VIDEO/ Rama: Kur të anëtarësoheni në parti do të merrni vesh datën e kongresit

14 Janar 2016, 21:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me koordinatorët e PS të Qarkut  të Shkodrës dhe Lezhës. Takimi është u zhvillua në ambientet e selisë së PS.

Në përfundim të takimit, kryeministri Rama, i pyetur nga gazetarja e Ora News, se kur do të mblidhet kongresi i PS, shefi i qeverisë iu përgjigj se datën do ta merrte vesh kur të anëtarësohej në PS.

Gazetarja: Zoti Rama kur do ta mblidhni kongresin e PS?

Edi Rama: Kur ju të anëtarësoheni në PS do ta merrni vesh.

Gazetarja: Ende nuk kemi vendosur të mos jemi anëtarë, por të paktën të dimë datën kur do të mblidhet konkresi

Edi Rama:  Këtë është diçka që e diskutojmë vetëm me anëtarët e PS.

Në takimin e Ramës me koordinatorët ishin të pranishëm edhe ministra të kabinetit qeveritar.

Mësohet në në takim me koordinatorët, kreu i ekzekutivit ka dhënë orientimin, në mënyrë që të përfundojnë sa më shpejt zgjedhjet në strukturat e PS.

4 komente në “VIDEO/ Rama: Kur të anëtarësoheni në parti do të merrni vesh datën e kongresit”

  1. adi says:

    kot ben si interesant ky!!!!!

    e sigurt qe nuk ja ka thene akoma Kocua prandaj ben keshtu!!!!!!!!!

  2. soc4 says:

    UN JAM ANTAR I PS, KRYETAR ORGANIZATE, POR NUK E DI DATEN E KONGRESIT. KY KRYETARI JONE TE SHOHE 1 HERE MANDATIN E VET, SE KA 2-3 VJET QE I KA SKADU DHE E KA TE PARINOVUM PASTAJ TE MERRET ME KONGRESIN. PO I CON SOCIALISTET PERSERI NE OPOZITE ME KETO MEND. NUK E DO ME SA NJERI, RREZIK AS NENA E VET.

  3. ErionS says:

    Ky birbo i ka shkateruar strukturat e PS dhe ka vendosur ushtare jo anetare qe kane kontribuar ne PS. Ka vo tironsit ene shoqnine e vete- ne kete vend s’po na ndahet monarket. Edhe vajza gazetare e pyet per kongresin ….ky as e di qe duhet te mbledhe kryesine, kongresi qe ka nje statut qe duhet respektuar . Edi erdhe si te gjithe politikanet dhe ngrite shpresen por nuk po shohim nje socialiste rreth teje vetem shoqerine dhe goca te bukura ( sec me kujton ngandonjehere filmin Diktatori te S.Cohen i rrethuar ngado me goca te bukura:):) Befsh qejf vella por je shume larg mendjeve te hapura -e kupton zotrote se c’dua te them :):)

  4. neritan says:

    Pse kemi kete kryeminister kaq idiot…
    Partia socialiste nuk eshte prone e jotja, duhet te jete pasuri kombetare sepse eshte nje organizate qe na qeveris.
    Ngjarjet ne parti nuk jane vetem te interesit te antareve por duhet te jene te dominimi publik.
    Jane rregullat elementare politike. Por me kete pergjigje nuk kuptoj se cfare ky do me treguar. qe eshte injorant. qe eshte prepotent??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje