“Bomba” e dajës së Xhevat Hanës: Nipin tim e helmuan

15 Janar 2016, 10:39Politika TEMA

Katër vjet pas vdekjes së prokurorit të njohur Xhevat Hana, daja i tij, Ahmet Çollaku, lëshon disa akuza të forta.

Ai thotë për gazetën Dita, se nipi i tij nuk ka vdekur për arsye natyrore.

Sipas tij, Xhevat Hana është helmuar.

Me Xhevatin, për herë të fundit u takuam në Tiranë në vjeshtën e vitit 2011, kur unë u ktheva nga jashtë. U pamë ato ditë të panairit të librit aty në Pallatin e Kongreseve. Ishim gati përballë. Xhevati të befasonte me atë prezencë ekstra. Përsëri më verboi vështrimi e tij, ai vështrim sikur donte të më thoshte, “mos dysho, jam unë”.

Kishim vite pa u parë. Ai kishtet ngelur topolak, statujë lëvizëse që zhbironte me sy çdo gjë rreth tij, edhe mirësinë edhe ligësinë. Edhe atë ditë ishte veshur solemn, me një kostum gri, ku spikaste një gravatë e gjatë gri, lëshuar në atë këmishë të pastër.

Para se të transferohej nga Prokuroria e Përgjithshme në fund të vitit 2007, nipi im ishte përfaqësuesi i akuzës shqiptare për dosjen korruptive të rrugës Durrës-Kukës, që mendohej se shkonte të paktën 220 milionë Euro…“, shkruan ai.

Nipin tim nuk ma vrau serbi këtu pas kurrizit të Rrajcës, as mbetjet luftarake ngelur nëpër istikamet në të dy anët e kufirit, nipin tim e vrau pseudo demokracia shqiptare. Këtë e dinë të gjithë!

Nipi im kishte në sirtare disa proçese gjyqësore që detyrimisht do të kërkonin përplasje me shumë qeveritarë shqiptarë, apo edhe më tej. Sigurisht ata do të bënin (dhe bënë), ç’është e mundur të mos e kishin përballë. Prandaj e helmuan… Nuk dihet me çfarë diagnoze vdiq nipi im! Demokracia shqiptare, mafia shqiptare, nuk të vret me plumb por me helm.

Ai ndoqi çështje të mëdha, më të bujshmet e drejtësisë shqiptare, atë të hetimit të zhdukjes nga ish-oficerët e SHIK-ut, të biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, apo atë të skandalit me fondet e rrugës”, vijon ai.

Xhevat Hana është prokurori që hetoi dosjen e Remzi Hoxhës dhe çoi në gjykatë të pandehurit për këtë çështje.

Ai hetoi edhe dosjen e abuzimeve me “Rrugën e Kombit”.

Hana jetonte në një apartament modest, ndërsa qeveria, pavarësisht kërkesës së familjes së tij, nuk dha asnjë fond për kurimin e tij.

10 komente në ““Bomba” e dajës së Xhevat Hanës: Nipin tim e helmuan”

  1. Zani T. says:

    Nuk eshte vetem Xhevat Hana, qe ashiqari duket se eshte dora e krykriminelit Sali Berishas ne kooperacion me Lulzim Bashen (ose S.Berisha juniori) e 230 milionshit te Rruges se Kombit. Dhe, per fat te keq, lista e njerezve qe shkuan tak-fak eshte mjaft e gjate e ne krye te tyre si ideues jane po ato dy te paret. Pse vdiq Pjeter Arbnori? Ali Spahia? Ibrahim Rugova? Bashkim Gazidede? Ferit Hoti? Pse u “aksidentua” Kosta Trebicika? Po Remzi Hoxha? etj, etj.
    Nese do te vije nje dite drejtesia ne kete vend, nder te paret ceshtje qe duhet te ndermarre per hetimin e tyre (deri ne çvarrosjen e tyre) eshte qe te zbulohet njehere e mire kjo “enigme” tranzicionale, teresisht ne ngarkim te Sali Berishes e te juniorit Lulzim Basha, qe u perzgjodh si pasues, politikani me skandaloz, edhe fashisti Genti Strazimiri, apo Eduard Halimi do ta bente me mire, le me i ndjeri Sokol Olldashi, qe i shtohet listes se mesipermeve te te vrareve e te “aksidentuarve”. Nje ish-deputet i Shkodres, me mbiemrin Ujka, ish-aktor, i cili i zhgenjyer nga tere kjo krimineliade, ka pase lene nje fjale qe qarkullon nder shkodranet e ardhur gjate tranzicionit ne Tirane. Pse vdiq Pjeter Arbnori? e pyesinin. – Cofi, pergjigjej dhe drejtonte gishtin nga kryeministria, ku mbreteronte Saliu. Me sa duket ishte marre vesh se “kishte filluar me fol shume”, ndaj pesoi fatin e listes (jo te Shindlerit) po te Saliut. Se Tonini tjeter, ish-deputet edhe ai nga Shkodra, i ka vene celes gojes e do me i jetue edhe do dite, duke kerryer vjersha bajate e tregime me fshi b… me to.

  2. milet i varfer nga shpirti says:

    Respekt dhe i pa harruar do mbetesh ti djali me i thjeshte e i paster i hetuesise e prokurorise se Tiranes qe 30 vjet te shkuara , llumi i alias drejtesise shpellaro-plepiste nuk mund te kishte vend per njerez te ndershem si ju i pa harrruari Xhevat , vdekja juaj e papritur ishte planifikuar nga kriminelet te tipit Berishisto-Putinist , daja juaj me vones por te pakten foli e liroi shpirtin per marazin e vrasjes tuaj mafioze te politikes . Qofsh i pa harruar e ngushellime familjes .

  3. Dyrrahu says:

    Nuk ka njeri e as drejtesi qe zbardhe te zezat e Sali Berishes.
    nuk ka zonje e as zoteri qe mbulon krimet e Berishes dhe
    nuk ka det e as oqean qe pastron legenin me ndotje Sali Berisha.
    Kot mundimet, kot angazhimet, kot vendimet dhe kot shpenzimet,
    krimi eshte i madh, Shqiperia e vogel per te rene punet ne vend te vet.

  4. terci e verrci.... says:

    xhevat hana i sherbeu berishes ne sa e sa gjyqe politike or ti zoti daje. ishte ky xhevati yt qe me urdher te berishes dergoi ne gjykate njerez te pa fajshem per 2 prillin e 91 dhe pas kesaj berisha e gradoi nga nje prokuror i thjeshte ne shef tek prokuroria e pergjithshme. nuk kish nevoj berisha te helmonte xhevatin se nuk e llogariste as per mize kali, berisha i perdorte te perdorurit dhe i hidhte ne kosh te plehrave. po sot te gjithe duan te dalin ne gazeta dhe tv prandaj mire ben dhe ti qe ndjek moden.

    1. LORA says:

      Prokurori I gjyqit te masakres dy prillit,1991,,,,,dmth klienti I mortjes brekedhjere,quhet Neshat Fana,,,e komenti yt eshte ekzakt si nickname yt,,,e terrci e verrci.

  5. antonio says:

    Ja pse ka VLERA HISTORIKE legjendari ENVER HOXHA!
    Quajeni si te doni,por ne kohen e tij kurre nuk ndodhnin kaq KRIME MONSTRUOZE per interesa personale dhe mafioze!
    Ai ndertoi nje SHTET MODEL,qe te gjithe ishin njelloj para ligjit!
    Ata qe e shajne sot ate HERO,jane ARMIQTE E TIJ e jo populli!
    Beni sot nje REFERENDUM POPULLOR dhe do shikoni se sa e vlereson populli shqiptar kete BURRE SHTETI E PATRIOT I FLAKTE!
    Sali Berisha eshte ARMIKU me i madh i popullit shqiptar nder shekuj !

  6. Pilo Lala says:

    Nga eshte Xhevat Hana?
    Duket nga mbiemri si fis i Astrit Hanes, kusheriri pare i Liri Berishes.
    Mbase gaboj.

    1. LONA says:

      Eshte nga Librazhdi, nuk ka lidhje fare me ate person qe ti permend.

  7. Hamit says:

    Nqs ju kujtohet para rihapjes se Gjyqit te Remzi Hoxhes ne fillim viti 2008 u bene disa artikuj ne gazeta qe kerkonin te pastrohej organi i hetimit nga Prokuroret qe kane sherbyer ne diktature. Dhe per cudi ky Prokuror i diktatures mori ceshtjen me te rendesishme te kohes.
    Por ne Shqiperi nje gje dihet, siq e ka perseritur edhe Z.Rama , Shqiperia eshte e mbushur me heronje te rreme.

  8. Don says:

    Po, po, I thoni brekdhjere Saliut por lista e krimeve te tij ja kalon edhe Escobarit te Kolumbise. Une nuk kuptoj nje gje me familjaret e listed se gjate te viktimave. Cfare presin dhe bejne sehir kriminelin si poshteron akoma viktimat e tij???!!!!! Drejtesi nga shteti as ka per tu bere kurre. Dilini zot vete gjakut tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje