I paveshur dhe i pangrënë, historia prekëse e minorenit shqiptar që kërkon azil në Itali

14 Janar 2016, 15:58Kronika TEMA

Një 16-vjeçari shqiptar që ka udhëtuar i vetëm nga Shqipëria drejt Italisë, është rrëfyer sot në mediat lokale të qytetit të Monzës nga dy agjentët e policisë të cilët i kanë dhënë atij ndihmën e parë.

Komisari i policisë Ivano Bassani e agjentja Maria Paola Spatari të ndihmuar nga teknologjia kanë mundur të kuptojnë me anë të Goolge translation historinë e minorenit shqiptar, që nuk flet asnjë fjalë italisht e që pak ditë më parë, i paveshur e i pangrënë ka mbërritur në selinë e komisariatit të tyre.

I veshur vetëm me një t-shirt pambuku në mes të të ftohtit, mjaft i uritur e duke shtrënguar fort në duar pashaportën e tij, minoreni shqiptar ka rrëfyer se ka udhëtuar me traget nga Shqipëria drejt Barit natën e Krishtlindjeve.

Për ditë me radhë ai ka udhëtuar i vetëm deri në Monza duke u ushqyer me ushqime të marra nga mbeturina në rrugë e duke fjetur nëpër stacionet hekurudhore.

Për agjentët e policisë ai rrëfen se në Shqipëri jetonte me familjen e tij mjaft të varfër e se kishte vendosur të largohej për të kërkuar fatin e një jetë më të mirë.

Agjentët e policisë trgojë se djaloshi shqiptar ka mbërritur në zyrat e tyre mjaft i ftohur e shumë i uritur. Brenda pak orësh ata kanë mundur ta transferojnë në qëndrën e strehimit për minorë “Cooperativa Mille Soli” në Monza.

Histori të tilla të minorenëve shqiptarë që kërkojnë azil në Itali janë të shumta. Minorenët shqiptarë të pashoqëruar në territorin italian renditen të dytën në numër pas atyre me kombësi egjiptiane.

Ky fenomen ka shënuar një rritje në numër përgjatë vitit 2015 me kërkesën e vazhdueshme të drejtuesve lokale të mjaft komunave italiane për një bashkëpunim më të mirë me autoritetet shqiptare për rivendosjen e lidhjeve mes minorenëve të strehur në Itali e familjeve të tyre në Shqipëri.

Qëndrat e strehimit të minorenëve të pashoqëruar në Itali janë ngritur enkas për fëmijët e larguar nga vendet e luftës, dhunës e persekutimit, të mbetur jetimë nga udhëtimi me familjet përmes detit drejt brigjeve italiane, për fëmijë që kanë humbur gjithcka.

Ndërsa minorenët e pashoqëruar shqiptarë kërkojnë strehim në Itali për t’i shpëtuar varfërisë me dëshirën e shkollimit e të një jete dinjitoze./ Ora News

9 komente në “I paveshur dhe i pangrënë, historia prekëse e minorenit shqiptar që kërkon azil në Itali”

  1. tomorri says:

    Nuk ma kalon shkrimin dhe per kete nuk di si ta perdor.

  2. arber says:

    Ja ka fut kot se KM ka thene qe jane emigrante shqiptare qe vijne nga greqia..fuck qeveria dhe gjithe politikanet shqiptare

  3. tomorri says:

    nukk kalon komenti

  4. tomorri says:

    kete artikull dua ta komentoj por nuk e di ne se do te kaloje komento apo jo.

  5. tomorri says:

    dy komente i kaloj por nuk e di ai kompjuteri tim ne shtepi a do ti kaloje apo jo.

  6. Klimax says:

    Si tha Edi, kryeministri i shqiptareve? Edhe une njeri jam si gjithe te tjeret, kam te drejte te shkoj disa dite me pushime luksi ne Florida!
    Me sa duket arsyetimi i Edit “njeri si gjithe te tjeret” nuk perfshin shqiptaret apo 99% te shqiptareve, por vetem 1% te tyre, te korruptuarit e politikes, te pushtetit dhe te shtetit.
    Realiteti me kete adoleshent dhe mijra e mijra te tjereve neper rruget e Italise, Greqise, Gjermanise, Britanise, vendeve skandinave e gjithandej ne Shqiperi e bote e verteton kete gje.

  7. i uroj fat qe t’i ndrise jeta atje ku ka shkuar

  8. Lec Kabashi says:

    – Me duket si nje artiull i stisur, shkruar sa per sy e faqe.
    – NE FAKT KY SHKRIM ME SHME KA SI QELLIM TE NXISE EDHE ME TEJ TE RINJT NE KUFIRIN E MINORENIT QE TE MARIN RRUGET E EMIGRIMIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje