Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një shkrim që po përlot të gjithë ata që kanë mundur ta lexojnë. Por cili është ky shkrim dhe kujt i dedikohet ai?
Në fakt, shkrimi është bërë nga një juriste e Ministrisë së Energjise dhe Industrisë në Drejtorinë e Integrimit dhe Projekteve. Bëhet fjalë për bukuroshen Desantila Vatnikaj, e cila edhe pse nuk ka mbaruar për letërsi, ka një pasion të madh për të shkruar. Prej kohësh Desantila zotëron blogun e saj, i cili gjithmonë është i mbushur me shkrime të ndryshme por ky i fundit i ka kaluar pritshmëritë, siç edhe ajo vetë shprehet.
“Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!”, ky është titulli i “shkrimit prej shpirtit” nga Desantila.
“Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që unë do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla në klasën e dytë e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet prej “mami”, më beso se një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur. Bëji një natë palacinkat e saj me Nutella, vizato kukullat e saj të preferuara e lëre t’a mbështesë kokën në shpatullën tënde e t’a zërë gjumi aty, a ka dashuri më të madhe?! Mësoje për të bukurën, natyrën, pikturën, muzikën, ushqeja shpirtin me art, dhe bëje të qeshë shumë. Kujtoja herë pas herë se sa e do. A do ketë gjë më të bukur se shkëlqimi që do marrë syri i saj?! Kur të jetë në moshën e adoleshencës, kritikoje më pak e dëgjoje më shumë, ajo ka nevojë të shprehet për të gjetur një fole. Edukoje me dashuri, është forma më efektive që thyen cdo murë, më beso, se sa e butë do të jetë edhe ajo me reagimin e saj, ti je ai që përherë do t’ja vjedhësh buzëqeshjen”.
“Kur të më tregojë mua se ajo ka një shok, të lutem mos u bëj protektiv, e di… do e gëlltisësh me zor si lajm e atë natë nuk do të të zërë gjumi, por merre një natë në restorantin e saj të preferuar e thuaji se të jesh versioni më i mirë i vetes është zinxhiri më i fortë që mund të krijojë me rrethin e jashtëm. Thuaji se nuk të intereson nëse portofoli i atij djali është plot apo gjysëm bosh, për aq kohë sa ai të këtë zemrën plot bëje një shoqërues të një shpirti të bukur si të saj. Thuaji se ajo nuk është një njeri i zakonshëm në jetë, por është produkt i një lumturie e të tillë e meriton cdo ditë të jetës duke mos toleruar të trajtohet ndryshe. Mësoje se të japësh shumë dashuri do të thotë edhe që ajo dashuri të kthehet cdo ditë që ajo do të hapë sytë. E në ditën e saj të shënuar, jepi unazën time që unë e kam të njëjtë me time më, e thuaji se aty e ka gjenezën ajo, prej dashurisë së stërgjyshes, gjyshes dhe nënës së ardhshme e gruas tënde aktuale. Bekoje me dashurinë që më ke dhënë mua e tregoi se si jeta të solli në të njëtën rrugë me mua, e shpjegoi se emrin ja zgjodha unë, duke i konfirmuar se prej dashurisë, ti më the, do të bëjmë si të duash ti zemër, të quhet sipas dëshirës tënde”.
“Babai rriti një vajzë si unë që sot është ajo që ti ke zgjedhur si nënën e vajzës tënde të ardhshme. Bëhu dhe ti babai i një vajze që të jetë kurorë dashurie e rrethuar me jetë të lumtur. Të lutem, duaje, me shpirt…”
Top Albania Radio
undefined
Per mua nje shkrim brutal,ku ka baba ne bote qe mos te doje femijen e tij. Nese ti je nje femer qe nuk e meriton ate burre,ai ty te zhduk e femijen e tij joooo…..
Po doli djale çfar ke me bo ?
Nuk mund ti lutesh burrit qe ta doje vajzen,sepse kjo gje vjen natyrshem.
Mund ti lutesh vetem qe ta doje vajzen qe ndoshtati e ke zan me dike tjeter-
Per mua ky shkrim eshte thjesh nje trillim i bukur
Goce! Dasht Zoti, nuk te ka lene me barre, e s’do te mbaje atesine, se per te qene ‘letter prej spirit’, nuk eshte sikur qiell e toke te bashkohen. Vajmedet se si shkruan, e vajmedet punet e asaj ministrie qe ka ca ‘yje’ si puna jote. 1 keshille- futju modelingut.
Shkrim mjaft i bukur .
Nuk e di nqs ktu nekte web do ishte vendi i duhur per tu diskutuar shkrime te ksaj natyre ,pra dua te them Letrare .
Do me pelqente te shprehesha me hapur ndoshta si admirues i Litetartures ,
por ktu funxionojn gjerat ndyrshe nga rest i botes ,mjerishte .
Megjithate nqs do jepej komenti im , do thoshja shkurt , se nji shkrim qe del nga gjuha e shpirtit ,
eshte padyshim stili me i bukur dhe me origjinal ne versionin Shkrimtare .
Nji shkrim qe motivon jeten dhe leviz shpirtrat e mpiir te asaj shoqerie ,duke i kujtuar se Njeriu ka Brenda trupit te tij edhe Shpirt ,ka edhe endra per jeten , pa te cilat jeta s’ka asnji kuptim .
Do ti uroja ksaj Juriste simpatike dhe mjaft te taletuar ne kte art social e shpirteror te shkruj sa me shume ,
sepse ajo shoqeri ka shume nevoje sot me shume se kurr ,per te ngjallur ate ndjenj shpirterore ,te te dashurit femijet dhe edukuar ato me ndjenja njerezore ,te Duan jeten ,te Duan sjelljen e mire qytetare ,te Duan Kulturen dhe artin ,sepse vetem keshtu jemi njerez ne kte bote dhe jetom me mire ,shoqeria behet me e mire dhe sigurishte qe fati i jetes na buzeqeshe …per sempre.
Per te tille shkrimtare ka nevoje ajo shoqeri .Rrespekte.
A e dine shqiptaret cdo te thote plagjiarizem? Mesojeni kete fjale dhe pastaj komentoni.
Fiks!
Plagjiarismi ne Shqiperi eshte nje fenomen kaq i shpeshte sa shume shpejt askush nuk do te mund te dalloje te talentuarin nga mashtruesi, vjedhesi i mendimeve te te tjereve, i papergjejgshmi, njeriu me moral te ulet. Kjo juriste, me nje pozicion te rendesishem ne nje nag ministrite e vendit, pa asnje problem, gjen nje blog te nje studenteje amerikane, e perkthen shume keq, e poston me emrin e saj e njerezia e gazetat e vendit pa asnje verifikim i bejne “feature” artikuj! Cte thuash, mjer ai vend, nuk kane faj edhe gazetat, duhet nje staff i tere prej 10 vetesh ti biesh ne te cbehet. Ja artikulli origjinal…..nga Julianna Small:
http://theodysseyonline.com/loyola-marymount/letter-father-my-future-daughter-fathers-day/110076
Vajza eshte NATYRA ! Ai qe e do vajzen do Natyren, do vehten.
Shkrimi ne fjale eshte vertet prekes dhe mjaft i bukur. Por ky version eshte vetem nje version i reduktuar i nje perkthimi te nje shkrimi ne Huffington Post, ne gjuhen italiane disa dite me pare. Letra i drejtohej nje babai nga vajza e tij ende e palindur, e cila duke e lutur qe ai te sillej ne kete menyre (si pershkruhet me lart ne menyre shume me te shkurtuar se origjinali) kur ajo te lindte dhe te rritej, do te ndihmonte qe ne te ardhmen meshkujt t’i trajtonin femrat, ashtu si nje baba trajton vajzen e saj, me dashuri e perkujdesje. Eshte nje pershtatje, e deri ketu s’ka asgje te keqe. Por gjithesesi nuk mund te ‘sherbehet” si nje shkrim origjinal nga kushdo qe pretendon te jete autore/i . Ky eshet linku i versionit origjinal: http://www.huffingtonpost.it/2015/12/16/papa-violenza-donne_n_8816434.html?utm_hp_ref=la-vita-come (ndoshta gabohem une?!)
hahahahh o zot. Kjo komplet debile ne cfare ka shkruar. Nuk e kuptoj si mund ti lutesh neser pasneser bashkeshortit tend te lutem duaje vajzen tende. kjo eshte e manget dhe plus kjo eshte nje kopje. tani kane nisur shkruajne dhe reklamat e ndryshme. ahhh punto nero albania quo vadis o impotence mendoreeeee
Shkrimi ka ndjenje, por ka shume mangesi ne drejtshkrim. Te metosh se ke damar prej shrimtari dhe te mos dish te perdoresh drejtshkrimin e gjuhes tende, me mire mos shkruaj. Po fjalet e huaja pse nevojiten kur kemi plot shqipe?
Shkrimi eshte i bukur por megjithate me lindi nje pyetje; Ne se eshte nje shkrim sentimental dhe kaq personal, pse eshte percjelle edhe ne facebook apo edhe ne kete faqe gazete ? Pastaj mesova qe paska nje shkrim te tille ne huffington post.
Tani opinoni im eshte me llogjik.
Juristja nuk eshte nje talent letersie por nje dembele ministrie.
Hajde kopjo hajdeee ,o Budallaqe mos na i servir si krijimtarine tende te fundit .
Skandaloze !!!!
Lexova shkrimin te cilin e mbeshtet plotesisht por jo mendimet e disa komentatoreve,Shkrimi ishte nje pjese shume e bukur,me standartin e duhur gjuhesore dhe letrare, me nje gjetje kompozicionaleinteresante dhe mbreselenese.Por e vecanta dhe thelbesorja ne kete shkrim eshte mesazhi didaktik dhe filozofik se cfare gezimi sjell ardhja ne jete e femijes se pare dhe cfare detyra morale i keshillon nena babait per bebin vajze.Cekani i autores reh plaget e shoqerise shqiptare per te mos u trasheguar me tej ne raport me femren. Eshte kjo pjese e shoqerise qe perjeto dhe vuan cfaqet me te shemtuara te jete sone.
Kopje nga blogu ditarisecret ne anglisht
Turp per plagjiaturen
Juriste kopjace