Deputeti Armando Prenga kërkon gjykim të shkurtuar duke pranuar aktet që janë në dosje.
Kërkesa u paraqit paraditen e sotme në Gjykatën e Lartë nga avokatët Maks Haxhia dhe Baftiar Rusi.
Vetë Prenga nuk ishte I pranishëm.
Edhe prokurori Sokol Binaj ishte dakord, ndërkohë që trupi gjykues I Gjykatës së Lartë është tërhequr për vendim dhe më 9 shkurt do të shprehet nëse do të pranojë kërkesën apo jo, raporton Ora News.
Armando Prenga akuzohet për plagosje të rëndë, kanosje dhe armë mbajtje pa leje në lidhje me konfliktin për Lagunën e Patokut.