Meta: Tani që përfundoi puna e ekspertëve, është koha për dialog politik

13 Janar 2016, 14:03Politika TEMA

Në mbledhjen e kryesisë së LSI-së, kreu i saj Ilir Meta theksoi se për këtë forcë politike çështja më madhore e këtij viti “është kurorëzimi me sukses i reformës në drejtësi, për të cilën është i domosdoshëm konsensusi dhe dialogu politik”, e për këtë arsye ai kërkoi nga opozita që të përfshihet në dialogun politik “me profesionalizëm dhe jo populizëm”.

“LSI-ka ka qenë gjithmonë e pozicionuar qartë në mbështetje të reformave të mëdha”, deklaroi Meta, i cili nënvizoi se për reformën në drejtësi, partia që ai drejton është e pozicionuar qartë për arritjen e konsensusit.

“Komisioni i Venecias sugjeron hartimin e amendamenteve kushtetuese nëpërmjet dialogut.

Konsensusi politik në Parlament është i domosdoshëm jo vetëm si çështje numrash, por si bashkim vullneti politik. Një reformë gjithëpërfshirëse është me besueshmëri dhe jetëgjatësi të sigurtë.

Drejtësia ka nevojë për besimin e publikut. Kemi nisur prej kohësh reformën në Parlament, me idenë e përfshirjes së opozitës.

Tani që kanë dhënë kontributin e tyre ekspertët, është koha e çeljes së dialogut politik parlamentar për të çuar përpara procesin e reformës. Është detyra jonë si LSI dhe mazhorancë të krijojmë hapësirat e nevojshme për opozitën që të jetë e përfshirë në dialog dhe është detyrim i pashmangshëm i opozitës të kontribuojë në dialog me profesionalizëm dhe jo populizëm”, u shpreh kreu i Kuvendit.

“Kemi shpresë se për këtë reformë do të arrijmë një zgjidhje konsensuale dhe një dokument të gjithëpranuar”, shtoi Meta.

9 komente në “Meta: Tani që përfundoi puna e ekspertëve, është koha për dialog politik”

  1. Hj says:

    Tani Baze doli i turperuar. Meta po kerkon konsesusin e Berishes. Turp per gazetaret

  2. timo says:

    E qartë LSI po bëhet gati të bashkojë votat me PD-në.

  3. Artan from Montreal says:

    Tani eshte koha qe ky kokelope te shkoje ne burg !

  4. Kokelopa says:

    Ky dhe sali efendiu duhen izoluar.
    E kane marre peng kete vend te mjere

  5. ilir floriri says:

    ilir meta me lsi eshte ISS vdekjeprures per shqiperine. shqiperia duhet shpetuar nga lsi. aleance kombetare kunder lsi-se si aleanca nderkombetare kunder isis. rama ti drejtohet popullit duke kaluar ne zgjedhje te pergjithshme. duke marre, gjoja inisiativen, per reformen, me mbledhjen e sotme iu bashkue berishes per ta penguar ate. te shpartallohet lsi e berishes qe te shpetoje shqiperia. aleanca e korupsionit berisha -meta po fundose shqiperine. posht ilir meta. poshte lsi. rrofte shqiperia.

  6. emigranti says:

    O balo te hengert lenja,se te keqen e ke Brenda.Reforma ne drejtesi vjen pasi te behet reforme ne piramiden politike e cila e heq zvarre drejtesine drejt interesave te saj koruptive e kriminale.

  7. skifteri says:

    Mero, je penduar per metamorfozen tende ? A gjykon qe eshte
    ABSOLUTISHT E SHENDETSHME DHE PATRIOTIKE te kthehesh
    ne identitetin tend te para 1 prillit 2013?

  8. skifteri says:

    MERO, A JE PENDUAR NDOPAK PER METAMORFOZEN TENDE TE DY VITEVE TE FUNDIT?
    A NUK MENDON SE ESHTE E SHENDETSHME DHE PATRIOTIKE TE KTHEHESH NE IDENTITETIN TEND TE PARA NJE PRILLIT 2013?
    A E SHEH SE CFARE PO DUAN TI BEJNE KETIJ VENDI BINOMI bm, TA LENE PA TE ARDHME?

  9. leckamani says:

    Kush beson ne keto perralla,vetem zoti nqs ben ndonje gje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje