FOTOT/ Me shall, kapuç dhe thikë: Arrestohet autori i grabitjes ën “Ali Demi”

17 Janar 2016, 11:13Kronika TEMA

Policia ka vënë në pranga autorin e grabitjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në dyqanin e një kompanie celulare në lagjen “Ali Demi”.

Autori i grabitjes ëshët 21-vjeçari Fatjon Bregu, lindur dhe banues në Tiranë.

Fotot e kapura nga kamera tregojnë se në momentin e grabitjes autori mbante një kapuç, thikë dhe një shall me të cilin kishte mbuluar fytyrën.

Në momentin e arrestimit i janë gjetur edhe paratë e grabitura.

Bregu akuzohet për “Vjedhje me dhunë ”, “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta” si dhe “Plagosje e lehtë”. I plagosur mbeti shtetasi B.Sh, 31 vjeç. Bregu arriti të grabisë në dyqan 10 mijë lekë të xhiros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje