Klosi: Shqipëria ka punë, në 2015 nxorëm nga puna e zezë 120 mijë persona dhe punësuan 30 mijë punëkërkues

16 Janar 2016, 13:19Sociale TEMA

“Shqipëria punon – Shqipëria ka punë. Nuk është vetëm një slogan, por edhe një realitet i prekshëm dhe i qëndrueshëm”. Kështu është shprehur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi gjatë konferencës së punësimit, ku merrnin pjesë edhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, si dhe presidenti i Shoqatës së Agjencive Private të Punësimit dhe Formimit Profesional, Ermal Jauri. Fillimisht, duke bërë një përmbledhje të punës së kryer në vitin 2015, ai theksoi se falë punës së strukturave të ministrisë, por edhe të fushatës kundër informalitetit që ndërmori qeveria, u nxorën nga puna e zezë 120 mijë persona, ndërkohë që u bë e mundur njëkohësisht të punësohen dhe një numër i konsiderueshëm punonjësish.

“Njëkohësisht, fushata pa kompromis që bëri qeveria në tremujorin e fundit të vitit të shkuar kundër informalitetit, solli si rezultat nxjerrjen nga puna në të zezë të rreth 120 000 punonjësve, të cilët sot janë të siguruar dhe kanë një punë të denjë. Ndërkohë, gjatë vitit 2015 janë punësuar edhe rreth 30 000 punëkërkues”, – tha ministri Blendi Klosi. Ai gjithashtu duke iu referuar pikërisht të dhënave zyrtare të zyrave të Punës, ku rezultojnë rreth 30 mijë vende pune të ofruara nga biznesi privat, theksoi se ato janë tepër domethënëse për punën që duhet bërë për të kualifikuar krahun e punës dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës.

“Ai që mund të konsiderohet një handikap në interpretimin e shifrave të mësipërme të kërkesë/ofertës në tregun e punës ka një shpjegim fare të thjeshtë. Ka një mospërputhje evidente midis zanateve që kërkohen nga biznesi me formimin e papërshtatshëm profesional të punëkërkuesve. Dhe ashtu siç është i thjeshtë shpjegimi, po aq racionale është edhe zgjidhja: Arsim dhe Formim Profesional”, – tha Klosi. Prandaj, theksoi ai, qeveria shqiptare i ka kushtuar rëndësi të posaçme reformimit të sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional për ta harmonizuar atë më mirë me kërkesat e tregut të punës. “Kjo do të thotë që krahas modernizimit të shkollave profesionale dhe qendrave të formimit profesional, ne duhet të garantojmë që çdo profil i tyre i shërben tregut të punës dhe i ndihmon nxënësit dhe kursantët të punësohen më pas”, – shtoi Klosi.

Por përveç përpjekjeve brenda sistemit të shërbimeve të punësimit, Klosi bëri të ditur se ministria ka një qasje të re ndaj të gjithë aktorëve që veprojnë në tregun e punës për lehtësimin e kërkesës me ofertën, siç janë agjencitë private të punësimit, për të bërë një ndërmjetësim të shpejtë e të saktë në tregun e punës, gjë që nxit dhe një mirëfunksionim të tij. Mandej, ai theksoi se me miratimet e ndryshimeve të Kodit të Punës, një formë e re agjencish punësimi do të funksionojë në tregun shqiptar të punës ashtu siç funksionojnë në të gjitha vendet e BE-së. “Këto janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, ose siç thuhet ndryshe ‘leasing’. Shumë shpejt, ministria do të lançojë për konsultim me palët e interesuara dhe grupet e interesit draftin e parë të aktit nënligjor, që do të rregullojë kushtet dhe mënyrën e themelimit dhe funksionimit të agjencive për punësim të përkohshëm”, – tha Klosi. 

5 komente në “Klosi: Shqipëria ka punë, në 2015 nxorëm nga puna e zezë 120 mijë persona dhe punësuan 30 mijë punëkërkues”

  1. ariff says:

    …..e hapi thesin e genjeshtrave RILINDJA . Te pakten mos tallni bythen me keto lodra statistikore . E verteta eshte e vertete .Shqiptaret jane me te varfer dhe me te uritur se 2-3 vjet me pare .

  2. v for vendetta says:

    Po per cfare punesh flet o kokrra e horrit? Injoranti dredh zinxhirin tere diten ne zyre, ndersa personat e kualifikuar detyrohen te punojne per 20.000 te reja 6/7 dite ndonjehere edhe 7/7. Po deshe thote pronari kafshe, ka te tjere qe presin. Por ka dhe nga ata qe pune s’gjejne dot. Ju rrofshin ato zyra muti pune qe keni. Sa na vilni leket kot per institucione te padobishme. Ca te bej pjesa e thjeshte e popullsise qe nuk i ka prinderit hajduter qe t’i fusin ne pune me zarfa? Gjynahet tona i dalshin femijeve tuaj!

  3. qipidhasi says:

    i punesuat ne Gjermani si azilante.

  4. eri says:

    Tall leshte Klosi me popullin fukara. Shqiptaret jane me keq se ckane qene.

  5. Loni says:

    Legen muti mashtrus ata 120 mij si Thu ti a kan qen te punsum ,apo I keni punsu ju se I keni ba me pagu taksa legena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje