Armand Shkullaku shkruan sot se Rama është duarlidhur përballë LSI-së për reformën në drejtësi.
Sipas tij, marrëdhënia e Ramës me Metën është thyer edhe pa reformën në drejtësi, por tashmë është përballë edhe rrezikut të një aleancë LSI-PD.
“Edi Rama po përballet gjithnjë e më shumë me fjalën e urtë se ç’të mbjellësh do të korrësh. Aleati i tij i 1 milion votave, Ilir Meta, e bëri të qartë se për reformën në drejtësi nuk do të veprojë pa konsensusin e PD-së. Kreu i LSI-së u tregua i prerë se këtë herë nuk ka ndërmend të shkojë pas qerres së kryeministrit.
Në llogarinë e numrave në Kuvend, qëndrimi i LSI-së nuk ngre peshë, pasi do të mjaftonin votat e opozitës për të mos u miratuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë reformës. Por në planin politik, deklarimi i Metës në mbledhjen e kryesisë së partisë së tij, e ka vendosur Edi Ramën në pozitën më të vështirë që kur erdhi në pushtet. Ai jo vetëm që nuk mundi të gjejë kompromisin e kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët me opozitën, por po rezulton pa asnjë ndikim edhe mbi aleatin e tij më të vogël.
Sikur të mos mjaftonte kriza ekonomike dhe skandalet korruptive që po e gërryejnë përditë qeverinë, kryeministri tani gjendet duarlidhur edhe politikisht për të vepruar. Përballë tij, LSI po flirton thuajse hapur me PD-në dhe kjo e fundit ka zgjedhur ta kursejë Ilir Metën duke lëshuar kështu sinjale të dyshimta në distancë. Situata e re e krijuar në harkun e 48 orëve, por me një zanafillë më të hershme, praktikisht e ka futur në ankth qeverisjen e Ramës. Ai gjendet në udhëkryq mes tërheqjes zvarrë në mëshirën e Ilir Metës, nën moton “ta shtyjmë sa ta shtyjmë këtë histori”, ose një vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Zgjatja e kësaj dileme është njëkohësisht edhe zgjatje e mosqeverisjes së vendit. Në gjendjen e mosveprimit, kryeministri Rama ka mbetur si një peshk, uji i të cilit po shteron përditë”, shkruan Shkullaku tek Mapo.
Ai thotë se Rama duhet të kishte shkuar në zgjedhje të parakoshme që kur u shfaq çështje CEZ-DIA, ndërsa tani, sipas Shkullakut, është vonë që Rama të ndahet nga Meta.
“Duke përdorur reformën në drejtësi si një rast për t’u afruar indirekt me opozitën, mesazhi i Metës për Ramën nuk është më paralajmërues, por kërcënues. Jo më kot, mbledhjes së kryesisë së LSI-së i paraprinë shumë zëra pëshpëritës se ajo mund ta braktiste koalicionin me PS-në. Mediat pranë Metës, folën madje për qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme. Nëse në krizën e parë me Ramën, Meta kishte kundër edhe PD-në, këtë herë kjo e fundit (jo pa kosto morale) ka zgjedhur të mos bëhet pjesë e lojës dhe të kundrojë në distancë aftësinë e kryeministrit Rama, për t’i dhënë zgjidhje problemit me aleatin e tij në qeveri. Në fakt PD e provoi në vjeshtën e kaluar, kur Rama u kthye nga SHBA dhe sfiloi në zyrën e Metës, se kryeministri nuk ishte i aftë për vendime të mëdha, por mbetej një lojtar i intrigave të vogla. Selektimi që tashmë po bën Lulzim Basha po ia shton edhe më shumë hezitimin dhe pasigurinë kreut të qeverisë.
Por edhe nëse merr guximin për të vepruar, për t’i thënë ndal lojës që po bën aleati i tij më i vogël, edhe me çmimin e zgjedhjeve të parakohshme, për Edi Ramën mund të jetë vonë. Ai e humbi rastin për ta bërë këtë kur ishte momenti i duhur. Sot, çdo vendim i tij do të dukej një detyrim dhe jo një zgjedhje. Një hall dhe jo qëndrim parimor. Ai madje e ka humbur të drejtën morale për të akuzuar LSI-në se po afrohet me PD-në, që kur e kaloi vetë i pari ylberin në 1 prill 2013. Ai po korr atë që ka mbjellë atëherë dhe atë që ka mbjellë në këto dy vjet. Për këtë nuk mund ta kërkojë më fajin te Saliu dhe as të ankohet për Ilirin. Tashmë është rritur për t’i marrë përgjegjësitë vetë dhe i ndërgjegjshëm për zgjedhjet që ka bërë”, e mbyll Shkullaku.
rruge te mbare meta . akoma nuk ka ikur kjo situate e krijuar eshte produkt i ketyre koalicioneve me LSI , te jeni te sigurt se asgje nuk fiton me meta ne zgjedhje, gjysmat e deputeteve ishin ne listat e PS . ky vend u katandis keshtu vetem nga koalicionet e qelbura me Meten
Qerrja eshte e Amerikes, dhe Ilir Meta do uli koken, sic po ben PD.
Edi Rama eshte i fituar sido qe te aprovohet Reforma.
Shpresojme te arrestohen te pakten 50 veta me ne krye Sali Berishen, Argiten, Shkelzenin.
Rama nuk shquhet per nje politikan i zoti dhe per kete nuk duhet ,qe ky vend te habitet nga katrahura qe eshte krijuar gjate ketyre dy viteve . Koalicioni ishte teper i ndyre dhe nuk duhet te pranohej nga masat e medha te qytetareve ,sepse nje popull i zgjuar duhet te mendonte qe kjo lidhje eshte per interesat e Rames ,por kurresesi te vete popullit .
Tani dhe populli duhet te korri ate qe mbolli me duart e tij .
Nga nje popull injorant nuk mund te presesh qeveri te mire .
Degjojeni këtë talebanin se eshte i mençur.
Ja keni patre se si e ka mjekren? Tere undur sepse ha pace derri cdo mengjes.
Yndyrë, shoku, yndyrë, jo “undur”.
Ti Shkullaku flet i gezuar per nje gje te tille dhe gjoja ben edhe qeramanin se tu dha rasti qe te vesh para pergjegjesise Ramen, por kujdes; Besoj se ai popull nuk ka vendos te shuhet dhe nuk do te kete fare nevoje as per Ilir Meten e as per Sali e Lulezim Bashen. Ilir Meta edhe me ate qe deklaroi dje ngelet njeriu me i poshter pas Sali Berishes, por do kete ndonje shqiptar ne mos te gjithe qe ta coje atje ku e meriton. Shqiperia dhe shqiptaret duhet te clirohen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta ose perfundimisht, ka ardhe koha qe te shuhen. Le te zgjedhun vete.
Ngjalat e Gjirit te Lalesit po japin efektin helmues.
Likja dhe Monika si kurthinjer jan specialist te intriges.
Edi Rama duhet ti japi fund koalicionit me HAJDUTIN po qe se don me ndertu shtetin e se drejtes.
Go to Hell Ilir MUTI
Eshte e cuditeshme sa idiot politik eshte ky zoteri Shkullaku. I bene jehone politikes provokative te Berishes dhe kete e quan “politike te zgjuar dhe te mencur”. As e shqeteson fare dhe as i bie neper mend fakti, se ne c’gjendje na ka cuar si vend kjo politike e mbrapsht. Edi Ramen, i cili nuk ecen mbi keto binare politike, e vlereson te paafte. Pra, i afte i duket djalli. Thenien lapidar te anglezve, se ne fund te fundit “politika me e mire eshte ndershmeria”, “mendjendrituri” Shkullaku duket e konsideron nje ushqim jo te mire per stomakun politik te ketij populli. Lojrat zbavitese te zotit Berisha po, keto jane politike e mire, ato te cojne atje ku duhet, ne pushtet, per ta zhvatur dhe rrjepur kete vend deri ne piken e fundit te gjakut.
PSE NUK E BOTONI KÖMENTIN TIM/ E VERTETA DUHET THENE NE SY
Mendoj se situata ka nje zgjidhje. Te bien dakort per qeveri teknike e zgjedhje te parakoheshme, por pasi te jete bere reforma ne drejtesi. Si po shkojne punet mua me duket se ky eshte edhe plani B i BE-se dhe i SHBA-se.
Aleanca e PS-se me LSI-ne eshte si miqesia e Shqiperise me Kinen dikur, nga e keqja. Nuk ngjiti kurre tamam tek militantet e PS-se.
Eshte cik si e pakutpueshme se si nje aleance midis dy hajdutesh ordiner e te korruptuarish deri ne fyt si Rama-Meta te prodhoj nje rezultat elektoral prej 1 million votash ne nje vend ku forca aktive eshte me pak se 1.5m. Ose votat manipulohen, ose ne jemi populli me koqe kanari qe ka pa historia e Europes.
I gjith ky klan i fuqishem, tashme jo me ilegal, i cili po perpiqet qe te vertetoje apo te parashikoje me gezim se “Rama eshte me duar te lidhura nga Meta”, ne lidhje me reformen ne drejtesi, per shkak te budallallekut te ketyre fare analisteve, njerezit e paperlyer tashme e kane te qarte si driten e diellit se
1. Rama eshte seriozisht ne anen e ShBA e BE qe reforma ne drejtesi te perfundoje, por te perfundoje ashtu sic duhet dhe pa deformime.
2. Reforma ne drejtesi tashme po u kall daten te gjith grupeve te organizuara kriminale, nga frika e ndeshkimit te rende, me bekimin e ShBA e BE,
3. Zedhenesit e ketyre grupeve kriminale, po punojne intensivisht qe kjo reforme te deshtoje. Dhe qe te deshtoje, po bejne te pamunduren qe te percajne te majten, te shantazhojne dhe te pergatisin opinionin publik qe kjo reforme po deshton.
4. Duke dashur te arrijne percarjen, ata, dashje pa dashje nxjerrin teper te zbuluar Meten, po e paraqesin si faktorin e vetem qe mund te shkatrroje kete koalicion ne menyre qe Rama te jete “duarlidhur” apo si “peshku pa uje”.
Duke punuar per sabotimin e reformes nepermjet percarjes Rama e Meta, keta i bejne nder Rames dhe nga ana tjeter sakrifikojne Meten si ai qe “i lidh duart Rames” apo “e le si peshku pa uje”. Pra i bie qe Meta eshte ai qe e lidh reformes dhe e vdes ate nga uji qe eshte jetesore per te.
Me paster se kaq nuk ka ku shkon.
Pra do mendoja qe Meta nuk duhet te jete i lumtur nga keta fare “duaxhinjsh”.
Sidoqofte ky moment, qe lidhet me reformen ne drejtesi, eshte momenti kulmor qe shqiptaret dhe nderkombetaret te shohin se ne cfar kahje po shkon Shqiperia, do vazhdoje drejte humneres apo do ktheje rruge.
E vetmja shprese eshte sa do jene te vendosur nderkombetaret.
ik more ushtari i ISISIIT mafioz i ndyre lepija lulit se i ke ditet e netet e numeruara bandit mjekercjap
Filloi bolja e sales me na dhon men.Vecse gamori nuk e din se lsi i ka mor votat nga pedeja.
Reforma ne drejtesi…..mbase nuk mund te firmoset nga killerat e MENDER PD-se….
Reforma ne drejtesi mbase nuk mund te firmoset as nga ….hijenat hajdute te ..LSI -se…
Reforma ne drejtesi…..sikur edhe Edi Rama te kthej mendje per jo,[qe nuk ka arsye ta bej]…..
ate ,duan apo nuk duan shqiptaret….do ta VULOSIN DHE FIRMOSIN….vete AMERIKANET ME EUROPIANET !
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
DHE SEKUESTRIM PASURIE
PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.
Kujt i plasi,ishalla nje ore e me pare.
Mire ja bene.. Sja hajer nga LSI. Ata luajne vetem bixhoz , popull i keq jemi.. Qe japin vota koti.. Ata krijuan parti vetem per te vjedhur jo me shume..
Mos i qni hall kaloresit se i varen kembet…Tani Edi fiton i vetem..