PD ankimon gjobën 163 milion lekë të vendosur nga Bashkia e Tiranës

11 Janar 2016, 21:00Sociale TEMA

Me sa duket, Partia Demokratike nuk e ka kaluar edhe me aq humor punën e gjobës së vendosur nga Bashkia e Tiranës për vandalizimin e qytetit gjatë protestave të 8 dhjetorit të kaluar.

Por, gjoba 163 milion lekë duke se i ka dhembur selisë blu, e cila e ka marrë shumë seriozisht atë, duke e ankimuar në gjykatën administrative e duke kërkuar anullimin e saj.

Burime nga gjykata kanë konfirmuar për gazetën se PD-ja e ka ankimuar prej disa ditësh gjobën e vendosur nga bashkia, pavarësisht se fillimisht drejtuesit e saj e kishin anashkaluar atë, ndoshta edhe për faktin se kanë menduar se Bashkia e Tiranës nuk do ta çonte deri në fund çështjen.

Drejtuesit e PD-së duket se i kanë bërë mirë llogaritë dhe kanë vendosur që ta ndjekin çështjen në gjykatë, pa dashur të paguajnë gjobën për vandalizimin e qytetit gjatë protestës që ata vetë e kishin thirrur në 8 dhjetor. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka përsëritur më shumë se një herë se gjoba do të paguhet, qoftë edhe me anë të bllokimit të llogarisë bankare të PD-së.

Burime nga bashkia e kanë konfirmuar këtë fakt për gazetën, duke nënvizuar se pagesa e gjobës nga PD-ja është e pashmangshme.

Megjithatë, ajo që nuk dihet ende është fakti se çfarë kanë ankimuar konkretisht drejtuesit e PD-së: 87 protestuesit që urinuan atë ditë apo numrin e pusetave të vjedhura në qytet.

7 komente në “PD ankimon gjobën 163 milion lekë të vendosur nga Bashkia e Tiranës”

  1. qytetari B says:

    Leni gjobat, se ato do paguhen pa asnje dyshim, por mbyllyni deren Nishanit neser te mos shkoje ne pune, por tek shqupi

  2. babai i Bariut says:

    me duket se kastravecin tani Lulushja e ka futur ne bythen e tij

    1. gasper says:

      jo te ka hyre ty dhe erjonkes kastraveci, se jeni pederaste

  3. enter"" says:

    PD ka hesape me te medha per te lare me kete popull. PD duhet future e gjitha ne burg si nje organizate ekstremiste dhe mbi te gjitha kriminele qe nga 1991

  4. Billy says:

    Nese e kane bere ankimimin ne gjykate do te thote se e kane paguar gjoben dhe kerkojne kthimin mbrapsht. Nuk mund te besh ankimim nese nuk e paguan gjoben. Keshtu eshte ligji.

  5. sopiqoti says:

    Asnje leshim ne vleljen e detyrimit te pPD-s per vandalizmin e kryer gjate protestes.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Per c’fare kastraveci e kishte ai kllouni I Shqupit se nuk e kuptova kujt I hyri kujt ajo gjatesi ?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje