Rama: Plani i përgjithshëm urban, paralel me planet e bashkive

13 Janar 2016, 12:27Sociale TEMA

Duke e çmuar territorin si asetin më të çmuar të vendit, kryeministri Edi Rama kërkon që plani i përgjithshëm kombëtar të ecë paralelisht me planet e pjesshme të bashkive. Ai ka marr pjesë në prezantimin e planfikimeve të territorit për 26 bashki të vendit.

“Plani përgjithshëm kombëtar duhet të eçë paralelisht me këto plane të pjesshme që janë në të njëjtën kohë pjesë e planit të përgjithshëm kombëtar. Nga ana tjetër është me shumë rëndësi që edhe këto plane të pjesshme të kenë një rol udhëzues në funksion të politikave kombëtare lidhur me investimet strategjike”, tha Rama.

Nëse ky proces do të ishte bërë 25 vite më parë, apo gjatë këtyre 25 viteve, tha ai, sot Shqipëria do të ishte ndryshe. Shkatërrimi i fondit të tokës kanë sjellë edhe këto fatkeqësitë e ditëve të fundit, tha kryeministri, që nuk janë vetëm për faj të natyrës.

“Fatkeqësi që nuk janë thjesht dhe vetëm rezultat i ndryshimit të klimës po dhe asaj që i kemi bërë vendit tonë. Sot ndërtimi i një kornize të një zhvillimi urban të integruar që nga njëra anë i jep përgjigje nevojës për ta trajtuar territorin si ekonomi, shëndet, edukim dhe zhvillim, si trupin e një shteti jo si hapësirë e njerëzve të pa lidhur me njëri-tjetrin. Për të siguruar që qytetarët dhe institucionet të vendosen në një raport të ri. Është sfidë e madhe por jo e pamundur”, vijoi kryeministri Edi Rama.

Ndërsa ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, krahas të tjerave tha se ka një projekt për dixhitalizimin e lejeve të ndërtimit. Në hartimin e këtyre planeve, marrin pjesë studio të huaja prestigjioze.

1 komente në “Rama: Plani i përgjithshëm urban, paralel me planet e bashkive”

  1. genti says:

    Ste besoj me vetem lloqe ke ti te pash ne Vlore ku me debilllekun tend hodhe mijra ton dhe e ti mori deti. Kshu eshte kur e sheh shqiperine si tablo ne stende i hedh bojrat e nuk ikin. Aq idjot je sa as minimalen sbere ne Vlore e qindra teknike e inxhinjere rilindas hodhen 900 mije dollare ne det.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje