Nga Blendi Salaj
Parkimi nëntokësor që planifikohet të ndërtohet tek Parku Rinia ka ngjallur debate në mediat, ku Fatos Lubonja e ka quajtur një krim ndaj Tiranës ndërsa opozita është shprehur se do të padisë kryetarin e bashkisë për mungesën e transparencës në këto vendime të marra. Që Tirana vuan për parkim, këtë e kemi thënë dhe përsëritur po aq herë sa ç’kemi thënë e përsëritur se Tirana vuan për hapësira të gjelbërta. Ndaj u bëra kurioz dhe po kërkoja të gjej nëse ka sot në botë garazhe të tillë nëntokësorë, dhe nëse është e mundur të kesh një park, me pemë e bar mbi një parkim 4 katësh për 1000 makina.
Arrita të gjej disa shembuj. Më i miri në mendimin tim ishte një projekt i realizuar në Savana, Xhorxhia në Shtetet e Bashkuara. Kam patur fatin e mirë ta vizitoj këtë qytet me koloni artistësh, plot gjelbërim dhe pemë shekullore. Aq të dhënë janë pas hapësirës në Savana sa para pak kohësh, vendosën të shembinin një strukturë mbitokësore të njohur si “The City Market Parking Structure” për ta zëvendësuar me një parkim nëntokësor, mbi të cilin qëndron një park me gjelbërim dhe shatërvanë që quhet Ellis Square. Parkimi nëntokësor në Savana mban pak më shumë se 1000 makina, pra është pak a shumë njësoj i madh me atë që do të ndërtohet tek Parku Rinia, dhe është funksional që në pranverën e vitit 2008.
Fotoja më lartë është shkrepur gjatë punimeve në vitin 2007. Ndërsa fotoja më poshtë tregon Ellis Square të përfunduar. Shumë imazhe në Google tregojnë sesi ky vend frekuentohet nga famijarë dhe fëmijë që lagen tek shatërvanët në ditë të nxehta.
Një shembull tjetër vjen nga Bruklin, Nju Jork dhe quhet Willoughby Square. Ky projekt është ende në ndërtim, dhe slogani i projektuesve për të është: Park Above, Parking Below. Parkimi në Willoughby Square do të përfundojë në vitin 2016 dhe përshkruhet si një vend që sjell sëbashku bukurinë dhe dobinë. Struktura nëntokësore ka 5 kate dhe mban mbi 700 makina, ndërsa mbi të, parku që e quajnë “crown jewel” të projektit të rizhvillimit të qendrës së Bruklinit. Imazhi i vizatuar në krye të faqes është nga ky projekt, ndërkohë që parku mbi garazh parashikohet të ofrojë këtë pamje pas përfundimit.
E mira e parkut në Bruklin është se garazhi përdor teknologji moderne, ku makinat zbresin dhe parkohen me ashesorë të automatizuar, duke reduktuar kështu ndjeshëm gazrat e lëshuar nga mjetet, e duke e bërë më të thjeshtë për drejtuesit të cilëve nuk ju duhet të vijnë vërdallë në labirithin e nëndheshëm në kërkim të një vendi të lirë. Në fund, unë mbetem vetëm një qytetar i interesuar për më të mirën në Tiranë, ku siç thashë, duhen edhe parqet, edhe parkingjet. Në asnjë mënyrë nuk tentoj të hiqem si ekspert, por duket se zgjidhje si këto nuk janë ekzaktësisht “shpikje shqiptare”, dhe nga sa po shoh, nuk përbëjnë krim mjedisor por zgjidhje moderne që kursejnë hapësirat mbi tokë nga garazhet e larta (që janë të dobishme por boll të shëmtuar) duke i ndërtuar strukturat nën dhe.
Peshkupauje.com
Po parkime te bukura nen parqe k kudo biless shumica nen parqe jan.
Me vin ne mend parkingu pra kazinos ne Montekarlo nen parkun qe ndodhet ne qender te sheshit , parkingu ne parkun ne buz te liqenit te Komos ku me duket se jan tre te till.Ka parking nen park dhe bile eshte shkemb dhe nen park e pallate ne Isbruk.Ka parking shum te bukur nen park ne form spirale ne Lion.Fatkeqsisht nuk e kam par gjith boten po ku kam shkuar ka pasur.
Po normal që nuk janë çudi o Bled, po kjo bandë “politike” që ka zaptuar të “djathtën” nuk ka patur ndonjëherë lidhje me logjikën apo standartin.
Nëse duhet dyshuar për diçka ajo është mënyra sesi janë përshkruar kontratat, kostot, dhe llogaritja e fitimit në momentin e shfrytëzimit, si dhe procesi jo konkurrues i përzgjedhjes së përfituesit (mund të gjendej variant më i leverdisshëm, nëse konkurrojnë ofertat).
Fatos Lubonja nje idiot qe theret se duhet te ndihet. Nuk eshte as arkitekt, as biologjist as studiues as lesh. Nen parkun publik me te vjeter ne Amerike qe esthe monument culture ne Qender Bostonit eshte parkim per makinash. Po ashtu shume parkime nen parqe ne 5 qytetet kryesore te Amerikes. Ndoshta ne fshatin Lubonje ska nevoje per parkime nen tokesore po ne qytet te mbipopulluar ka.
Joooooooooooooooooo nuk duhet bere parkingu.
Qendra e Tiranes do te mbytet nga tymrat dhe do te shtohen semundjet.
Ne qender te Bergamos ne Itali, perpara hotelit Excelsior San Lorenzo ndodhet nje park nen te cilin eshte ndertuar parking nentokesor. Koordinatat ne Google: 45.697469, 9.667703
Po ne sikur do fusnim bicikletat e do minimizonim makinat rreth qendres?!!!
