Nëse do të ishe në vendin tim gazetar vullnetar si do të ndjeheshe kur kryetari i parlamentit Ilir Meta sulmonte gazetaren e “Zërit të Amerikës” dhe e telendiste alla shqiptarçe në mes të Washintonit?
Nëse do ishe në vendin tim gazetar vullnetar e aspak qokaxhi si do të ndjeheshe kur kryeministri Edi Rama me arrogancën e tij poshtëron jo vetëm individin gazetar por edhe profesionin, me ironi alla shqiptarçe në mes të ditës me diell apo me shi qoftë?
Nëse do ishe në vendin tim gazetar që rropatesh mes intrigave e kërcënimeve për të informuar të gjallë e të vdekur, si do ndjeheshe kur një ish gazetar, ish kryeredaktor, ish ministër që u dorëhoq pas dhunës ndaj gazetarit, kur një ish Luan Rama shpartallon me fyerje e me terma pornoballkanike gazetarin dhe gazetarinë shqiptare?
Po kur Sali Berisha djeg redaksi gazetash, gjobit televizione, dhunon e merr peng, plagos në bulevard gazetarët dhe gazetarinë shqiptare si do ndjehesh ti?
Mirë të na bëhet, aq mirë sa e meritojmë. Kjo lloj krushqie e gangrenizuar politikë-media-media-politikë është një nga klonimet më të poshtra të këtyre 20 viteve tranzicion. E filloi shkërdhimin e gazetarisë Koço Kokëdhima me gjobveniet e “Shekullit”, i vazhdoi Sandër Frangaj me klanëzimin e flirteve mediatike dashuri-urrejtje-dashuri, dhe stafetën e ka marrë Blendi Fevziu duke opinionuar çdo allishverish media-bizes-media.
Viktimat si gjithmonë janë gazetarët hallexhinj, ata që shiten, blihen, përdoren, shtrydhen, flaken, riciklohen sipas orekseve të botuesve dhe pronarëve halabakë. Viktimat jemi ne pa integritet, ne që na përdorin e na nxjerrin në llogore si koreanoveriorë.
Ne gazetarët shqiptarë që i bëjmë moral gjithë dynjasë po për vete nuk paguhemi as sa një kamarier, nuk sigurohemi, nuk kemi sindikatë, nuk klithim për të drejtat tona. Ne që kemi rënë dakord për të mos rënë dakord asnjëherë me veten, ne që dhunohemi edhe nga individi edhe nga shteti, tallemi edhe nga krimi edhe nga autoriteti publik, shfaqemi në televizione të makiazhuar nga surrati por me barkun bosh, qeshim kur lajmet i kemi për të qarë dhe qajmë kur mileti tallet me profesionin tonë.
Ndaj Luan Rama nuk ishte aq naiv e aq toç kuklle sa të vazhdonte të ishte gazetar. Si kurvë e drodhi e u bë politikan, ministër, deputet. Prostituoi parti më parti e tashmë i rehatuar është bërë i fuqishëm me lekë e me pushtet e nuk mbeti brekëgrisur si ne gazetarët që megjithë mëkatet që kemi bota nuk rri dot pa ne. Le të na tallin, të na dhunojnë, të na lenë pa bukë, të na pështyjnë por mos harroni kushdo nuk e ngrys dot ditën pa ne. Kur fiken prozhektorët në studio, kur bie nata mbi kasaba ata vinë e na puthin dorën porsi Edi Rama Eni Vasilit!
Shënim i rëndësishëm/ Në foto kryeministri duke folur me gazetarin dhe një qytetar duke kërcënuar gazetarin.
Luani eshte fiks prostitute.
Tv qe nxori ate interviste eshte tv shume e dobet profesionalisht, nuk duhej te shfaqej,… ose, te shfaqi cdo sharje pastaj te kujtdo.
Mos vdeksh kurre more Bledi !!
Kur pranon nje kryeminister qe “NUK LEXOJ ASNJE GAZETE….” kjo eshte nje SKANDAL dhe TURP i madh per kete kryeminister dhe per te gjithe gazetaret qe nuk e bejne kete sharlatan FERTELE duke i nxjerre bojen!
Kohe per te zhgarravitur ne kalendarin e tij te zyres paska ky kryeminister,aq sa edhe t’i ekspozoje neper galeri arti neper bote duke i shitur,por gazetat nuk ka kohe t’i lexoje!
Doemos as mesazhet apo hallet e popullit nuk ka kohe t’i degjoje e lexoje!
Shkova te henen ne zyrat ve PS-se,per t’u ankuar per rritjen e cmimit te biletave te urbanit,NUK GJETA NJERI PERVEC NJE GRUAJE TE MOSHUAR qe rrinte roje!
Dhe shanin dikur Berishen se e ka ABANDONUAR PARTINE!!
Nje MUT je edhe ti,o Edi Rama:E KE DHJERE PS-ne!!!
Gazetaria eshte si nje Lupe qe dallone cdo njolle
qe laterzhyen sistemet shoqerore,sado te vogla qofshin.
Ne sistem perfshihen Politika,Gjyqesori,dhe gjithecka qe
explorojne duke ecur mbi Shpinat e popullit te cdo vendi.
Ne kete kontex,mendoj se eshte mendim i gabuar iklasifikimit
te Medias siPushtet kur e vendosin ne vendin e katert.
