Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani këmbëngul që të ketë një debat politik për reformën në drejtësi.
Ministri foli nga Lezha edhe për draftin e propozuar nga dikasteri që drejton, duke theksuar se ai nuk është as i mazhorancës dhe as i opozitës.
“Është një propozim teknik nga ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë që ia propozojnë grupit të ekspertëve.
Tani mirëpresim hapjen e debatit politik. Ata janë ekspertë, as të mazhorancës dhe as të opozitës.
Jam i bindur që ekspertët e Partisë Demokratike do të kenë propozimet e tyre dhe debati politik duhet t’i shqyrtojë ato për të nxjerrë konkluzionet”, tha Manjani.
Kreu i Ministrisë së Drejtësisë ishte sot në Lezhë ku ka prezantuar drejtorin e ri të Hipotekës në këtë qytet Ardian Simoni.
Manjani tërhoqi vëmendjen për cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. “Ka një shpartallim të zyrës së shërbimeve ndaj qytetarëve”, tha Manjani.
Momentin qe e hedh ne tavolinen e politikes ta shqyrtoni kete reforme, ju do ta ballcamosni pa marre fryme akoma.. “Ekspertet” e Ministrise se Drejtesise, t’ja hedhin propozimet eksperteve te Reformes ne Drejtesi.. C’lidhje ka kjo me politiken ?!?! Mos ngatarro Reforma per Qytetaret me ato politike.. Na ngordhen “Fantomaset” sonte..
Ore Manjani..!!! Ti s’ke as 2 jave ne ate institucjon, qe kur ju fute kaq thelle propozimeve ne Reformen ne Drejtesi dhe na paske futur edhe eksperte per kete pune ?!?! Jo per gje, por po fillon te mbaj pak ere ajo levizja e postit pikerisht ne kete moment.. Mos te ka ven “Floriri” si ushta Fil aty apo thjesht ishte “Rastesore” ?!?!
Z.Manjani shume shpejt dolet zbuluar duke propozuar nje “Projekt” te ri:Qellimi -Te vonohet reforma ne drejtesi pasi rrezikohet padrinoja i z.Manjani Like Floriri,por laku po mblidhet se perballe bandes me kollare kesaj here kane perballe SHBA dhe nuk kane fuqi per te sabotuar Reformen. DREJTESIA PO AFRON.