Zgjatjet afati i shpërndarjes së Kartës së Shëndetit

12 Janar 2016, 17:06Sociale TEMA
Zgjatjet afati i shpërndarjes së Kartës së Shëndetit

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njoftoi sot vendimin për zgjatjen e afatit të shpërndarjes së Kartës së Shëndetit. Duke u bazuar në Udhëzimin nr. 33, datë 26.12.2014 “Për Kartën e Shëndetit”, i ndryshuar, afati i pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, do të shtyhet deri më datë 30 Prill 2016. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të përdorin ende Librezën Shëndetësore, deri në pajisen përfundimtare me Kartë Shëndeti.

Vendimi për zgjatjen e afatit të pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, është një masë për të lehtësuar mbingarkesën dhe fluksin që është vënë re së fundi, pavarësisht, se vetëm për periudhën 5-11 Janar 2016, është realizuar shpërndarja e 48 mijë kartave në të gjithë vëndin duke shtuar numrin e sporteleve në Qendrat Shëndetësore, të cilat tashmë punojnë me dy turne dhe me kapacitet të plotë. Ndërkohë, gjatë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 700 mijë Karta Shëndeti në të gjithë Shqipërinë për të gjitha kategoritë përfituese të skëmës së sigurimit shëndetësor.

Karta e Shëndetit është një nga projektet më të rëndësishme të FSDKSH, e cila u vu në zbatim duke filluar nga Janari i vitit 2015, për të zëvendësuar gradualisht librezat e vjetra shëndetësore. Ky proces u aplikua fillimisht në disa qëndra shëndetesore në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. Karta e Shëndetit përmirësoi dukshëm cilësinë e punës së mjekëve dhe farmacistëve, me përfitim të drejtpërdrejtë për pacientët.

Karta e Shëndetit është i vetmi dokument zëvendësues i Librezës Shëndetësore për të gjithë qytetarët shqiptarë. FSDKSH, si institucioni që manaxhon paisjen me Kartën e Shëndetit në të gjithë territorin e vendit, e ka ndjekur me vëmendje këte proces, duke vërejtur se ky afat ka krijuar një situatë emergjente, me rradhë të gjata pranë qëndrave shëndetësore.

Bëjmë me dije gjithashtu, se FSDKSH do të jetë në monitorim të vazhdueshëm me qëllim zbatimin me sukese brenda afateve kohore ligjore të këtij procesi të rëndësishëm që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit shëndetësor për qytetarët.

 

1 komente në “Zgjatjet afati i shpërndarjes së Kartës së Shëndetit”

  1. Teli says:

    Çar do monitoroni ju more ,sju vjen turp,po mire na e beni po ju durojme shume po dhe durimi ka kufi more.Pse ore nuk e menaxhoni mire shperndarjen e ketyre kartave,mire rradhet e gjata po ne jemi ne pune ore.Vemi ne 7.30 te mengjesit dhe kthehemi ne oren 18 ne darke.Kur duhet te shkoj une o zoterinj per te marre kete karte.Ore une paguaj rregullisht taksat ketin shteti paguaj sigurim çdo muaj.Pse sme pais shteti mua me karte ne menyre te qyteteruar po me deyron te shtyhem ne rradhe me ore te tera.PSE? o zoterinj QEVERİTARE po luftoni ju per te hyre e te behemi pjese e Bashkimit Europian. O po ne meritojme çdo te mire qe ka kjo bote.Por keto qeverite qe bihem ne pushtet ( sigurisht eshte mungesa e madhe e kultures se votimit) jane turpi i ketij vendi,jane fatkeqesia jone e madhe,jane mallkimi per ne popullin e gjore.Nuk e meritojme.Po deri kur do i durojme….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje