Unioni i Prokurorëve ka publikuar sot një rezolutë në lidhje me reformën në drejtësi. Rezoluta u publikua, ndërsa sot pritet të merret një vendim nga komisioni i posaçëm parlamentar. Teksa shpreh mbështetjen për këtë reformë, Unioni i Prokurorëve kërkon që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përveçëm.
“Një kërkesë e tillë vjen natyrshëm nga parashikimet e dispozitave kalimtare të cilat nga njëra anë parashikojnë vazhdimin e mandatit për një sërë funksionarësh të këtij sistemi (anëtarë të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese) dhe ndërprerjen e mandateve për një sërë funksionarësh të tjerë (anëtarë të KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm)”, thuhet në deklaratë.
Sipas Prokurorëve, ngritja e një sërë institucionesh të reja kushtetuese për kontrollin reciprok të njëri-tjetrit, duket se zbeh rolin e figurës bazë që është gjyqtari dhe prokurori.
“UPRSH konstaton se kjo reformë synon më tepër vendosjen e një sistemi rigoroz kontrollues mbi gjyqtarin dhe prokurorin dhe nuk merret me statusin e tyre, trajtimin e tyre ekonomik dhe financiar, me mbrojtjen dhe rritjen e pavarësisë të prokurorit”, thuhet më tej.
Prokurorët shprehin edhe një sërë shqetësimesh të tjera në lidhje me nenet e Kushtetutës që pritet të ndryshohen, duke përmendur këtu nenin 179/2/b për ndryshimet kushtetuese, çka sipas prokurorëve konsiderohet jo i drejtë.
Parashikimi i nenit 179/2/b i ndryshimeve kushtetuese është një parashikim që le vend për diskutime dhe konsiderohet jo i drejtë.
“Ky parashikim dëmton rëndë sistemin aktual në një kohë që gjyqtarët dhe prokurorët janë në detyrë dhe përfaqësojnë interesat e shtetit shqiptar nëpërmjet vendimeve përkatëse”, thuhet më tej.
Gjithashtu, Prokurorët thonë se emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit, nuk i përligj kompetencat e parashikuara nga ndryshimet kushtetuese.
Në ndryshimet kushtetuese parashikohet edhe shkrirja e Gjykatës së Parë për Krimet e Rënda dhe të Apelit për Krimet e Rënda. Sipas Prokurorëve, kjo do të linte jashtë detyrës të paktën për 8 muaj prokurorët e këtyre gjykatave për shkak se parashikohet që 6 muaj pas ndryshimeve kushtetuese do të ngrihen institucionet e reja.
UPRSH shprehet se është e paqartë dhe jo natyrale ndarja e prokurorisë në dy “degë” të pavarura nga njëra-tjetra, Prokuroria nga njëra anë dhe Njësia e Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar nga ana tjetër. “Prokuroria shqiptare është një e vetme pavarësisht veprave penale që ajo heton (siç funksionon në tërë vendet demokratike)”, thuhet më tej.
Po,eshte e natyrsheme qe unioni i prokurorve nuk mund ta pranojne reformen ne drejtesi se eshte kundra tyre(te pakten keshtu e kuptojne ata).Ata duan te jen keshtu siç jane te vazhdojne me blerje e shitje te proçeseve gjyqesore,e te vazhdojne te behen multimiljarder. Por fati i reformes ne drejtesi,si shume e dodmodoshme,varet nga amerika dhe evropa.Donald Lu dhe Romana Vlahutin duhet te qendrojne te foret dhe te mos thyhen para presionit te Pd-ke dhe te prokurorve te emruar po nga pd-ke.Populli mezi po pret te behet reforme ne drejtesi.Ishalla behet.