Rikthimi i çështjes Çez- DIA nga gazetari Artan Hoxha ka qenë në fokus të Zululand këtë të mërkurë.
I ftuar i Mustafa Nanos ka qenë vet gazetari Hoxha, i cili së fundmi ka publikuar disa përgjime të reja nga Prokuroria, që sipas tij tregojnë qartë implikimin e kreu të Kuvendit Ilir Meta, në çështjen e Çez- DIA-s.
Hoxha tha se atij prej kohësh i kanë rënë në dorë transkriptet e përgjimeve, por nuk kishte ku t’i nxirrte.
Gazetari tha se media në vend është e kapur nga politika dhe se i është dhënë më tepër akses për të folur në mediat jashtë vendit si Zëri i Amerikës. Në debat Mustafa Nano iu kundërpërgjigj duke i thënë se VOA bën gazetari fantastike sa herë që Berisha nuk është në pushtet.
Hoxha tha se ne kërkojmë ndryshim të elitës politike, ndërsa elita mediatike ka mbetur e njëjtë, madje disa prej tyre sot kanë pasuri dhe vila që shkojnë deri në 1 milionë euro.
Biseda më tej devijoi duke shkuar tek çështja Doshi, për të cilën gazetari Hoxha tha se ajo nuk ishte një çështje që e nxorri ai, por u shpreh se i qëndron mendimit se në atë histori ka element që dëshmojnë për akte kriminale.
“Një nga spekulimet që bëhet është pse në këtë moment .Tani më ftoi Fevziu nuk kisha ku ta nxirrja. Fevziu nuk e dinte fare. Nuk e kam vënë në dijeni, sepse nuk kisha besim se po ta dinte do më lejonte ta nxirrja. E pyeta vetëm nëse ishte live emisioni”, u shpreh Hoxha në Zululand.
Nano shtoi se kjo ngjarje vet ka disa implikime politike, pasi ka të bëjë me momentin politik aktual, pas nismës për reformimin e gjyqësorit. Mustafa Nano i tha Hoxhës, se ka një përkim interesant mes denoncimit që ai ka bërë dhe qëndrimit që ka mbajtur së fundmi LSI se kjo Reforma në Drejtësi nuk duhet të bëhet pa PD-në.
“Kjo reformë nuk duhej të ulej në tryezën politike. Ajo është çështje tipike ekspertësh, sepse nëse vendoset në tavolinë dhe kjo është përpjekja që po bëhet. A e di pse bëhet gjithë kjo rezistencë, edhe PD edhe LSI, sepse duan të dinë kush do të jetë Prokurori i Përgjithshëm. Dhe ai që do të jetë Prokuror i Përgjithshëm kur të hapë këtë dosje do shoh se aty nuk është vetëm Ilir Meta, është edhe Sali Berisha, edhe Rama”, tha Hoxha.
Emisionin e plotë e ndiqni në linkun e mëposhtëm:
Si i jepet kaq hapsir ktij kokqypi artansharlatani nuk arrij ta kuptoj…
Vetem ky kokpalari ka dale dhe ua ka perplasur Si Metes si Berishes, si Rames. Te gjitheve, me thuaj nje gazetar qe i ka dale kunder qe te gjitheve o brekegrisur!
Asnji e keqe nuk i vjen Shqiperise nga nje gazetar i perkushtuar si Artan Hoxha, qe levron me kompetenc median kurioze dhe investikative.
Ai duhet vlersuar dhe inkurajuar ne punen e tij.
Me 21 Janar mbushen 5 vjrt qe Sal-ISIS Ber-ISIS vrau ne mes te Bulevardit 4 njerez te pafajshem dhe me paturpsin me te madhe vazhdon te tallet me shqiptaret duke helmuar medjen vizive e cila i le vend Plakut KRIMINEL.
Sali Berisha vrau me 21 Janar per te mbrojt Liken e Monikes dhe femijt e tij Zenin dhe Argiten.
Edi Rama me 23 Qershor na premtoj se do bente shtetin e se drejtes,qe do te thoshte qe vrasesit dhe kriminelet do ti dergonte para drejtsis,por Edi Rama deri tani ka derguar para drejtesis popullin fukara qe vjedh nga varferia energjin elektrike dhe nuk paguan ujin.
Zoti te dhante jete dhe ti largof nga rruga njerzit e lig o Artan Hoxha..
Jam dakord,nuk e njifja me pare dhe i jap komplimentet e mija
nje gje nuk kuptoj un pse ky Artan hoxha nuk e ben e emisjoni vet xhungel ?
LSI-ja dhe SHQUPI kane hallin se reforma ne drejtesi do plasi ne burg
GERDECIN
21 JANARIN
SHITJEN E DETIT
BLLOKUN E SHENIMEVE OSE NDRYSHE ILIR 700 MIJSHIN mjer ne kush na drejton vrases sekser skrapardhinje nga lalzi
Me vjen mire qe ne debat jane perfshire dy nga gazetaret me te mire te medias se shkruar.
Mendoj se kete debat e fitoi Prishta dhe e humbi Strora [jane emrat e fshatrave te Skraparit ku kane lindur keta dy djem te mire]
Sipas mendimit tim, Artan Hoxha,eshte gazetar vertet.Ai me 21 Janar beri ate qe te tjeret nuk guxuan duke vene jeten e tij e te familjes ne rrezik pasi dihet se ishe I eleminuar fizikisht ne rast se dilje kunder Saliut ne ate kohe,gje te cilen e ka treguar me vepra konkrete. I uroj suksese ne punen e gazetarise investigative.
Ky Artan Hoxha , 2 apo 1 si ta quajme se jane bere artanet si gomaret e Nartes, nuk e di cfare fsheh dhe kujt i sherben. Ai thote se ; per rezistencen e PD e LSI behet se kush do jete prokurori i pergjitheshem; nders nga ana tjeter thote se po te nxjerre prokurori pergjitheshem dosjen, atje jane edhe Berisha edhe Meta edhe Rama… Une pyes; Kur eshte dhe Rama, pse Rama eshte dakort?! Turullumb.
Kete rradhe,Artani,po ben koburen e Fevziut,nuk perjashtohet mundesia e nje grupimi politik !