Familjarët dhe avokati i Ilir Memushajt kërkuan transferimin e tij nga Burgu i Fierit, pas disa kërcënimeve që mendohet se ka marrë në dhomat e paraburgimit.
Në të njëjtin institucion, vuan dënimin edhe nipi i Denis Kasës, personi që mbeti i vrarë në atentat, raporton Shqiptarja.com.
Memushaj katër ditë më parë është lënë në masën e “arrestit në burg” si i dyshuar në vrasjen e Denis Kasajt dhe për pasojë ai është transferuar në ambientet e paraburgimit të Fierit.
Ka qenë pikërisht një nga nipat e viktimës Denis Kasaj, i cili mendohet se ka kërcënuar me jetë Ilir Memushaj, por kjo gjë nuk është deklaruar zyrtarisht nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Vetë Memushaj në deklarimet e tij para prokurorëve të Fierit nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes së Denis Kasaj dhe plagosjen e Klement Kastratit dhe Elton Margaritit. Sipas tij, ai nuk ka njohje fare me viktimat dhe nuk ka pasur konflikte me ta. Ndërkohë nga ana tjetër prokuroria pretendon se Memushaj ka qenë njeriu që i ka prerë rrugën makinës ku udhëtonin Denis Kasaj, Klement Kastrati dhe Elton Margariti, ndërsa persona të tjerë kanë qëlluar me automatik mbi makinë.
sunite dhe shiite,pune gjaxoresh arab varu kkkkkkkkkk…………