FOTOT/ Të gjithë drejt Dajtit, por...

17 Janar 2016, 18:36Sociale TEMA
FOTOT/ Të gjithë drejt Dajtit, por...

Mali i Dajtit në Tiranë ishte gdhirë i zbardhur nga dëbora mëngjesin e së dielës. Kaq ka mjaftuar që banorët e kryeqytetit të ideojnë për të kaluar një fundjavë ndryshe; dhe pa u menduar dy herë bashkë me familjet e tyre janë udhëtuar drejt bardhësisë së borës që në orët e para të mëngjesit.

Deri këtu gjithçka duket bukur, por ankthi fillon në momentin që ti del nga shtëpia dhe afrohesh pranë zonës së Kinostudios, e cila është lagjja pranë zonës së Dajtit. Të gjitha rrugët që të dërgonin në malin e Dajtit sot ishin të mbingarkuara. Një numër i madh makinash ishin bllokuar në trafik duke shkaktuar një kaos të madh dhe një stres për punonjësit e policisë rrugore.

Rrugët ishin të tejmbushura me makina, si në aksin që të çon në malin e Dajtit me makinë por edhe tek pjesa e teleferikut.

Vajtja për të kaluar një ditë ndryshe në bardhësinë e borës në Dajtit sot ishte një mision i pamundur. Dhjetëra makina u kthyen në gjysmë të rrugës pa pasur mundësinë as t’i afroheshin shpatit të malit, raporton tesheshi.com.

Teleferiku nuk arrinte dot të përballonte trafikun e makinave, por edhe të njerëzve, duke shkaktuar një zemërim tek qytetarët. Zhgënjimi më i madh ishte tek fëmijët, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kanë parë borë reale asnjëherë.

8 komente në “FOTOT/ Të gjithë drejt Dajtit, por…”

  1. . says:

    … Lane name “injoranca” … te gjithe “yxhym” DAJTIT… te gjithe bejne si ben njeri …. ha,ha,ha … sikur nuk kane pare “dynja me sy” ….

  2. opo says:

    shif shqiptart!
    kujtojn se bone nji makin,bone edhe nji ship,ke edhe pare me rrojt dhe kaq osht jeta.
    por “harrojn nji gjo. duhet me pas shtet ku me rrojt. se shteti osht rrfug,drita,uj,rend,qetsi,….urbanistik,civilizim,shkoll spital art kultur…
    prandaj,sdo pare,vila,mercedes qe t keni o shqiptarqire,nuk do tagoni jetn. pse?
    sepse jeni te ligj dhe s boni shtet.sepse I ligu dhe I keqi nuk bojn shtet. ata e vjedhin prishin shkatrrojn shtetin sepse ashtu ju intereso atyre personalisht. ju intereso me ndertu ato shtpija te shpifura ne tokat e shtetit,te vjedhin dhe te mos paguajn taksat e shtetit,te shkatrrojn pasurit e shtetit..
    dhe kur ju vje veza n sum shqiptarqirve,thrrasin me tre madhe “ku osht shteti qe s puno”!! por “harrojn” se e shkatrrojn perdit vet ate shtet qe kerkojn me I sherby atehere kur ju intereso.
    ju shqiptarqire kujtoni se po ja fusni te tjereve. por ja fusni vetvetes. pa shtet s ka jet!
    dhe per me bo shtet duhet me punu te gjith me dhon te gjith dicka. po ju s jepni. atehere merrni Karin!

    1. bekimi says:

      Po ju nga vini…!!!!! Per nga renditja e fjaleve…me vjen keq por minimumi je i pa edukuar,shkolluar emancipuar! Keto nuk blihen as me para! Nuk me vjen keq ne qofte se mendon te kunderten… Njerezit kane te drejte te shkojne jo ne Dajt por edhe ne Mars po paten mundesi! Kush duhet ti ndalojne nqs nuk shkelin ligjet??????

    2. ardi says:

      po ti c fare mutin je qe na shkruan shqip dhe na jep mende? ate te fundit jepia njerezve te shtepise tende dhe redaksise qe hedh komente te tilla

  3. agron says:

    AMA PERTEJ KOMENTEVE NEGATIVE QE SHQIPTARET VDESIN TI BEJNE AJO QE ISHTE NDRYSHE NGA VITET E KALUARA ISHTE RRUGA TOTALISHT E PASTRUAR NGA DEBORA DHE HEDHJA E SKORJEVE NE RRUGE KU ASNJE MAKINE PAVARESISHT AKULLIT DHE BORES NUK RREZIKONTE TE RRESHQISTE!!! AS IMAGJINOHEJ DICKA E TILLE KUR QEVERINE E KISHTE SALI GOMARI!!! SHPESH HERE JEMI BLLOKUAR NGA DEBORA SE ASKUSH NUK PASTRONTE RRUGEN PAVARESISHT SE LEKET I MERRNIN ME TENDERA PER MIREMBAJTJE!!! SA PER TRAFIKUN KUSH KA DY PARE MEND DHE KA DALE DY HERE JASHTE SHTETIT E DI QE KUDO NE WEEKEND TRAFIKU ESHTE SKANDALOZ!

  4. Edi says:

    Opo

    Po ti qeke edhe vete shqiptar,nuk e kuptoj gjithe kete mllef

  5. enter"" says:

    Sa shume idiote me makine, dhe sa shume idiote sikur nuk kane pare debore me sy….idiotet e tjere qe kane ndertuar vend e pa vend, dhe idiotet qe kane dhene leje.

    Rradhe per vajgur, rradhe per debore….dhe te gjithe kishin ne mendje te nxirrni foto per facebook.

    Ah popull i mjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje