Dy nga tre pronarët e një pike bastesh që shpërtheu në flakë në sulmin e datës 2 nëntor, gjatë së cilës mbetën të vrarë dy shqiptarë, kanë përfunduar në prangat e policisë.
Të prangosurit janë Mucciolo Michele dhe Alessio Alberigo.
Ata dyshohet se kishin punësuar shqiptarët për t’i vënë flakën pikës së basteve, në mënyrë që të përfitonin nga sigurimet 120,000 euro.
Sipas mediave italiane, dy pronarët e basteve ishin të zhytur në borxhe ndaj pronarit të lokalit ku ndodhej pika e basteve dhe ndaj disa klientëve.
Ata nuk kishin si qëllim shpërthimin në flakë të pikës së basteve dhe nuk i kishin parashikuar viktimat, por djegien e një pjese të mirë të pikës, në mënyrë që të përfitonin para nga sigurimet.
Gjatë shpërthimit vdiqën Albert Jakupaj dhe Aramit Ismajlukaj, 29 vjeç. N
Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët do të përfitonin në total 2 mijë euro, 500 euro nga të cilat i morën paraprakisht.
Por, në tentativë e sipër, një nga kanaçet me benzinë që do të përdorej për t’i vënë flakën pikës së basteve, i shpërtheu në dorë Albertit, duke e lënë të vdekur në vend dhe duke plagosur Aramitin, i cili vdiq nga plagët më vonë në spital.
2 sunite me pak,varu kkkkkkkkkkkkk…………..
Kur do vije ajo dite, qe te ikesh ne te semes dhe ti race e felliqur.
Shqiptaret kane qene jane dhe do mbeten sherbetore te tjerve e bene para 500 vjetesh me turqin po bejne dhe sote mentaliteti nuk ndryshon,ngushullime familjeve.
Bej biznes me shqipot po deshe.. Vriten per ca euro.. Jemi ujqer..