Gjyqtari i plagosur, Artan Gjermeni ka një karrierë të pasur si pjesë e vendimeve për çështje të rëndësishme, por edhe për shkak të akuzave politike ndaj tij.
Artan Gjermeni është i njohur si kryetar i Gjykatës së Lushnjës, pas viteve 2000, kur aty u zhvilluan gjyqet për “Bandën e Lushnjes”.
Për vendimet e dhëna ai u akuzua nga Partia Demokratike si i lidhur me Aldo Baren.
Me ardhjen e PD-së në pushtet në vitin 2005 akuzat ndaj tij u bënë zyrtare.
Në vitin 2006 nisi një procedim disiplinor nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me inisiativën e ministrit të asaj kohe të drejtësisë Aldo Bumçi.
Ai e akuzonte Gjermenin që tashmë kishte kaluar në gjykatën e Kavajës dhe që mbante edhe detyrën e anëtarit të KLD-së për shkelje në detyrë dhe për parregullsi në deklarimin e pasurisë.
Ish-kryeministri Berisha do ta akuzonte nga tryeza e mbledhjeve të qeverisë si të lidhur me krimin. “
Ky anëtar kryesor i bandës së Lushnjes, në vend të përballimit me ligjin, njësoj si anëtarët e tjerë, lartësohet në pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Artan Gjermeni është gjykatësi kriminel, i cili në detyrën e Kryetarit të Gjykatës mbrojti me pjesëmarrje aktive, në dhunim të ligjeve të vendit dhe për interesa personale, veprimtarinë kriminale të bandës së Aldo Bares, e cila në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës ishte banda Bare-Gjermeni” – shprehej Berisha.
Janë të njohura debatet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë që në atë kohë drejtohej nga presidenti Alfred Moisiu.
Gjermeni i shpëtoi shkarkimit pasi KLD votoi në favor të tij.
Megjithatë ai u largua nga Kavaja në Elbasan ku qëndroi deri në vitin 2011.
Me një mbledhje të KLD-së, Gjermeni kthehet në Tiranë në Gjykatën e Shkallës së Parë, detyrë që e mban edhe sot.
Ai ka qenë pjesë e çështjeve të rëndësishme.
Një prej tyre ishte çështja ndaj Konstandin Xhuvanit, djalit të ish-deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani ku Gjermeni ishte pjesë e trupës së gjykimit.
Xhuvani i shpëtoi burgut të përjetshëm ndërsa çështja është në gjykim në shkallët e tjera.
Si gjyqtar ai ka qenë edhe në në Kolegjin Penal në çështjen në ngarkim të ish-guvernatorit Fullani.
Lapsi.al
Une them tu rriten rrogat Gjyqtareve qe te mos detyrohen te bejne pune private jashte orarit te punes per te kursyer parate per te mbajtur familjet e tyre.Te kaluara Gyqtarit dhe uroj qe te gjindet llamarina qe e plagosi pa dashje.
Prit se goditja me thike ishte vetem fillimi. Njerez si ti nuk i duhen Shqiperise, ti qe nuk denon peesonin qe vrau 4 veta, liron kryehajdutin Fullani dhe denon pa pike meshire ata qe vjedhin energjine per tu ngrohur apo per te gatuar. Eh sa gjynahe do lash o i mjere, keshtu eshte kur e quan veten i paprekshem se ke lepire sumen e Berishes.
Edhe mua me ka sulmuar nje llamarine njehere. Gjyqtari ka te drejte, edhe ndodh. Pastaj, si mund te veme ne dyshim gjykimin e tij, ai gjykon jete njerezish, mos valle nuk e dallon dot nese e ka sulmuar njeri apo e ka sulmuar llamarina? Hajde, tani, cfare jane keto keshtu!
Fjalët janë të varfëra për të shprehur gjëndjen katastrofike të Shqipërisë !
Në qeveri , në parlament ,në gjykatë , në prokurori , në ç’do zyrë ku punohet me kollaro , ligjin e bëjnë horrat dhe maskarenjtë . Këta janë varrmihësit e Shqipërisë !
E varfëra ti , o Shqipëri , kur do mësosh të dallosh miqtë nga armiqtë ?!
Gjermeni është maja e majës të ajsbergut . Haurët e Shqipërisë ” demokratike ” zorë se I lanë vetëm Vjosa apo Drini ?!
“gjersa”, mos vdeksh sa te forte e ke thene …