FOTOT/ 2 të rinj terrorizojnë Vlorën, plumba në ajër nga makina luksoze

19 Janar 2016, 12:00Kronika TEMA
FOTOT/ 2 të rinj terrorizojnë Vlorën, plumba në ajër

Dy persona në gjendje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në qendër të qytetit të Vlorës, duke krijuar panik tek qytetarët.

Policia ka bërë të mundur vetëm arrestimin e Ergest Sina 24-vjeç dhe ka shpallur në kërkim E.Gj 31 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:40.

Të dy këta shtetas duke lëvizur me mjetin tip “Porsche-Cayenne” me targë: AA964HB, në lagjen “Pavarësia” kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë qendrës tregtare, në vendin e quajtur “Riviera”, e më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, raporton Report TV.

Blutë e Vlorës kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe kapjen në flagrancë të Ergest Sinës (i cili pas testit të alkolit, rezultoi “pozitiv”- nën efektin e pijeve alkolike) dhe shpallën në kërkim shtetasin: E.Gj. (i cili u largua menjëherë duke përfituar nga errësira).

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– automjetin tip “Porsche Cayenne” me targë: AA964HB, (në pronësi të: Ergest Sina)

– një gëzhojë pistolete, model 54.

1 komente në “FOTOT/ 2 të rinj terrorizojnë Vlorën, plumba në ajër nga makina luksoze”

  1. tfgs1 pederasti says:

    Koken hengshi ju qifte derri nenat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje