Konsensusi për reformën në drejtësi: Ku ndahen PS, PD dhe LSI

15 Janar 2016, 18:44Politika TEMA

Komisioni i posaçëm parlamentar vendos t’i dërgojë ndarazi Venecias draftin e ekspertëve dhe vërejtjet e PD dhe LSI, duke reflektuar përplasjet e palëve në formulën e zgjedhjes së gjyqtarëve, rolin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe dyshimet për institucionet e reja.

Politika shqiptare dështoi të arrinte konsensusin mbi një draft të përbashkët të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, por ra dakord që t’i drejtohej komisionit të Venecias me një projektligj të detajuar dhe dy opinione paralele.

Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi, i përbërë nga deputetë të mazhorancës dhe opozitës debatoi për 3 orë të premten dhe në fund votoi unanimisht që Komisionit të Venecias t’i dërgohej paketa e ndryshimeve kushtetuese, e hartuar nga një grup i gjerë ekspertësh dhe vërejtjet që Partia Demokratike në opozitë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në mazhorancë kanë ndaj këtij drafti.

Tre partitë kryesore, PS, PD dhe LSI kanë pranuar që Komisioni i Venecias të luajë rolin e arbitrit për reformën e shumëdebatuar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, por ato i bëjnë lexime të ndryshme opinionit të ndërmjetëm, që ky komision ka sjellë në Tiranë.

Përplasja kryesore qëndron tek formula kushtetuese e zgjedhjes se drejtuesve të sistemit gjyqësor dhe atij të prokurorisë; Partia Socialiste mbron zgjedhjen me 3/5 e votave në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike kërkon zgjedhje me 2/3.

Fatmir Xhafaj, deputet i PS dhe kryetar i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi tha gjatë mbledhjes së të premtes se bazamenti i këtij projekti qëndron në tre çështje; luftën kundër korrupsionit, efikasitetin e sistemit dhe rolin e politikës.

“Dy të parat janë trajtuar. Sa i takon çështjes së tretë, mund të gjejmë një emërues të përbashkët,” tha ai.

Por Eduard Halimi, ish-ministër Drejtësie dhe përfaqësues i PD-së në komision akuzoi kryeministrin Edi Rama, si personin që bllokoi mundësinë e dërgimit të një drafti konsensual në Komisionin e Venecias.

“Sot ishte dita kur palët politike hoqën maskat; kush ishte për Venecian dhe kush ishte kundër saj, për kapjen politike të drejtësisë me mazhorancën e pazareve,” tha Halimi për mediat. Duke akuzuar Ramën se po tenton të shtrijë kontrollin mbi drejtësinë, Halimi ia atribuoi kryeministrit draftin e ekspertëve, duke e quajtur atë një produkt jo-transparent dhe i hartuar me urdhër politik.

Vërejtja më e qënësishme që PD pritet t’i dërgojë Komisionit të Venecias është numri i votave që duhen për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ata të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

Sipas opozitës, mazhoranca aktuale i ka 3/5 e votave në Kuvend dhe rrezikon të kapë institucionet kryesore të sistemit që pritet të ngrihen.

Me paketën e ndryshimeve kushtetuese, të hartuar nga një grup ekspertësh është e pakënaqur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës-aleati kryesor në qeverisje i kryeministrit Rama.

I përfaqësuar përmes një opinioni të shpërndarë në media nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho, qëndrimi i aleatit të vogël të mazhorancës prek disa pika të rëndësishme në draftin aktual të ndryshimeve kushtetuese.

Vërejtjet e LSI-së, sipas Brahos janë të përqendruara në tre pika; konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, ndërhyrje minimale në Kushtetutë dhe thjeshtim i institucioneve të reja që propozohen nga grupi i ekspertëve.

LSI nuk ka ndonjë preferencë mes formulës me 3/5 apo asaj me 2/3 e votave të Kuvendit, por kërkon që opozitës t’i garantohet hapësirë në përzgjedhjen e kandidaturave. Ndryshe nga varianti i ekspertëve, LSI kërkon një rol më të fortë të ministrit të Drejtësisë dhe mbajtjen prej tij të peshës së procedimeve disiplinore.

Nga ana tjetër, LSI konteston krijimin e një Gjykate të Lartë Administrative dhe ndryshimet që pritet të përfshijnë zyrën e Prokurorisë.

“Formulimi aktual i tekstit të Kushtetutës është mëse i mjaftueshëm dhe garanton ekskluzivitetin e hetimit penal nga Prokuroria. …çdo detajim i mëtejshëm do të ishte i tepërt,” thotë Braho i LSI.

Detajimet në draftin e ekspertëve kanë të bëjnë me krijimin e një strukturës së posaçme antikorrupsion-një strukturë e pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm, i cili do të hetojë zyrtarët e lartë të shtetit.

Reforma në drejtësi është kthyer prej më shumë se 1 viti në kryefjalën e debatit politik në vend, sa kohë që ajo është kushti kryesor për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Partitë politike bien dakord parimisht për nevojën e reformimit të sistemit, por në praktikë testuan mungesën e vullnetit për të arritur konsensusin.

Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias mbi draftin e ekspertëve dhe vërejtjet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Sociale për Integrim është një shans i dytë për të arritur konsensusin dhe 94 votat e nevojshme për miratimin e reformës.

9 komente në “Konsensusi për reformën në drejtësi: Ku ndahen PS, PD dhe LSI”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Forca politike e votuar nga populli,me 84 deputet,gezon te drejten e kontrollit te sistemit te drejtesise,ndryshe votimi nuk ka kuptim !
    Ne dukje te pare,opozita ka dy qendrime, kur eshte ne pushtet e kerkon me 71 vota,ne opozite 93 vota !
    Opozita kerkon ngerc ,lufte politike,per kapjen e pushtetit !
    Te gjithe Presidentet,me perjashtim te Mejdanit, i ka zgjedhur Berisha.
    Prokuroretet e Pergjithshem i ka shkarkuar dhe emeruar Berisha !
    Pra sistemin e drejtesise e ka ngritur Berisha.
    Ne asnje moment berishjanet nuk do jene dakort te eleminojne kete sistem te koruptuar dhe te kalbur,por do kapen pas lojrave te fjaleve.
    Nje gje eshte fakt,keta politikane dhe gjyqtare,kane bere shume mekate,as Papa i Romes nuk ja u fal !

  2. Treviso says:

    ZotiBraho, nuk besoja qe dodiljekaq hapur kunder reformes. Cfar kerkon te mbrosh? Patjeter,prostituta do mbroje prostituten.

  3. qytetarB says:

    Qytetari shqiptar i ka thene kesaj mazhorance, na voten dhe qeverisem! Artificat qe kerkojne te perdorin qofte edhe BE apo SHBA per konsensus, apo Dhe Veneciaqe nuk i takon fare te futet ne politike, jane maskarada per demokracine, jane krasitje duke hequr çdo gje asaj dhe duke lene vetem trungun. Konsesusin e kerkon nje çift kur vendos te martohet, por demokracia ka voten. Po dole mbi voten nuk ka demokraci. Per mua do te ishte me mire te shkohej ne zgjedhje dhe populli te vendoste perfundimisht per fatin e tij. Donte Sali Berishen prape? Ta votoje dhe ta shikoje. Keqardhja do te ishte vetem per Shqiperine dhe brezat e ardhshem, megjithese egziston edhe ajo shprehja: jeto jeten tende!

  4. Debil Shejtan says:

    Kur eshte puna per korupsion nuk pyesin njeri kur duhet me bo nje ligj te rendesishem per vendin shkojne si kalamajte tek te huajt, ky eshte turpi i politikes shqiptare.Tregues i debilitetit te politikes shqiptare per te bere shtet,kurse per te vjedhur ustallare.

  5. E verteta says:

    Varianti i opozites per vendosjen me 93 vota, eshte per te ruajtur kete sistem tejet te koruptuar. Ata asnjeheere nuk do jene per ta ndryshuar me struktura dhe emra te tjere sepse per ndryshe ju ikin ata qe i ruajne nga zullumet e shumta qe kane bere ndaj popullit te ketij vendi.

  6. Gjini says:

    Le te miratohet reforma dhe le te propozohen te gjithe prokuroret dhe gjykatesit nga opozita ! Keshtu une jam plotesisht dakord. Pse? Po thuejse asnji prej gjygjtareve dhe prokuroreve te sotem e justifikon pasurine? Po thuejse te gjithe kanë kene gjyqtare apo prokurore te sistemit komunist dhe si te tille pothuejse te gjithe I perjashton reforma ,pse kanë zhvillue gjygje politike. Ato qi I kalon “sita” le te vazhdojne te punojne! Reforma asht e randesishme se ndrron Sistemi dhe jo personi!

  7. astrit says:

    Pergjigja eshte fare e thjeshte: PD dhe LSI qe kane lidership te inkriminuar nuk do jene kurre per nje reforme reale ne drejtesi. Ato duan kompromis politik qe do te thote: mos u ndjej ti per vjedhjet e mia, te hesht une per te tuat.

  8. Tony uk says:

    Kush ka sy dhe veshe dhe pak llogjike e kupton shume mire kush eshte kunder reformes!Te pakten mos dalin disa komentuesa dhe te folin kunder Edi Rames,duket qarte kush jane te korruptuarit.

  9. Romet says:

    Shqiperia per politikanet tane te shkuar dhe te tashem ka qene dhe eshte nje chorbe qensh te uritur qe kush mundet te rrembeje sa me shume . Nuk le gje larua per balon thote Populli dhe keshtu bene Zoti ishalla e shpetofte Shqiperine ne keto momente kaq kritike per mbare kombin tone Le te shpresojme se ndoshta me ndihmen e Americaneve dhe Europianeve dicka do te ndryshoje I gjithe kombi jone eshte tej mase i poshteruar nga keto te poshter politikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje