Partia Demokratike thotë se Edi Rama po iu shmanget rekomandimeve të Komisionit të Venecias, për të kapur sistemin e drejtësisë.
Eduart Halimi ka thënë pas takimit të Bashës me ekspertët e PD-së, se ky system drejtësi është i pavarur, edhe pse mund të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
“Për PD, reforma është jetike, një reformë që duhet të bëjë të mundur largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, por të mbajë sistemin e drejtësisë të pavarur duke zbatuar 138 rekomandimet e dhëna nga Venecia në raportin paraprak të 21 Dhjetorit”, deklaroi deputeti, Eduart Halimi.
Sipas tij, çdo shmangie nga rekomandimet e Komisionit të Venecias ka për qëllim kapjen e drejtësisë me të cilën Edi Rama është në konflikt të hapur interesi.
“Do të kapë drejtësinë për të mbrojtur kriminelët me të cilët qeveris”, tha Halimi.
Ajo që ndan më fort palët duket se është shumica e cilësuar për strukturat kyçe të përcaktuar në draftin e ekspertëve të maxhorancës, e që sipas demokratëve, bien ndesh me rekomandimet e Venecias.
“Çimentimi i kapjes politike është pikë ndarje mes nesh dhe Partisë Socialiste. Venecia thotë qartë se votimi i kupolës me 84 vota çimenton kapjen politike”, u shpreh Halimi.
Shqiperia eshte Republike Parlamentar.Shumica, me 84 vota eshte legjitime, per te marre vendimet,por e kruan kot me gozhde te ndryshkur!
Jam I bindur se po te ishin 93 vota,Halimi do kerkonte 140 !
hahahhahhahahha ani ky qe rras nji lug qorb te prishur e vjell tan jeten
Ndersa deri tani, ishte me shumice te thjeshte , atehere ju mbroni drejtesine qe e keni te kapur……………. zoti Halimi.
kjo qe kemi tani eshte drejtesia e degjeneruar e jarit lulit malokut dhe ty o qorbaxhi thuthuq
ik o hajvan o matrapîk