Nëna e Gaz Çollakut: Im bir s’merrej me trafik droge, ne jetojmë si mos më keq

13 Janar 2016, 09:10Kronika TEMA

Nëna e Gazmend Çollakut, që u rrëmbye dhe u vra një javë më parë, mohon që i biri të merrej me trafik droge.

Ajo thotë se po të merrej me trafik droge, ata nuk do të jetonin në një pallat të vjetër.

“Dua t’ju them që djali im i vetëm nuk ishte kriminel.

Ai nuk merrej me trafik droge.

Po të merrej me të tilla gjëra, nuk do të jetonim këtu, në një pallat të vjetër parafabrikat.

Jam shumë e lënduar dhe e tronditur, pasi më vranë dritën e syve dhe akoma nuk e di të vërtetën e asaj që ndodhi”, ka thënë ajo për “GSH”

“Përse keni thënë gjithë ato të zeza për tim bir?

Ai nuk ishte biznesmen dhe nuk merrej me ato që gjëra që përfliten.

Shikojeni vetë, ju dukemi gjë si biznesmenë, ne që jetojmë këtu në këtë pallat të vjetër?!

Përse thoni se djali im është marrë me drogë?! E pa njeri?! E shikoni se në çfarë gjendjeje jemi ne?!”, u shpreh nëna e 40 vjeçarit të vrarë.

Mendohet se vrasja e tij ka lidhje me atentatin e ndodhur më 20 dhjetor në Durrës, ku u ekzekutuan dy të rinjtë Ervin Kodra dhe Endi Çaushaj.

2 komente në “Nëna e Gaz Çollakut: Im bir s’merrej me trafik droge, ne jetojmë si mos më keq”

  1. trapi says:

    PO ME CFARE ESHTE MARRE KY CUNI JOT????EDHE NENA E FRANC KONOMIT KESHTU THOSHTE PER TE BIRIN MASKARA…PO PSE MBANTE MAQINE TE BLINDUAR???KISHTE PARANONE TE PASTE LENTE JETEN TY..PO KETO GAZETARE PISA QE VIJNE TEK TY DUAN TA BEJNE HEROO MJERE TY C TE GJETI MOJ MAMA…SE JE NONE POR DJALIN KOT STA KANE VRARE….

    1. Alb says:

      Ashtu i flitet nje nene. O trapi qe te hyft e mos te dalt. O basdart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje