Më 21 janar pritet të bëhet një ankand paksa i veçantë. Policia e Shtetit ka nxjerrë në shitje 14 qenë, të cilët nuk e kanë kaluar provën. Bëhet fjalë për qenë zbulues.
Kafshët nuk e dinë se do të dalin në shitje së shpejti, por shpresohet se pronarët e rinj do t’i trajtojnë mirë. Qentë do të dalin në shitje më 21 janar nga ora 09:00 deri më 15:30.
Ministria e Financave sqaron se ankandi bëhet për qentë e racës “Sena”, vlera fillestare e të cilëve është 20 mijë lekë, raporton Dita.
Qentë më të shtrenjtë janë ata “Beta” dhe “Puma” me nga 22 mijë lekë. Ndërsa qentë me të lirë janë ata “Stela” dhe “Tovi” me nga 8 mijë lekë.
Çdo person i interesuar për t’i blerë duhet të paraqesë kërkesë me shkrim, garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Financave si dhe dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).