Telefoni i Çollakut, ja manovra që përdorën rrëmbyesit për të çorientuar policinë

11 Janar 2016, 18:23Politika TEMA

Rrëmbyesit e Gazmend Çollakut qenë një hap para policisë, natën kur ndodhi krimi.

4 personat që e morën peng 40 vjeçarin u kujdesën ta shpërqendronin policinë me një veprim që i rezultoi i suksesshëm.

Menjëherë pasi futën në makinë Çollakun, nën kërcënimin e armëve i morën celularin.

Personi që i mori telefonin, zbriti nga “Audi” ku mbahej peng Gazmend Çollaku dhe hipi në një makinë tjetër.

Makina me pengun vazhdoi rrugën drejt Krujës.

Makina tjetër lëvizi në drejtim të Tiranës, në një nga rrugët dytësore. Celulari i Gazmend Çollakut nuk u fik, por u mbajt ndezur në makinën që ecte drejt Tiranës. Në Maminas, celularin e hodhën në rrugë dhe makina vazhdoi më tej.

Por përse është dashur të bëhet një manovër e tillë?

Veprimi i parë që bëri policia, pas denoncimit ishte marrja në pyetje e dëshmitarëve të ngjarjes. Kur u konstatua se bëhej fjalë për një pengmarrje, atëherë policia lokalizoi celularin e viktimës, me anë të kompanive celulare. Të dhënat flisnin për lëvizjen drejt Tiranës dhe ka qenë pikërisht ky itinerari ku janë përqëndruar kontrollet e policisë.

Ndërsa pengmarrësit udhëtonin drejt Krujës me Gazmend Çollakun, policia ngrinte postblloqe në rrugën Durrës- Tiranë. Kontrolle të shumta iu bënë qytetarëve natën e vrasjes, por pa asnjë rezultat.

Policia kishte rënë pre e një loje që organizuan 4 pengmarrësit. Siç u mësua më pas, ata udhëtuan deri në Murqin të Krujës. Aty nxorrën Çollakun nga makina dhe e vranë.

Dy ditë më parë, policia gjeti në Maminas celularin e Gazmend Çollakut. Loja e vrasësve u kuptua, por ishte shumë vonë.

Pistat e hetimit janë disa. Kryesore është ekzekutimi për faktin se Çollaku e dinte kush i vrau dy miqtë e tij, Ervin Kodrën dhe Endri Çaushaj. Për këtë, ai kishte nisur të bashkëpunonte me policinë.

4 komente në “Telefoni i Çollakut, ja manovra që përdorën rrëmbyesit për të çorientuar policinë”

  1. Edkari says:

    Policia eshte lajmeruar brenda minutes pare dhe po te kishim polic qe bejne pune do ishte ngritur postoblloku pare pa dal grupi nga Durresi.
    Policia eshte totalisht e pazonja dhe pa horizont.

    1. Salibytha says:

      Kemi pare policine e Nokes

  2. ilir says:

    Policia nuk “arriti ” te bllokoje dhe kap vrasesit e A.Santos te cilet bene demonstrim talles perballe policeve te Tiranes, menjehere pas krimit, ndersa pretendohet te kape vrasesit e sofistikuar si police, te Collakut nga Durresi!!

  3. Lloji says:

    Wow teksa po lexoja ‘trillellin’ mu duk vetja si ne Mexike:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje