malarjen.Ne kohen e Zogut lulezone morri mungonte sapuni.Ne kohen e Enverit u ndertuan aq shume fabrika dhe uzina sa nuk njihej pa punesia .Aq shume u ndertuan ne ate kohe sa saliu
Ka 25 vjet qe punon per ti shkatruar me intesitet dhe nuk I ka mbaruar akoma dhe plot gojen mund ti themi HEROI I SHKATERIMIT TE SHQIPERIS.
3.Ne kohen e tij u ngrit nje bujqesi moderne,kanalizime,ujitje,dranazhime, e mekanizuat dhe qe prodhojti per her te pare Buken ne vend.
4.Undertuan me ate kohe hidrocentrale te medha te kalibrave Eurpian dhe boteror dhe u be ektrifikimi I shqipris.Kur vdiq Ai ne vitin 1985 la nje hidrocentral te filluar dhe qe nuk ka mbaruar akoma dhe Mburren qeverit pas tij vetem me shkaterimet qe I bejne Ekonomise.dhe nje h/c se kan ndertuan dot per 30 vjet.
5.Ngriti shkolla nga me te thjeshtat deri te universitete ku mesuar djemt e populist te thjesht e te varfer dhe drejtuan ndertimin e vendit.
6.Shqiperia nuk njohu plages e kurbetit qe po e vuajme sot dhe ne kohen e Zogut;nuk njohu drogen,prostitucjonin qe eshte ber problem i dites .
7.Shenetsia Arita dhe u be falas(sot ata qe kan nevoj nuk e Marin ndihmen se nuk kan parat )
8.Tani Lulezojne korupsjoni ,rushfeti ,droga dhe gjithe fenomenet e keqia qe ka gjithe bota.
Ne Shqiperi per 25 vjet ka drejtuar dhe jan duke drejtuar armiqt e Shqiperis si dhe ish agjentura e sherbimeve te huaja,qe Dalin copacetic na toka dhe deri I shqiperis ,ata qe kan vjedhur dhe vjedhsit shqiperin,rushfetxhinjt,qe vjedhsit toka ne bregdet ndertojne vila me para te vjedhura sa qe ato qe permenden Jan.