A mund të flasë më Nishani për drejtësinë, pa u përgjigjur për skandalin e shkresës së tij?

14 Janar 2016, 21:04Politika TEMA

Bujar Nishani ka pritur sot në një takim në Presidencë, diplomatët e huaj.

Edhe pse dy ditë më parë, gazeta TemA publikoi një shkresë skandaloze, në të cilën Bujar Nishani i sugjeronte gjyqtares se si duhej të vepronte në një process gjyqësor ku i paditur ishte Krenar Ahmetaj, ai ka marrë guximin të flasë për drejtësinë.

Ai vijon të këmbëngulë për një tryezë politike.

“Përfitoj nga rasti t’u bëj edhe një herë thirrje të gjitha palëve, politike dhe të shoqërisë civile, që me transparencën e nevojshme dhe duke i qëndruar besnikë angazhimit të parë për të përqafuar frymën dhe orientimet tashmë eksplicite të Komisionit të Venecias, të dakordësojnë sa më parë paketën ligjore. Në këtë frymë konstruktive do të vazhdoj të mbështes plotësisht dhe të lehtësoj, nëse nevojitet, çdo përpjekje e angazhim”, tha Nishani.

Nishani tha se reforma ka hyrë në një fazë kyç dhe procesi mund të rigjallërohet përmes bashkëpunimit të hapur e vullnetmirë në kornizën kuadër që ka ofruar Venecia.

Por, si mund të flasë një njeri për reformën në drejtësi, dhe madje të negociojë për tryeza politike, kur është një nga njerëzit që e ka deformuar sistemin e drejtësisë?!

Ndoshta do të bënte mirë që njëherë në most ë kërkojë falje, të japë shpjegime për shkresën e tij skandaloze, dhe më pas të marrë nisma për tryeza politike.

5 komente në “A mund të flasë më Nishani për drejtësinë, pa u përgjigjur për skandalin e shkresës së tij?”

  1. sikur te isha djale says:

    Po le te flase se ai budallalleqe thote,te gjithe e dine edhe nderkombetaret.Asnje e keqe nuk i vjen reformes nga nje budallah

  2. llozi says:

    pyetja ne titull eshte sikur kemi te bejme me nje njeri normal.

    ky palaco karagjoz president ka te drjete te beje cte doje. pyetja per te nuk ka kuptim.

  3. astrit says:

    Nje njeri qe nuk ka tru, si mund te kete turp.

  4. hari says:

    HAhahaha…ca merreni me nishanin ….lere ta marri zoti..e te jete dhe ai rehat

  5. trojani says:

    Pyetje retorike !!!
    Ky kokoshurdhi nuk degjohet as para dhe as mbrapa letres,as femijet e tij se degjojne me.
    Ky ishte poshtrimi me i madhe qe saligadafi i beri popullit shqiptar,i vendosi per president nje atikapat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje