TV Klan vijon lojën e nisur tek “Opinion”: Pse hesht PD për akuzat e Artan Hoxhës?

12 Janar 2016, 20:23Politika TEMA

TV Klan ka vijuar sot lojën e nisur një ditë më parë në emisionin “Opinion”, ku sulmohej Ilir Meta.

Në edicionin qendror të lajmeve, TV Klan denoncon mediat pse nuk janë marrë me deklaratën e Hoxhës.

Por, jo vetëm kaq.

Klan akuzon edhe Partinë Demokratike se po hesht për akuzat e ngritura në studiot e saj.

Dje në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa përgjime të Kastriot Ismailajt, i akuzuar për pastrim parash.

Në këto përgjime të Prokurorisë, në komunikime me Kastriot Ismailajn, kanë rënë edhe politikanë, drejtues mediash e personazhe publike.

Sot për këto përgjime kanë heshtur pothuaj të gjitha mediat në Shqipëri. Por për këto përgjime ka heshtur tërësisht edhe Partia Demokratike dhe krejt opozita, përveç një përgjigje të ish-kryeministrit Berisha.

Meqenëse të gjithë gazetat e televizionet, por dhe selia blu kanë heshtur ndaj këtyre përgjigjimeve, edhe televizionit Klan nuk i mbetet rrugë tjeter, por të solidarizohet me heshtjen e përgjithshme”, thuhet në kronikën e TV Klan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje