Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen në zonën e Pazarit e Ri, tha se projekti gjatë muajit janar do të njohë një tjetër fazë zhvillimi.
Pas përfundimit të rrjetit të kanalizimeve për projektin e Pazarit të Ri, shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i markatës së fruta-perimeve, duke sjellë një treg model për Tiranën.
“Jemi shumë të kënaqur nga mënyra se si është operuar me kanalizimet, duke kryer të gjitha rrjetet e nevojshme. Këtë muaj, do të fillojmë edhe ndërtimin e markatës së fruta-perimeve”, tha kryebashkiaku.
Sipas tij, më pas, bashkia do të ndërtojë markatën e mishit dhe të peshkut.
“Ideja është që të kemi sa më shumë hapësira të tilla pedonale, sa më shumë hapësira për komunitetin e sa më shumë hapësira me tregje që i shërbejnë qytetarëve në mënyrë higjenike”, u shpreh Veliaj.
Duke theksuar se ky ndryshim duhet përqafuar nga të gjithë, kryebashkiaku i Tiranës shprehu besimin se në Pazarin e Ri bashkia po ndërton një model si do të jenë tregjet në qytet dhe vizioni i bashkisë mbi hapësirat komunitare të Tiranës.
“Me modelin që po ndërtojmë në Pazarin e Ri, do të kemi mundësi të vijojmë edhe në hapësira të tjera”, vijoi Veliaj. Kryebashkiaku e konsideroi si të suksesshëm eksperimentimin me tregjet e lëvizshme gjatë periudhës së festave të fundvitit, të cilat synonin promovimin e produkteve bio lokale.
“Tregu i gjelave në Baldushk ishte një sukses, po ashtu edhe markimi i disa produkteve lokale si vaji i Ndroqit apo domatja e Shëngjergjit. Hapësira të tilla si tregu i Pazarit të Ri, janë një mundësi fantastike që të vazhdojmë dhe të promovojmë produktet e prodhuara në Tiranë ‘Made in Tirana’”, u shpreh Veliaj.
Sipas tij, kjo është mënyra e vetme se si paratë qëndrojnë në ekonominë e qytetit. Në të njëjtën kohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës njoftoi edhe vijimin e disa investimeve të tjera që lidhen me sistemimin e tregjeve të qytetit.
“Do të kemi një treg në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’, që lidhet në kryqëzim me rrugën “Vath Koreshi”, e cila ka qenë një ngërç i jashtëzakonshëm; po ashtu edhe në rrugën e Porcelanit, ku kemi një treg të improvizuar e që kërkon patjetër ndërhyrje për sistemim. I gjithë ky frymëzim vjen nga standardi që po vendosim këtu në Pazarin e Ri”,, theksoi Veliaj.
Në fund, kryebashkiaku falenderoi gjithë qytetarët që kanë treguar bashkëpunim për realizimin e projektit të Pazarit të Ri dhe se falë këtij projekti shumë investitorë po i afrohen kësaj zone. Inaugurimi i fillimit të punimeve për Pazarin e Ri u bë më 7 tetor 2015, punime të cilat pritet të mbarojnë brenda afatit të parashikuar.
Cfare pamje te frikshme …..
Hajde Afganistan hajde.
erdhi nga siri lanka ky a zgjidhi noi problem tirones aty se ato permbyten cdo dite apo shkoi per eksperience
Ta kemi thene dhe po ta perforcojme zoti Veliaj.Tirana ka rene ne dore te mbare dhe me shume vizion.Bravo.
Z. Veliaj, beni dicka per keto pallate qe kane ngelur si te rrenuara nga jashte. Duhet suvatim i tyre. Banoret nuk kane mundesi te mbulojne shpenzimet e suvatimit nga jashte per godinat. Duhet bere dicka. Vure ne listen e gjerave qe duhen bere. Sado qe te behet per Tiranen keto pallate a paraqesin si nje vend te shkaterruar. Duhet permiresuar pamja e qytetit. Te behet nje qytet europian. Fundja vendos nje pagese nga qytetaret dhe bej dicka (jo takse, por nje apo dy pagesa) qe Tirana te zbukurohet. Tek shikon keto godina qe nga jashte duken te rrenuara nuk te vjen tejter ne mend vecse qytetet e shkaterruara ne Siri. Po ashtu te falenderoj dhe pergezoj per mbajtjen e fjales dhe premtimet. Po i ben te gjitha realitet. BRAVO!