Nese planifikuesit e bashkise se Tiranes vertet kerkojne te alternojne parkimin si altrenative paresore ose sekondare me objekte te tjera kreative atehere stadiumi i ri eshte nje alterantive fantastike, ne Japoni ka shembuj kur hapesira nentokesore e fushes se blerte dhe staiumi vet eshte mbi parkim mbi 1000 vende. Ne rastin e parkut gjelberimi do te kete funksion mitigues, fshehjen e parkingut, me perjashtim te barit kanadez dhe ndonje shkurreje, pemet e larta nuk keshillohen.
Sa hyrje dhe dalje ka parkimi
Sa dalje emergjence ka
Si do motorohet siguria
Sa e larte do jet siguria
a mundet nje femer te parkpj ne oret e vona pa probleme ne aspektin e siguris
Ne raste zjari sa e shpejte eshte nderhyrja per shpetimin e njerzve
Ne raste permbytjesh ,duke ditur qe lanen e kemi komshi si do perballohet nje situat e tille dhe pa pasoja
duke ditur dashurin e komshinjve tane fashist, eshte menduar ne raste terorizmi.
dhe shum e shume pika te tjera,mendoj qe jam nje njeri qe dua siguri dhe garanci per popullin time dhe njerzit qe na drejtojn.
Parqet qe paraqiten dhe sygjeroni nuk kane peme te larta por bar dhe ligustra. Nese jeni dakord qe pemet e vjetra te zhduken atehere jemi ne rregull.Ato jane pjese e memories tone por ne nuk pyesim per keto gjera. Keshtu nuk pyetem as per lulishten pas Skenderbeut, rrrethimin e pallatit te brigadave dhe te gjitha gjerat e tjera qe po ti shkruash nuk u del fundi. Qe ka dhe aresye te tjera klienteliste nuk po e permend se te gjithe e dine. Po paguajme kostot e medha te fushates me leket e mamit dhe fiqve.
Puna e Lubonjes dihet: Ai e ka Hobi te nxije gjithecka.Por
po e leme menjane. Une kam tjeter shqetesim: Me pare se
te nisin projektet,te marrin mendimin e sherbimit Gjeologjik,
pasi Pellgu i Tiranes njihet si Qymyr mbajtes dhe nese eshte keshtu
eshte shume i veshtire ,ose me kosto shume te larte ky lloji Ndertimi.
Kaq kisha,Arkitekturen le tja leme Psiko Lubonjes..
Me habite deshira e popullesise se Tiranes qe te grumbullojne sa me shume makina personale ne qender te Tiranes qe faktikisht eshte shendrruar ne nje autostade ku qytetari demtohet dhe rrezikohet nga tera anet. Mendoje se qendra duhet te shpallet PEDONALE kurse parkingjet e medhej mund te behen me ne periferi . Drejt qendres te levizin vetem mjetet publike apo te autorizuara. Sot qendra e Tiranes, ministrite dhe vete Bashkia mezi merr fryme nga tymrat e rrethrrotullimit perpara tyre,. Ne kete rrethrrotullim do te shtohen edhe qindra makina te tjera qe do te vrapojne drejt garazhit nentokesor. Nuk eshte shpallur asnje studim URBANISTIK, ku ndermjet tjerash te tregoje sa e rrite DENSITETIN e levizjes se makinave ne rruget rreth e rrotull parkut Rinia ku garazh nentokesor? A e mbajne keto rruge kete rritje trafiku kur sot jane te tejngarkuara? Sa do te sherbeje parku Rinia si park, kur siper tij do te shfaqen tubat e aspirimit qe vjedhin gazet dhe aromat e tere makinave te depozituara aty? Kam pershtypjen se idea e fitimit te disa personave, dembelleku modern dhe mendjemadhesia per te mos perdore mjetet publike mbizoterojne ne kete projekt.
Permiresim i gjendjes aktuale do te ishte por jo idealja. Idealja eshte qe makinat te parkohen periferive dhe te kete transport te leverdisshem taksish dhe autobuzash, pse jo dhe trami qe behet nje here apo akoma me mire nje rrjet metroje nga kinostudio ne kombinat dhe stacion treni universitet. Keto jane zgjidhje perfundimtare dhe jetegjata te problemit
Puna te behet pa qente do lehin —kshu e kane keta zagaret militant antishtet antiligj qe mbolli sali srb keto 25 vjete—-kur shohin nje pune te mire u dalin syte nga inati e lehja u behet uturime
Jam shume dakord me parafolesim. Por a keni hypur ndonjehere ne keto mjete publike? Tirana eshte zgjeruar, e keni pare ndonjehere autobuzin nderurban qe qarkullon verdall ne c’kushte te mjerueshme eshte? Per me teper, kjo linje nuk ka as stacione te mirefillta ku qytetaret te persin. Ne keto dite shiu njerrezit mundohen te gjejne ndonje strehe dyqani ku mund te qendrojne qe te mos lagen, por jashte qendres se Tiranes nuk ka as lokale as treha, presin ne mes te rruges. Po kur bllokohen rruget nga shiu, qe me zor kalohet me makine e jo me me kembe? Si te shkojne keta taksapagues neper punerat e tyre?
Per me teper, sa do e kete tarifen ky parkimi i famshem? Ato tre parkime qe vetem jane vizuar e kane tarifen 100 leke ora, dhe s’kane pasur asnje kosto. Ky super parkim sa do e kete tarifen?
Ky Kryebashkiaku Amerikan ben mire te zgjidhi problemet bazike te kryeqytetit tone dhe pastaj te merret me zbukurimet dhe dritat e shemtuara te semaforeve.