Ajo është ndër kështjellat më të bukura në rivierën franceze dhe jo vetëm.
Regjizori i njohur Alfred Hitchcock e zgjodhi për të bërë filmin “To catch a thief”.
Protagonistë të filmit ishin bukuroshja Grace Kelly dhe aktori sharmant Cary Grant.
Kelly ra në dashuri me të, por nuk e kishte mundësinë ta blinte.
Për herë të parë në 56 vitet e fundit kështjella “La Croix des Gardes” del në shitje.
Çmimi fillestar është 53 milionë dollarë.