Mrdia eshte Berthama e vetme qe ndricone gjithecka. Pa qene kjo
e tille,asgje nuk do mund te zhvillohej .Eshte e vertete se shume nga
Mediet keqperdoren.,deri sa e katandisin ne Pacavurre! ndersa Gazetaret
e saj pagezohen Gazetaruce! Ne rastin kur nje Gazete ndricone nga perdorimi
i Llampave 500 vateshe,Ajo behet Pushtet i pare , behet Jetedhenese duke ju
hapur Syte dhe kthjelluar mendjet e njerezve.Ne keto kushte ato kontrollojne Partite,
Politikanet,Shtetin,Individet,institucionet,Hallet dhe gjithecka qe lidhet
me fatet e vendit.Atehere lind nje pyetje: Kush kodosh politikani apo zyrtar i larte
merr guximin te fyeje, dhe te mos shpreh deshiren per te qene koke ulur perballe
ketij Planeti superior? Gazetaret jane Shtyllat e Urave ,mbi te cilat ecin bashkerisht
kundershtaret sepse te dy jane pergjegjes te fateve te Vendit.Ata qe nuk bejne kete,quhen Gazetar
qe gatuajne Harrapash,qe do te thote se Separi Reforma duhet te nisi nga Media
sepse eshte kjo qe sigurone cdo mbaresi.
Shkrim realist me ndryshimin qe ‘prostituta’ 25 vjet kane qene e jane ‘gazetarucet’ e ‘protetoret’ me koqe te varura nga kolisteroli qe i perdhunojne me gishta jane ‘salisjanet’,’ilirjanet —LUAN RAMA ESHTE NJE GEJ I OBORRIT SALISJAN SI SHUME TE TJERE!
Or andonio qenke krejt njethundrak shqupi qe e ke vendin ne stalle. Shume mire e ka rama qe nuk i lexon gazetat qe nuk kane asnje pike te vertete.Televizionet jane akoma me keq.Per fat te keq shume shqiptare nuk e kuptojne se politika dhe media jane dy ane te nje monedhe.
Je bo bajat o blendi.
ARTIKULL, SHUME I GODITUR , SHUME DOMETHENES,,,,,,,,,,
PARA SE TE KERKOSH ATE , KU CALON PUNA , U LUTEM KERKO ARSYET PSE CALON KJO PUNE……
PER MUA FAJTOR JANE VETE GAZETARET , U VUNE KUNDREJT PAGESES FIKTIVE NE DISPOZICION TE PRONAREVE TE GAZETAVE, DHE PRONARET NE DISPOZICIONIN E POLITIKES KUNDREJT RRYSHFETEVE TE QEVERIVE….
TANI NE VITIN 2016 KERKONI QE DOPIO GJASHTEN TIA LINI NE DORE EDI RAMES ,,,,,POR GJEMA SHTYPIT FILLOI TI BEHEJ QYSH NGA 1992 -shi…..
FEVZIU E PRANOI VETE QE AI ESHTE PAGUAR SHUME ,SHUME MIRE ,,,,PSE ? THEU SHATIN , PO KESHTU EDHE FEVZIJTE E TJERE,,,,,,,,
AMERIKA NUK I PAGUAN ME SHUME SE TE GJITH POPULLI , POR NJELLOJ ….
PRONARET E SHTYPIT , TV , RADIOVE KENDOJNE ATJE KU MARRIN MILIONA DHE GAZETARET SHKRUAJNE PER PRONARET SE NDRYSHE ATA FLUTUROJNE NGA PUNA….
me relaksonte mero baze me shkrimet e tija kur pd ishte ne pushtet e ps ne opozite . me kenaqte blendi mane me komentet e tij kur ishte sala ne pushtet .me kenaqte fevzo me opinione kur ps ishte ne pushtet para nje viti i ndiqeja lajmet tek topi kur pd ishte ne pushtet.ie ndeksha bbs nwes kur ps esht ne pushtet u ba me shum se 6 muaj qe lajmet i shoh vetem tek zeri i amerikes si dikur kur mero baze raportonte nga shqiperia-ndek edhe shkrimet e blendi manes edhe artan hoxhen me vjen keq per gazetaret byth lepirs te pushteteve . me vjen keq per gazetaret tane hallegjinje .pe vjen keq edhe per ty o mero -me thuani o zoti mero baze ku ti shoh lajmet ke gazet te lezoj ke opinionist te ndeke —sala ka mbaru me qindera sala po lindin ne politiken shqiptare
Ndonjehere, Blendi ta shpif, kur perdor variantin bold te shqipes downtown!
Por, kur mbushet mire dhe derdhet ne epruvete te paster, rrezelline!
Rama nuk e ka me gazetaret e sotem o Blè!
Rama e ka me veten, me veten e djeshme, kur nuk ishte formalisht ne asnje Parti, pak perpara se te donte te dilte ne krie te Birose se PD-se. Refleksionisti Edi Rama e shqeteson papushim Edvin Ramen krieminister, ai e le pa gjume, ai e tmerron…
Po, atehere shtirej, tani eshte i vertete.
Mahere ishin te trembur se Dajkua kishte rene vertete, tani rreken ta ringrene hijen e frikes se Komunizmit.
Po, po, pikerisht ate frike qe perdori Berisha per te arritur Cerekshekullin e Skenderbeut per te mbetur here brenda Keshtjelles se krujes, here ne malet aty rrotull duke e mbajtur zgjuar kampin turk…!
Te dy bashke, Berisha+Rama, kerkojne te arrijne nje Enver te Plote.
Nuk e beni dot pa mua, u thote Meta, edhe tani qe Xhaxha Sulo Gradeci shkoi tek Kumandari…
Bukur Blend…