Nën hetim ish-deputeti i PD, dyshohet se pastroi 1 mln euro

13 Janar 2016, 20:39Kronika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Lika po hetohet nga Prokuroria e Tiranës pasi është përfshirë në një skemë të pastrimit të parave.

Arben Lika, ish-deputet i Kuvendit të Shqipëris në zgjedhjet e para pluraliste dyshohet se mes manovrave të ndryshme, duke ngritur kompani fiktive, ka pastruar mijëra euro.

Por gjatë hetimit të zhvilluar nga Prokuroria, për transfertat e kryera nga kompania e personit nën hetim, Lika ka kryer një transfertë të pajustifikuar, në vlerën e 1 milionë eurove.

Kjo shumë parash është hedhur në llogarinë e Likës nga kompania “Heanye Assets Corporation”. Kjo firmë është e njohur në vendin tonë pasi ka blerë rafinerinë e naftës në Ballsh dhe e shfrytëzon atë prej disa vitesh.

Lika është marrë në pyetje nga Prokuroria për këtë shumë parash, se përse ka kaluar në llogarinë e tij dhe për mënyrën se si e ka tërhequr. Ai është përgjigjur se ka nënshkruar për tërheqjen e shumës, por thotë se, ai vetë nuk i ka tërhequr, pasi paratë janë marrë nga persona të tjerë të panjohur për të.

Në këto rrethana, Prokuroria thotë se është përballë veprës penale të pastrimit të parave. Sipas Prokurorisë, kompania e ngritur nga ish – Deputeti nuk ka paguar asnjë detyrim dhe nuk deklaruar shumën e përfituar nga kompania që zotëron rafinerinë e Ballshit.

3 komente në “Nën hetim ish-deputeti i PD, dyshohet se pastroi 1 mln euro”

  1. fjale imzot,fjale says:

    Prokuroria vazhdon akoma me lepurushat.Gerrmo Llalla,gerrmo!

  2. xixi says:

    shkodron i nyt ky qen!

  3. Beni bo says:

    Gerrmoni se cfar nuk do gjeni nga horrat e pederasteve me ne krye sali kriminelin e kompani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje