"Avokatë, gjyqtarë dhe deputetë, edukatë zero në qarkullimin rrugor. Shkelësit më të mëdhenj të rregullave"

16 Janar 2016, 10:35Kronika TEMA

Rregullat e qarkullimit nuk respektohen as nga persona me pozitë, si deputetë, gjyqtarë e avokatë.

Kreu i Policisë Rrugore Tiranë, Ervin Dervishi, thotë se se ligji është i barabartë për të gjithë dhe se në ‘sitën’ e policisë kanë rënë edhe persona që janë me pozitë, si deputetë, gjyqtarë e avokatë.

“Për drejtuesit që kalojnë me semafor të kuq, për 2014­-ën kanë qenë 2.700 raste, ndërsa për 2015-ën kanë qenë 10.147 raste të ndëshkuara. Mendoj se kemi një numër kaq të lartë, pasi drejtuesit nuk i kushtojnë rëndësi edukatës rrugore. Pjesa më e madhe e këtyre personave të ndëshkuar për këtë kategori, mund të them se janë ajo kategori personash, si avokatë, gjyqtarë, deputetë apo edhe profesorë­ doktorë”­ thotë ai për GSH.

Sipas tij, në disa raste ka pasur edhe disa mjete si fuoristrada të cilat kur janë ndaluar, drejtuesi i mjetit ka marrë një pozicion tjetër në mënyrën e komunikimit me policin rrugor dhe mendojnë se kanë të drejtë në udhëtojnë në çdo lloj mënyre.

 

2 komente në ““Avokatë, gjyqtarë dhe deputetë, edukatë zero në qarkullimin rrugor. Shkelësit më të mëdhenj të rregullave””

  1. vasil bitri says:

    agron kalthi avokat pa license eshte kampioni qe shkel rregullat e qarkullimit.ai jo vetem i shkelpor i ben presion policise .
    ndersa policia e lacit ben sehir edhe pse ky agron kalthi eshte nje mashtrues dhe ushtron avokatine pa license.
    prokuroria policia dhe gjykata e lacit qe e din se ai po ushtron punen si avokat pa license flejne te gjithe.
    hajde drejtesi shqipetare.

  2. EDI says:

    99% te ketyre shkerdhatave te koruptuar jane FSHATARE MENDJEMEDHENJ e i duket sikur kane kapur qiellin…Por do tjau shkerdheje ropt edi rama se i ka shume qejf fshataret e ndyre se kane vetem pordhe ,pordhe ,pordhe e asnje fije INTELEKTI..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje