Ngërçi për reformën në drejtësi, Donald Lu dhe Vlahutin në zyrën e Ramës

13 Janar 2016, 17:29Politika TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe përfaqësuesja e BE-së po vijojnë përpjekjet e tyre diplomatike për realizimin e reformës në drejtësi.

Në orët e pasdites Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë vizituar selinë e kryeministrisë, ku prej 40 minutash po diskutojnë me kryeministrin Rama mbi këtë çështje.

Mësohet se dy diplomatët synojnë zhbllokimin e ngërçit të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës për draftin e reformës.

Më herët gjatë muajit ambasadori Lu deklaroi se angazhimi i tij për reformën në drejtësi nuk është personal, por pjesë e axhendës së rekomanduar nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, javën e kaluar ekspertët e mazhorancës e deklaruan të mbyllur draftin edhe pa opozitën, duke thënë se kishin miratuar vetëm një pjesë të rekomandimeve të tyre.

5 komente në “Ngërçi për reformën në drejtësi, Donald Lu dhe Vlahutin në zyrën e Ramës”

  1. Elma says:

    reforma ne drejtesi duhet bere me patjeter. edhe opozita shqiptare nuk duhet te bllokoj me kto reforma qe i sherbejn shume ktij vendi!

  2. kljadi says:

    Drejtesia shqiptare duhet ti kthehet qytetarve dhe jo me ti sherbej favorve te atyre qe deri dje e vodhen shqiperise. partia demokratike mos te kapet me mbas qeres se qumshit per te mbrojtur interesat e veta personale dhe kte sistem qe kemi sot super te korruptuar vetem e vetem per te mbrojtur zullumet e veta!

  3. mos harxhoni kohen kot duke i thene atyre qe e kane vendin ne burg;hajdeni firmosni burgosjen tuaj……..bjeruni !

  4. qytetarB says:

    Me sa duket, nuk eshte vetem Saliu dhe lulezimi qe do ta sabotojne reformen ne drejtesi, por tani qe ajo mori rruge, del Ilir Meta dhe kerkon konsensusin e krimineleve dhe hajduteve per te miratuar reformen. Eshte thene shume here qe Ilir Meta eshte ai qe po e mba varur Shqiperine, por kesaj radhe mbasi e pa se s’ka ku te shkoje, doli drejteperdrejte. Prandaj turruni Ilir Metes! Per mua duhet te shperndahet parlamenti, Rama te jape doreheqje dhe te shkojne ne zgjedhje te parakoheshme. Populli le ta vendos; do shtet ligjor apo do rrumpalle si deri tani. Tani eshte hapur dhe ne syte e te gjitheve. Kjo eshte situata ose te eci perpara ose perfundimisht le te behet republike private e ketyre hajduteve.

  5. Bujari says:

    Sabotuesi i madh i Reformes ne Drejtesi u kuptua nga te gjithe shqiptaret .Ai e ka emrin Ilir Meta .Dridhe Like…! Por mos harro ! Haku i shqiptareve do te bjere exhe mbi ty . Kot ben te fortin ti dhe legenat e tu ,qe te lepihen …Laku po mblidhet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje