Rama e Meta vijojnë edhe sot takimet intesive për drejtësinë

14 Janar 2016, 10:01Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish sot në selinë e Kuvendit për të biseduar me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Dy liderët e së majtës zhvilluan tri orë bisedimet mbrëmjen e shkuar në Vilën qeveritare 30 në kryeqytet.

Ata takohen sërish sot në përpjekje për të gjetur dakordësinë për draftin përfundimtar të reformës në drejtësi.

Jo zyrtarisht thuhet se Rama dhe Meta kanë rënë dakord në disa pika të draftit. Megjithatë, gjatë ditës priten detaje të tjera rreth reformës.

2 komente në “Rama e Meta vijojnë edhe sot takimet intesive për drejtësinë”

  1. taulant says:

    Me lsi nuk ka reforme te vertet kushtetuta mashtuese e shqipris nuk lejon referendum popullor kshu qe jemi te gjith te mallkuar te jetojm ne nje shtet pa te ardhme per 70 perqint te popullsis

  2. Toni says:

    Ilir Meta drejtesi! ore po talleni ju apo cfar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje