Ilir Memushaj i bllokoi rrugën makinës, ku u vra Denis Kasa?

14 Janar 2016, 09:15Kronika TEMA

Ilir Memushaj, dyshohet se ka ndihmuar atentatorët për ekzekutimin e Denis Kasës, në atentatin ku u plagosën Klement Kastrati dhe Elton Margariti, në rrugën nga Mbrostari drejt autostradës Lushnje – Fier.

ABC News raporton se prokuroria ka dyshime se Memushaj i njeh autorët e krimit.

Dyshimet janë se i ka ndihmuar për të kryer vrasjen duke i zënë rrugën makinës së viktimave me mjetin e tij “Audi A4”.

Dy të plagosurit përshkruan në polici llojin e mjetit që i kishte zënë rrugën, për t’i lehëtësuar punën atentatorëve.

Memushaj mendohet se ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e vrasjes, pasi kompanitë e telefonisë lëvizëse identifikojnë qelizat e telefonit të tij personal, në atë zonë.

Por Ilir Memushaj ka dhënë dy herë shpjegime për ngjarjen, duke mohuar në mënyrë kategorike se ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e ekzekutimit.

Ai gjjithashtu ka mohuar edhe njohjen me viktimat, por për hetuesit deklarimet e tij janë kontradiktore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje